Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka inkurajuar një përgjigje të fortë nga ana e shqiptarëve dhe ekspertëve të Ballkanit ndaj artikullit të Carlotta Gallit

DIOGUARDI4Nga: Joseph J. DioGuardi & Shirley Cloyes DioGuardi

“Ne ishim të mendimit, shkruajnë ata (Joe DioGuardi President dhe Shirley Cloyes DioGuardi – Këshilltare për Çështje të Ballkanit, se artikullit të Gallit duhej t’i përgjigjemi sepse ky artikull dështon që të shpalos qëndrimin pro-perëndimor, pro-demokratik, dhe tolerancën ndërfetare të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës, si dhe rolin e Kosovës si një kundërshtar kryesor i terrorizmit islamik në Evropë.”

 

OSSINING NY:   Në një postim të tyre në rrjetin social Facebook, dy kontribuesit e mëdhenjë të çështjes mbarë Shqiptare, ish Kogresisit Republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe bashkëshortja e tij Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Shili Cloyes DioGuardi, analiste dhe shkrimtare, thonë se gjatë dy javëve të fundit, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka inkurajuar një përgjigje të  fortë nga ana e shqiptarëve dhe ekspertëve të Ballkanit ndaj artikullit të Carlotta Gallit të  publikuar në faqën e parë të gazetës The New York Times, të titulluar “Shëndrrimi i Kosovës në tokë pjellore për ISIS.”

“Ne ishim të mendimit, shkruajnë ata (Joe DioGuardi President dhe Shirley Cloyes DioGuardi – Këshilltare për Çështje të Ballkanit, se artikullit të Gallit duhej t’i përgjigjemi sepse ky artikull dështon që të shpalos qëndrimin pro-perëndimor, pro-demokratik, dhe tolerancën ndërfetare të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës, si dhe rolin e Kosovës si një kundërshtar kryesor i terrorizmit islamik në Evropë.”

Më tej ata ju luten atyre që dëshirojnë të lexojnë përgjigjen e tyre, publikuar në faqen e internetit të www.aacl.com në  klikoni ketu )për t’i lexuar letrat që secili prej dyve i dërguan gazetës Times, duke premtuar se pas këtij publikimi ata,  do të ndajnë me ju edhe letrat e tjera të dërguara nga anëtarët e LQSHA Bordit të  LQSHA-së.
Drejtuar:  Carlotta Gall

Re: “Shëndrrimi i Kosovës në tokë pjellore për ISIS” (faqja e parë, 22 Maj)

Në përpjekjen e saj për të njoftuar lexuesit e gazetës The Times për inkursionin fillestar të Islamit radikal në Kosovë, do të doja që autorja e artikullit Carlotta Gall të na kishte informuar se kjo është një shkelje e rëndë dhe kërcënim për realitetin shqiptar në Kosovë dhe në tërë Ballkanin. Shqiptarët janë myslimanë (me shumicë dërrmuese laike), katolikë, të krishterë ortodoksë, dhe hebrenj, të cilët kanë jetuar krah për krah në harmoni për shekuj me radhë. Askund kjo nuk ishte treguar më mirë se sa gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur si myslimanët ashtu dhe të krishterët kosovarë fshehën hebrenjtë dhe i nxorën ata nga Kosova e pushtuar prej serbëve dhe nazistëve për në Shqipëri-i vetmi popull që mund të thotë se çdo hebre që jetonte në Shqipëri ose kishte kërkuar strehim atje u shpëtua gjatë Holokaustit.

Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të përballet me të vërtetën e rëndësishme që Carlotta Gall tha, por që  nuk e kuptoi plotësisht, kur ajo citoi ish-kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi. Rexhepi raportoi se, kur ai u përpoq të paraqiste një ligj që ndalonte sektet ekstremiste në vitin 2004, “zyrtarë evropianë i thanë atij se një ligj i tillë do të shkelte lirinë e fesë.” Bazuar në shekuj të tolerancës së tyre fetare, kosovarët nuk kishin nevojë për hyrje në “lirinë e fesë.” Mirëpo, për shkak se Kosova u bë protektorat i OKB-së në fund të luftës me Serbinë në vitin 1999, ata nuk ishin në gjendje për të kundërshtuar përgjigjen e gabuar Evropiane.  Me rritjen e ISIS, dhe me informacione sidomos nga Shtetet e Bashkuara, Kosova që prej atëherë është bërë një nga kundërshtarët kryesorë të terrorizmit islamik në Evropë. A do ta konsiderojë gazeta The Times një artikull pasues?

Shirley Cloyes DioGuardi
Ossining, NY
23 Maj, 2016
Telefon: (914) 923-4702

Shirley Cloyes DioGuardi është autore e “Thyerja e heshtjes së zgjatur për përdhunimin gjenocidial në Kosovë,” në antologjinë Gratë dhe Gjenocidi: Përvojat Gjjinore të Dhunës, Mbijetesës, dhe Rezistencës, e cila doli në shtyp këtë muaj nga Canadian Scholars’ Press.

 

* * *

Drejtuar:  Redaktorit të Gazetës The Times

Re: “Shëndrrimi i Kosovës në tokë pjellore për ISIS” (faqja e parë, 22 Maj)

Meqë shumica e lexuesve amerikanë nuk janë të informuar mirë në lidhje me fenë dhe gjeopolitikat në Ballkan, artikulli i Carlotta Gall do ti lë ata me shqetësime të vazhdueshme, por të gabuara, rreth tolerancës fetare në mes të 92 për qind të popullatës shumicë shqiptare të Kosovës. Shqiptarët në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin janë ende njerëzit më tolerant të Evropës. Ata janë myslimanë, katolikë, të krishterë ortodoksë, dhe hebrenj që kanë jetuar krah për krah në harmoni për shekuj me radhë dhe të cilët shpesh martohen me anëtarë te besimeve të ndryshme.

Problemi që meriton më shumë vëmendje është mungesa e zhvillimit ekonomik e nxitur nga armiqësia e vazhdueshme e Serbisë dhe pengimi i popullit shqiptar të Kosovës, të cilët ishin qytetarë të klasës së tretë në ish-Jugosllavi – një shtet që në fund u shpërbë për shkak të krimeve të luftës dhe spastrimit etnik të iniciuarnga regjimi komunist serb dhe udhëhequr në vitet e ’90-ta nga i akuzuari për krime lufte Sllobodan Millosheviqi.  Habitshëm, Serbia po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, edhe pse ende ka për ta njohur Kosovën fqinje si shtet të pavarur, gjëtë cilin qeveria amerikane e bëri më 17 shkurt 2008, pasuar nga 110 vende që nga atëherë.

Pengimi serb në Kosovë ka shkaktuar pasiguri të madhe ekonomike, duke çuar në varfëri dhe papunësi masive në një vend në të cilin 70 për qind të popullsisë janë nën moshën 30 vjeç. Ndërkohë që kjo ka krijuar “terren pjellor”, që u theksua në artikullin e Gallit, për të mirën e sektit islamik vahabisttëArabisë Saudite, aty ka pasur shumë kundershtim nga qeveria e Kosovës, shoqëria civile dhe familjet shqiptare. Si rezultat i kësaj, relativisht pak shqiptarë të Kosovës janë përpjekur për t’iu bashkuar ISIS-it. Departamenti ynë i Shtetit tani duhet të bëjë një punë më të mirë në frenimin e makinerisë saudite të parave në Ballkan dhe promovimin e formave radikale të Islamit në të gjithë globin. Ai duhet gjithashtu të punojnë me udhëheqësit politikë të Kosovës për të krijuar zhvillim ekonomik dhe vende pune për popullsinë që është në fakt më pro-amerikane dhe pro-demokratike në Evropën Lindore sot – një realitet thellësisht i rëndësishëm, përtë cilën Carlotta Gall dështoi ti informonte lexuesit tuaj.

I nderuari Joseph J. DioGuardi
Ossining, NY
23 Maj 2016
(914) 671-8583

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *