Musineja, emblemë e letersisë shqipe

Prof.dr.Ermelinda Kashah

Musineja, emblemë e letersisë shqipe

ermelinda-kashah-1

Thuhet se në një vend të traditës (në rastin tim të Gjirokastrës), të zgjon një njeri i librit e që ka lidhje me fushat e dijes.
Thonë se plagët e së shkuarës lëndohen përsëri, përgjaken në kohën e tashme dhe zgjohen demonët që flenë në shpirtrat e sakatuar të njerëzve që jetojnë në pikëllim të madh. Traumat dhe tingujt e një simfonie shkatërrimi shfaqën vetëdijen e thellë për fatin e njeriut, për dekantimin e shpirtrave njerëzorë.Makineria e madhe e dinamikës së jetës nuk ishte një vidë e vogël, por mendësia shqiptare e asaj kohe ishte një fuqi e errët që i sollën aq shumë plagë njerëzimit që mpiksi ide dhe cilësi karakteristike. Kjo më ka ndodhur dhe mua, kur befas më zgjoi figura e Musine Kokalari.
Përpara se të shkruaja për figurën e letrës shqipe, ndava një argument në mendjen time, dhe pranova që janë disa kategori lexuesish: që lexojnë, e disa të tjerë që lexojnë e përjetojnë, aq më tepër që realiteti ynë letrar dhe kulturor ishte ende i vështirë dhe i ashpër, i burrëruar edhe në feminizmin e tij.
Vite më parë lexoja në lidhje me ketë shkrimtare, por përpara asamblit të ndërtesave, sot mendja më ndali afër shpirtërisht. Në simbiozën e botës poetike dhe shqiptare e origjinalizuar në shtatin e rrjedhës ligjërimore të shqipes, sikur mbeta në një moment mistik, në momentin ku letërsia e asaj kohe binte në spektaklin frenetik të modernitetit, e aq më tepër në një botë shqiptare ku shumë shkrimtarë kanë qenë të censuruar me veprat e tyre.
Dhe unë, ju, të gjithë ne këtu, kemi meritën që ta vlerësojmë këtë figure, si një strukturë brenda makrostrukturës së letërsisë shqiptare, të risjellim frymën e kohës dhe aktualitetin, vlera dhe forca e së cilës qëndrojnë në letërsinë e epokës paraprijëse. Nuk do të doja të përsëritja të njëjtat fjalë mbi këtë figurë, sepse çështja e madhe filozofike dhe shkencore ka zbritur ne rrënjët e botës kulturore dhe shqiptare dhe ne bijtë e letërsisë mbarëshqiptare jemi limfa sot që kujtojmë dhe ushqejmë ndjeshmërinë që ravijëzohet për këtë figurë të letërsisë shqipe.
Pse them emblemë? Edhe pse ëndrrat e saj u përgjysmuan, ajo mbeti Emblemë e inteligjencës dhe barometer i personalitetit në shoqëri.Letërsia optimiste dhe “faqekuqe” e realizmit socialist, me shëndetin e saj social e përjashtonte temën “fytyrzbehtë” të dhembjes kurse letërsia bashkëkohore shqiptare ishte purifikuar shpejt prej dhimbjes dhe dhimbja ishte kryetema e letërsisë.
Po jap disa faktore:
1. Krijimet e Musinesë janë gjysëm folklor dhe gjysëm letërsi. Duket se ajo nuk e ka pasur qëllim parësor pasi ishte diçka njohëse dhe letrare.
2. Personazhet janë profile e jo portrete, që më kujton Santorin i cili edhe ai kish një komponent të fortë etnografik në romanet e veta në vargje dhe në prozë.
3. Musineja, ishte rasti i shkrimtares që nuk arriti dot të zhvillonte potencialin e saj, një shkrimtare që u shkëput nga sentimentalizmi dhe eci në rrugën e realizmit etnografik.
4.Letërsia e saj pati një receptim nga publiku por veprat nuk komunikuan me këtë të fundit.
5. Krijimet e saj ajo i botoi para diktaturës dhe nuk paraqesin nuanca politike, fakt qe nuk i zvogëlon meritat e saj
6.Botimi i veprës së Musinesë është shprehje e zgjimit të ndërgjegjes intelektuale në Shqipëri për vlerësimin e figurave nën pushtetin e hijes. Edhe pse u kryqëzua, u kanalizua për energjitë positive.
7. Shkrimtare e rëndësishme jo vetëm se eci mbi gjerdanin e veprave të saj të asaj kohe, por përjetoi ato mjedise të virgjëra të cilët nuk ditën të përthyhen, as skematikisht, e as lehtësisht nga mokrat e ideologjive, sepse vetëm kështu me besimin e patundur, njohu sindromin kohë. Kujtojmë këtu veprën “Sa u tund jeta” një sfidë tronditëse, veprën: “Rreth vatrës”, Siç më thotë nënua plakë, apo merita e gjetjes se një antologjie të letërsisë shqipe përkthyer në frëngjisht, për të vazhduar me tej si studiuese e letërsisë, e historisë italiane, dhe e autorëve më në zë të Europës.
8. Një tjetër faktor është se, fitoi betejën me misionet e idealit kombëtar e illuminist, duke akumuluar energjitë e saj të brendshme në një kohë kur letërsia e asaj kohe përcolli fatin e njeriut përballë kështjellave të ideologjive të cilat kishin marrë një vrull të frikshëm të orientuara nga hysteria invaduese ndaj popujve.

