A është George Soros duke financuar një Parti Socialiste e re, duke pretenduar të jetë Demokratike? në Shtetet e Bashkuara, si ajo që bëri me “Rilindjen” e Edi Ramës, në Shqipëri
Pse po thuhet se është Sorosi, edhe pas ngjarjeve të dhunshme në Chicago?!
CHICAGO – ILLINOIS : Ne kemi dëgjuar shumë për këtë njeri, deri aty sesi në Hungari mbas rrëzimit të komunizmit, për përkrahjen e linjave marksisit leniniste, atij iu ndalua edhe hyrja në Hungari, megjithse, ai thuhej se po financonte mliarda dollar atje.
Edhe, pse ai ishte edhe një nga të mbijetuarit çifut – hungarez, edhe pse ai dha miliarda dollar, ai u shpall “Non grata”.
Të njëjtën gjë manjati amerikano izraelit, George Soros, thuhet se e bëri edhe në vendet Baltike, duke futur miliona dollar, por edhe “tonelata helm” me ideologji majtiste, social – komuniste, e marksiste, në këto vende me një demokraci të brishtë.
Filantropisti me famë botërore, George Soros, është i akuzuar vazhdimisht në 25 vjet demokraci edhe në Shqipëri, për mbështetjen dhe përkrahjen e madhe të tij, ndaj socialistëve, dhe grupeve të majta atje, prej nga koha e Ramiz Alisë.
Dhe, kulmojë me ngjarjet tragjike të 97’ në riorganizmin e tyre dhe marrjen e pushtetit deri edhe me dhunë, por edhe me skuadrën e “Rilindjes” së Edi Ramës, 90 përqind e tyre sot janë “prodhim” dhe “investim” i George Soros, fondacioneve të tij në Tiranë – dhe Harvrad .
Takimet e Soros, në Tiranë, dhe këtu në SHBA, të Edi Ramës, dhe Erjon Veliajt, Ditmir Bushatin, Saimir Tahirin, Mimi Kodhelit, dhe disa të tjerve nga skuadra e “Rilindjes” së Kryeministrit Edi Rama, janë mbajtur larg vëmendjes së medias, me përjashtim të një infromacioni të “çalët”, pjesmarrjes së Edi Ramës, në dasmën – martesën e shtatë të majtistit 86 vjeçarë George Soros.
Në këtë dasmë, para 3 vijetve është thënë se miliarderi hebreo-amerikan me origjinë hungareze, 86 vjeçar, ka biseduar “kokë më kokë” për më shumë 3 orë me kryeministrin Edi Rama, sapo ai erdhi në pushtet, por jo se çfarë është biseduar dhe çfarë përkrahje dhe mbështetje, dhe grancie, ka marr Edi Rama nga George Soros.
Mësohet se Soros, me njërzit e tij, është i angazhuar, edhe tani “me ndihmën” që po i jep qeverisë së “Rilindjes” dhe në ekspertizën e Universitetit Harvard si dhe të FMN dhe BB, kujtojmë takimet e Edi Ramës, dhe Erjon Veliajt me njerëzit e Soros, këtu në SHBA, edhe perkrahsit e mebeshtesit e tyre shqiptare ne Amerike
Soros, i cili është themelues dhe sponsorizues i Fondacionit Shqipëria e Hapur, ka premtuar se prej kur erdhën socialistët në pushtet, me “ndihmën” e tij, ai do të shtojë financimet për të mbështetur projektet e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama që lidhen me reformat majtiste të Edi Ramës.
Mirë, po kjo ishte për Shqipërinë, dhe demokracinë atje, që pas rrëzimit të sundimit komunist të Enver Hoxhës, andaj lind pyetja, po në SHBA, cili është misioni Soros? kur “lakuriqësia” e tij doli hapur mbrëmë në Chicago, me protestat e dhunëshme të grupeve majtiste, anarksitët, marksistët dhe komunistët, si ato të 1 Majit.
E gjithë media amerikane, analistët, politikanët, gazetarët dhe raportuesit nga Chicago, mbrëm dhe sot po merren me atë që ndodhi në prishjen e metingut të Donald Trump kandidatit republikan për Prisident, të SHBA.
Që të gjitha kan një mendim dhe konkluzon duke thënë se protesta e dhunshme si ishin të organizuara mirë nga grupet majtistë në Chicago, qytet ky i njohur për lëvizjet e para marksiste leniniste, në botë, pas Luftës së Dytë Botërore.
I gjithë, shtypi thotë, sot me bindje se duket origjinën për dhunën në Çikago, mbrëmë, e ka prejardhjen e saj nga grupet e njohura me përafrimin e tyre të skuadrave të ndryshme të krahut të majtë, të cilat janë të finacuara nga George Soros, si: Occupy Wall Street, Anarkistët, MoveOn.Org, F ** k Police, Black Jeton Matter, të organizuar mjaft mirë për të prishur mitingun, e kandidatit Donald Trump, pikërisht në krye me njerëzit e ekipit të fushatës së socialistit amerikan Bernie Sanders.
Duke parë ndodhin e këtyre gjërave të çuditshme në lidhje me finacimin miliona dollar të krahut të majtë nga George Soros, lind pyetja përse Gegorge Soros, mbrëmë u hodh hapur edhe kundër Donald Trump dhe Ted Cruz- pse?
Çfarë do George Soros dhe çfarë ka për të fituar nga të qenit ai financues i këtyre trazirave, deri të dhunshme( si ao që kemi parë më parë në Shqipëri dhe Kosovë)? Çfarë dhe kush qendron prapa George Soros, dhe a është vetëm, ky personazh, që duket të jet kaq shumë në favor të marksistëve, socilalistëve, komunistëve të vijës së kuqe, dhe tani në Shtetet e Bashkuara, të socialistëve të krahut të fortë, si ajo i kandidatit për President Bernie Sanders?
Cili është plani George Soros, tani për Partinë Demokrate në SHBA, a është George Soros, vërtet duke financuar një Parti Socialiste e re, duke pretenduar të jetë Partia Demokrate ? në Shtetet e Bashkuara (ndoshta si ajo që solli në Shqipëri, më 2013 me “Rilindjen” e Edi Ramës, dhe ajo që po organizion në Kosovë me gazin lotësjellës dhe dhunën në Kuvendin e Kosovës )
Këto janë pyetje dhe informacione një lidhje për të gjithë, ne, dhe të gjithë që duhet të dimë diçka në lidhje me miliarderin hebreo-amerikan me origjinë hungareze, George Soros, pse emri tij sa her ka lëvizje të dhunshme majtiste, në çdo vend të botës, përfshi ngjarjet e dhunshme mbrëmë në Chicago me mitingun e Danald Trump
Por, që Main Stream Media, në SHBA, duket se tani e kuptojë, megjithse vonë, por ngaqë po i “djeg” edhe asaj se edhe SHBA, mund të shkojnë drejt dhunës ideologjike nga majtistët – nga rreziku e revolucionit Soros( të bëhet edhe Amerika, si Shqipëria ngjarjet dhunshme dhe Kosova me dhunën në Kuvend).
Soros dihet se është menaxher i fondeve më të mëdha në politikë, në vendet ish komuniste përfshirë Shqipërinë, dhe seë fundi disa politikan në Kosovë . George Soros, miliarder, dihet se është një nga personat më të fuqishëm politikisht sot për sot, që po përdor dollarët në politik, në vendet e varfëra ish komuniste.
Ai që nga mesi i viteve 1980 në mënyrë të veçantë, e ka përdorur ndikimin e tij të madh me para, për të ndihmuar dhe rikonfiguruar peisazhet politike të disa vendeve të botës( ish- kampit socialist në Europën juglindore), në disa raste, duke luajtur edhe një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimeve që kishin mbajtur frerët e qeverisë për vite, madje edhe dekada, përfshirë vendin tonë Shqipërinë.
Në Shtetet e Bashkuara, Soros, sot ka një efekt mbi politikën dhe kulturën amerikane më thellë se çdo person tjetër të gjallë, duke financuar mliarda dollar në disa fondacione, dhe fushata presidenciale. Sulmet e fundit të George Soros-it mbi Ted Cruz dhe Donald Trump, mbrëmë në Chicago, flasin qartë për atë që pse ai është kundër tyre, dhe të djathtës e Republikanëve në SHBA.
Sepse, thuhet ngaqë ai tani është i lidhur ngushtë me kandidatin e Partisë Demokrate , socialsitin Bernie Sandërs, për të dalë dhe të bëjë akuza të egra tani edhe për Donald Trump dhe Ted Cruz, në mënyrë për të ndihmuar Berine Sanders, fillimisht të marrë emrimin e tij në partinë Demokrate, dhe për të shkëputur vëmendjen në këtë fushat nga kundërshtarët, si breda partisë Demokrate dhe atyre Republikanë. Pra për të krijuar një precedent të ri, të cilën Soros e ka dhe si mision të tij të majtën socialiste të re në të gjithë botën.
George Soros, përfundimisht thonë, televizionet, radiot, dhe shkruajn sot të gjitha gazetat më të mëdha amerikane, duket se nuk kujdeset më për njerëzit, dhe nuk financon njerëzit, por ai jep miliarda dhe miliona dollar, vetëm për njerëzit e politikës majtiste, dhe grupet majtiste, socialistë dhe marksistët, nëpër botë, dhe SHBA, ngaqë edhe pikëpamjet e tij dhe misoni e tij, janë të thekura, anarkiste, socialiste e marksiste.