Kreshnik Collaku: Dje ka ndodhur dicka e rendesishme ne historine e PD-se…,por per ate kemi kohe te flasim pas 25 Qershorit
27 May, 2017
Te dashur miq demokrate te Matit,Dibres,Bulqizes,
duke marre shkas nga mesazhet e pafundme tuaja ndihem i detyruar tu pergjigjem te gjitheve per aq sa mundem me keto rreshta.
Te dashur miq,ka qene privilegj i madh per mua tu kem njohur e punuar me ju keto vite.
Momentet qe kemi ndare se bashku ne dite te veshtira e te bukura,te gezimit te fitoreve por dhe te trishtimit te disfatave kane qene momente qe kane shenjuar tashme jo vetem jeten time politike por dhe ate personale.
Ju falenderoj te gjitheve per kete mbeshtetje te jashtezakonshme politike dhe njerezore.
Ju falenderoj te gjitheve per propozimet dhe mbeshtetjen qe i dhate emrit tim per tju perfaqesuar ne parlamentin e ardhshem.
Sic tashme e keni mesuar kjo gje nuk eshte me e mundur.
Kam lexuar trishtim e zhgenjim ne disa nga mesazhet tuaja.
Te dashur miq ,trishtimi nuk ka vend zhgenjimi jo e jo.
Lista e perfaqesuesve te PD ne Qarkun Diber duhet mbeshtetur fuqimisht pasi ne te ka miq te mire dhe te perkushtuar por mbi te gjitha ajo eshte Lista e Partise Demokratike dhe ne funksion te fitores se saj.
Ndaj ju kerkoj te dashur miq ta mbeshtesni pa rezerva me perkushtim per te bere te mundur fitoren e PD ne Qarkun Diber dhe ne tere vendin.
Naten e mbremshme ka ndodhur dicka e rendesishme ne historine e Partise Demokratike..,por per ate kemi kohe te flasim pas 25 Qershorit.
Urime demokrateve te Matit,Bulqizes e Dibres.
Urime kandidateve te PD.
Fitore!