- Me rastin e 70 vjetorit të tragjedisë çame, “Udhëtim nëpër trojet shqiptare – Çamëria”
Nga Beqir Sina
Çështja çame kjo pjesë e historisë së dhimbshme të kësaj popullate shqiptare
Një impresion i veçantë, një shqetësim dhe pikëllim mbizotëron kur të qëndrosh në Çamëri, dhe në ato vendbanime ku gjithçka ‘shqip’ apo ‘shqiptare’ ndalohet dhe dënohet.
Rrugëtimi në këtë krahinë, të pushtuar nga grekët dhe greqizmat ka groposur thellë elementin shqiptar, apo të ashtuquajtur arvanitas në këtë zonë, që dikur shquhej si zonë e një populli punëtor në tokat pjellore, tokat me trashëgimi të pasur historike dhe kulturore si dhe një zonë ku ka një pasuri dhe laramani të traditave shqiptare si veshjet, vallet, doket e zakonet e ndryshme popullore dhe kulturore.
Gjatë vizitës time në fshatrat e Çamërisë, më bëri shumë përshtypje se qendrat kryesore, qyteteve të cilat janë të “rreshtuara” për rreth kufirit, por edhe pak më në thellësi, të Greqisë veriperëndimore, janë të rrethuara nga fshatra me emra krejt shqiptarë. Aty thuhet se në shtëpi të vjetrit flasin ende shqip, ndërsa ti je vizitor dhe të bie që veshi të dëgjon të flitet shqip, aty të duket vetja se je në ndonjë zonë të jugut të Shqipërisë.
Këto janë qytetet dikur shqiptare të tilla si : Gumenica, e cila ishte e rrethuar nga emra fshatrash shqiptarë, nga Dushku, Grikohori, Salicaj, sikurse është dhe Paramithia, me Globoçarin, Skupica, Sharati, ndërsa Margëlliçi është i rrethuara nga Luarati, Karbunari, dhe Margariti, kurse Filati, nga Shqetaqri, Spatari, dhe Çifligu, Janina nga Koska dhe deri tek një shesh me varrin e Ali Pashë Tepelenës, dhe kështu me radhë vjen Preveza, por edhe Arta e cila ka në mes të saj Kalanë e Artës e ndërtuar sipas stilit iliro-dardan në shekullin e 13-të, ku një urë e lashtë është përmbi lumë është e ndërtuar si urat e lashtësisë në Shqipëri, ajo e Mesit në Shkodër apo ajo Ura e Hijes së Metës në Gjakovë.
Në ndërkohë të vizitosh cilindo nga këto fshatra, të Greqisë veriperëndimore, kur bie darka dhe burrat e fshatit mblidhen në kafenetë, dëgjon se shumë të moshuar flasin në mes vetit vetëm gjuhën arvanite-arbërore, pra një shqipe kjo, karakteristike, e kësaj zone – një shqipe që është mjaft e ngjashme me atë të shqiptarëve të vjetër nga këto zona, shqipe, që ka mbetur ashtu “gjysma – gjysma” e pa ruajtur dhe e pa kultivuar, nga këta banorë bujarë dhe fisnik.
Por se ngaqë largimi i shqiptarëve por edhe asimilimi i “detyrueshëm” i tyre, sidomos nga politika ultranacionaliste greke, e ndjekur në mes shekullin e 20-të, ndaj popullsisë autoktone shqiptare duke përfituar edhe prej sundimit komunist në Shqipëri, ka bërë atë që në këto zona të mos gjesh më “shqiptarë”, sado që mund t’i kërkosh të bisedosh me ata të mos origjinën e tyre,
Mbasi për fat të keq edhe ndonjë që ka mbetur, ka frikë të fasë shqip dhe të paraqitet si shqiptarë, kjo ka ardhur ngaqë nga kësaj popullsie është ushtruar represion madh dhe ka “një persekutim” të fshehtë që të kujton kohën e përndjekjes në Shqipëri.