Të nderuar pjesëmarrës, koleg, lexues e dashamirës!

Përgjegjësia është për shkencën letrare të sotme, pasi duhet të kishte një rivlerësim të veprës së saj e jo të mbytej në monotoninë, e makinerisë së madhe të dinamikës. Të mos e lejojmë letërsinë e sotme të shkojë në ato ndodhi që i përkasin të shkuarës komuniste apo të na rifreskojë absurditetin dhe groteskun e asaj kohe.
Dikush mund te thotë se a e njohim letërsinë, po kritikën letrare?
Përgjigjen e kësaj dileme e jep vetë letërsia, duke njohur thelbin e asaj letërsie njohim dhe llojin e kritikës letrare. Kritika letrare e asaj kohe për veprën e Musinese ishte positive, por sot s’duhet të dilte jashtë sistemit teorik.
Me shpresën se do bëhet “Historia e re e letërsisë”,duke u orvatur të lëmë mënjanë ato që quhen shkaqe jashtëletrare, letërsia e sotme të mos jetë më zëri i njeriut që thërret në shkretëtirë, por kjo femer të zëjë vendin në panteonin e letrave shqipe si: Jusuf Vrioni, Visar Zhiti, Arshi Pipa, Gjon Shllaku, Vincens Prenushi, Jorgo Bllaci, Petro Marko, Daut Gumeni, Kasëm Trebeshina etj

Nuk është ndërmarrje e lehtë të rrokësh madhështinë e një letërsie të kësaj përmase sepse ajo do të përballej me dy prova: E para ishte brendaletrare (sqima krijuese), dhe e dyta jashtëletrare ku vepra e saj nuk u kufizua vetëm si vlerë brenda inagurimit të një gjinie të përpunuar letrare që befas më kujton pinjollin e një dere të madhe si ajo e hyrjes në histori të Frashëllinjve, mjaftoi një segment i jetës politike ta leje në harresë..
Te dashur bashkëqytetar gjirokastritë!
Nuk është puna për të justifikuar thyerjen dhe kompromiset siç ndodh rëndom,por për të ngritur një opinion të shëndoshë, social e kulturor, mbarëshqiptarë, për ta minimizuar këtë mentalitet rutinor. Shpreh shqetësimin tim se pulsi i debatit të vërtetë krijon përshtypjen e rreme si fjala e fundit e debatit rigoroz shkencor.
E parë në këtë aspekt, niveli i kritikës duhet t’i paguajë haraçin kësaj “sëmundjeje të foshnjërisë” dhe figura e shkrimtares tonë të ngrihet aty ku i takon. Kështu, fare mirë, nëse vlerësimi do të jepet nga kritika, vepra e saj në terësi do të jetë mbi nivelet e arritura për dekada me radhë e për të mos mbetur në hava sepse kritika nuk lindi dhe nuk ekziston rastësisht, por ajo është nevojë e lexuesit të pasionuar që kërkon ballafaqim përjetimesh estetiko-emocionale me lexuesin e kualifikuar.Le të jetë koha faktori më gjenial dhe më i pagabueshëm, të bashkohet historia me bashkëkohësinë, sepse shumë nga dorëshkrimet e saj janë të pabotuara që do të thotë që vepra e saj është në proces njohjeje.

Kam bindjen e palëkundur se, letërsia do te mbroje çdo tezë të sajën, kur dihet se Shqipëria jonë e madhe kaloi një periudhë tranzit. Dhe motoja e kolosit të shkencës albanologjike, prof. Cabej: “Të jemi objektivë por jo indiferentë”, ishte dhe motoja e shkrimtares sonë.Na u duk sikur harresa shekullore do të na torturonte pa daljen në dritë të veprave të kësaj shkrimtareje.

Faleminderit punës së saj të palodhsme, që si askush tjetër në veprën e saj gjeta gjurmët e një rilindjeje, një orientim drejt ndërgjegjes dhe një kritikë identifikuese që bazohej tek afiniteti përzgjedhës i lexuesit.
Faleminderit Shqipëria jonë e madhe, ku tani nuk ka distancë më për të shkëmbyer kontaktimet e që nuk kërkon flijim tjetër, veç forcës së talentit.
Ju faleminderi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *