DITA BOTERORE E LIBRIT DHE PYETJET E KUVENDIT

DON KISHIOTI 1Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 Nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.

 WIKIPEDIA

 

Me rastin e Dites se Librit, Revista “Kuvendi” ne Detroit ka këto pyetje per lexuesit:

A ka letërsia e sotme Shqipe libra që ia vlen të lexohen?

Po që të rilexohen?

Cili është ndonjëri prej këtyre?

A ndodh të jetë ndonjë i kësaj kategorie me autor nga Diaspora?

Ç’LIBËR KENI LEXUAR KOHËT E FUNDIT QË U KA MBETUR NË KUJTESE?

Ç’mendoni për librin, a duhet të ketë një politikë shtetrore për krijuesit dhe veprat e tyre?

Në ç’nivel është kritika letrare?

A dihet t’i përcjellë ajo botimet, apo t’u paraprijë me recensat e librave në botim?

A duhet të ketë një ligj për botuesit, për kualifikimin e tyre?

A duhen publikuar libra pa recensë për vlerat artistike?

Nëse libri ndikon tek të rinjët, çfarë u duhet ofruar atyre?

A duhet t’rekomandojmë të rinjëve libra që I kanë rezistuar kohës, apo çfarëdo që botohet?

Ju mund të shkruani mendimet tuaja edhe për problem te tjera që meritojnë vëmendjen e mediave, në ndihmë të lexuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *