Proverba të ndryshme

Proverba të ndryshme

Argjira2Perzgjodhi Argjira. U

  1. Një njeri që bie dy herë në një gropë, është budalla – Proverb Hebre.
  1. Ai që pyet bëhet budalla për 5 minuta, Ai që nuk pyet mbetet i tillë (Budalla) tërë jetën – Proverb Kinez
  2. I thuaj diturisë Ti je motra ime, Gjykimin quaje vëlla – Proverb Biblik

  1. Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat – Proverb Amerikan (Benjamin Franklin)

5.Nuk është e vështirë të bëni gjëra të mëdha, por më e vështirë është ti komandoni gjërat e mëdha – Fridirith Nice.

  1. Çdo njeri është një copë budalla 5 minuta në ditë. E rëndësishme është të mos kalohen kufinjtë – Elbert Hubart .
  1. Pyeti 40 vetë, dhe bëjë si di vetë – Proverb Shqiptar.
  1. Përpara se të gjykoni një të moshuar, përpiquni ta kuptoni atë – Xhorxh Santana.
  1. Gjëja më e mirë që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është ta dojë nënën e tyre – Gëte.
  1. Bëni vepra të vogla, por me dashuri të madhe – Nëna Terezë.
  1. O edukatë njerëzore, hyjnesha më magjike e botës – Anonim.
  1. Nëse takojmë 10 njerëz në rrugë, 9 prej tyre janë të mirë apo të këqinjë, të sjellshëm apo të pasjellshëm, të dobishëm apo të padobishëm. Vetëm njëri është i kompletuar sipas rregullave dhe parimeve të edukatës – Xhon Loku.
  1. Së pari mësoni kuptimin e asaj që duhet të flisni, Pastaj Flisni – Epitekti
  1. Mos gjyko, nëse nuk do të gjykohesh – Proverb Biblik.
  1. Lëre qenin të ngordhë, ndoshta ai do të të ndjekë – Proverb Arab.
  1. Eksperienca ime tregon që mësuesit të cilëve ua kemi më shumë nevojën, janë pikërisht njerëzit me të cilët jemi duke jetuar pikërisht tani – Byron Katie.
  1. Kënaqu me atë që ke, gëzoju gjërave ashtu si janë – Proverb Zen.
  1. Mësuesi për nxënësit, është sikur dielli për gjithësinë – Wilhem Distervegu.
  1. Nuk është e rëndësishme sa jemi të mencur, Por si jemi të mencur – Howard Gardner.
  1. Diturinë kërkoje nga djepi deri në varr – Profeti Muhamed.
  1. Shpirti do dritë, Mendja dituri, Zemra dashuri – Sevasti Qiriazi
  1. Nëse të tjerët flasin, Ti hesht. Bën që heshtja jote të jetë krenari njerëzore – Argjira Ukimeri.

Përzgjodhi: Argjira. U

Prishtinë,

23.06.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *