Po të ishte gjallë Fishta, jam e sigurtë se do të shkruante:
“O Ed Rama, O Ed Rama
Kush të shtiu n’kto punë t’randa?!”
….
Nëse ti shoku Rama paragjykon, kërcënon ( se do ta ndash kombin shqiptar me Ameriken), pretendon me i dhanë leksione kombit dhe politikes Amerikane, duhet te dish pikë së pari se; Ti je një fatkeqësi e madhe e Shqipërisë, duhet të dish se je një analfabet absolut në fushen e politikes ! Vetëm një analfabet i llojit tënd paragjykon kandidatet e Amerikes për President, cilido qoftë, Trump apo Hillari, Cruz apo Bernie ! Nëse Konica e Noli shpëtuan ekzistencen e kombit shqiptar dhe fatet e kombit tonë me Presidentin Wilson, ti nuk ke absolutisht të drejtë t’i shkelesh me këmbë! Po ashtu, nëse Amerika nën drejtimin e B. Klintonit, shpëtoi Kosoven, ti nuk mundesh kurrësesi të kesh asnjë të drejtë ta keqpërdoresh, kur nuk din as nuk don të tregosh mirënjohje! Ne jemi një komb i vogel dhe i varfer, që varfërohet përditë prej bllokmeneve dhe trashigimtarëve të diktatures si ti, që kemi nevojë për një mik e fuqi të madhe, siç është Amerika, pa marreë parasysh se cilin kandidat zgjedh për President ky kombi amerikan, për ma tepër, që njihet botërisht si nje komb intiligjent, përveç të tjerash! Kush është Edi Rama që t’i japë leksione Amerikes???!
O ZOT shpëtoje planetin tonë prej këtij lloji!!!
Amen!
Elinda Marku, 07 prill 2016
Shënim i botuesit:
Ky reagim, siç shihet, mban datën 07 prill 2016, ndërsa një gazëte serioze, i kujtohet të bëj shënimin delirant, pa mbajtur asnjë qendrim të organizatës që e financon, pas pesë ditësh, edhe këtë në formën megalomane, sikur diaspora e Amerikës do të përbëka fatin e Shqipërisë ( nënkupto këtu Vatrën dhe apatinë e saj totale prej afro tri dekadash), nënkupto autorin pa as më të voglin ndikim në Diasporen Shqiptare të Amerikës! Eshtë po kjo organizatë që rri në hije dhe ende nuk ka një qendrim për fushaten Presidenciale të Amerikës, as më të voglin qendrim të prerë për jetën politike shqiptare, asnjë deklaratë për terrorizmin, të saktësuar dhe detajuar etj etj… po ashtu ka disa “përsonalitete” që kanë heshtur e heshtin atëherë kur duhej të kishin marrë qendrimin e duhur, duke pritur rrjedhën dhe, duke iu bashkuar turmave , kur luftëtarët kishin mbaruar betejën. Kujtohen sot, mbas më shumë se 20 vitesh të na përshkruajn fitimtarin!!! Thua se nuk jetojnë emigrantët që i thirren për t’iu bashkuar rrymës, që në fillimin e saj, për të na thënë se si iu përgjigjen ata…