Aq sa duhet thënë se në çdo fshat të kësaj zone gjen shumë pak për të mos thënë aspak, shqiptarë sidomos atyre të fesë myslimane, të cilët ishin Çamët. Por, edhe Shqiptarët ortodoks që janë banorët e kësaj zone, dhe kanë marrë tokat dhe pronat në përdorim dhe jo me tapi, nuk “pranojnë” në asnjë mënyrë të flasin shqip. Bile, kur ti i afrohesh ndonjërit prej tyre dhe i flet shqip ata të largohen gjithë frikë, njësojë si në kohën e regjimit komunist në Shqipëri. kur çamët kishin frikë të deklaroheshin se ishin nga Çamëria.
Një grua shqiptare, nga zonat e jugut të Shqipërisë, e cila punonte në një familje të këtyre fshatrave( emrin dhe fshatin nuk e tregojë sepse ajo i trembej “rrezikut” që sillte) më tregojë se në fikun e shtëpisë, ku ajo ishte e punësuar, kishte gjetur në një pllakë dërrase të gdhendura emrat e një çifti shqiptar mysliman – çamë.
Por, sipas studiuesve të çështjes Çame, thuhet se :”Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popull me një origjinë të përbashkët – Pellazgët e lashtë që i bie se janë shqiptarët e sotëm” thonë ata.
Të cilët kan gjuhën dhe kulturën e arvanitëve – shqiptarë, por që ekzistenca e këtij populli të harruar dhe e lënë pas dore në drejtim të trashëgimisë së tyre, si nga sundimi gjysmë shekullor i Enver Hoxhës, dhe atë që është bërë fare shumë pak për ta, gjatë këtyre 23 vjetëve prej nga koha që ai regjim u rrëzua, ngelen përsëri sot e kësaj dite “shqiptarët e harruar” e lënë pas dore. Vetëm në kuadrin e një “Traktati Miqësie” me shtetin grek të arritur nga ish Presidenti Berisha, cili bëri të vetmin hap për hapjen e kësaj çështje mbas 50 vjetëve.
Asimilimi dhe “harresa” mendohet se ka ardhur edhe ngaqë se ata mund të humbasin përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse, arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar, dhe që politika e sotme shqiptare mban një barrë të rëndë për t’a zgjidhur atë sidomos kur bie fjala sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare.
Megjithëse, nuk a asgjë zyrtare dhe studim të mirëfilltë, por kan mbetur vetëm shkrime dhe disa reportazhe prej Edit Durhamit, disa studiuesve , historianëve dhe gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të dekadave të fundit dhe disa dokumentare nga Çamëria, për të treguar se sa shqiptarë ka mbetur në këto zona dhe se sa shqiptare janë këto zona, ka edhe fakte të tilla që mund të tregojnë si ky fakt që mësova gjatë vizitës ime në Çamëri.
Një shqiptarë që kishte emigruar në Gumenicë në vitin 1990, kur u rrëzua komunizimi në Shqipëri, në kushte anonime, tregon se :” Kur u largova nga Shqipëria, dhe u vendosa në Gumenicë, u strehova tek një shtëpi dykatëshe, karakteristike të këtij qyteti që ngjason shumë me Sarandën. Flija,thotë ai në katin e dytë sepse kati i pare ishte dyqan që mblidhte qumështin e mëngjesit, të fshatrave për rreth qytetit të Gumenicës, dhe prodhimeve të fshatit. Të nesërmen që isha arratisur nga Shqipëria, fillova të dyshojë, me vetveten nëse e kisha “kaluar kufirin” apo jo!? sepse çdo mëngjes ata flisnin shqip me njeri tjetrin duke bërë pazarin. Por më ka çuditur fakti se as sot e kësaj dite nuk e di se çfarë u bë me këta fshatar, dhe se çfarë ka ndodhur sepse mbas 1993 kur dhe erdhën me shumicë shqiptarët nga Shqipëria, asnjeri prej këtyre, fshatarëve kur sillte qumështin dhe prodhimet që kishte mbledhur, nuk fliste më shqip……”.
Dhe kjo më sqaron ai me keqardhje, ka ardhur si pasojë e asaj politike që ka ndjekur “politika dhe shteti grek ndaj atyre shqiptarëve, e cila ka qenë konstante……dhe e pa ndryshuar që i ka çuar shqiptarët drejt asimilimit dhe largimit nga këto troje që dikur ishin vetëm shqiptare. (INA)
Gazetari Beqir Sina në një vendbanim çamcameria