Përse njerëzit bëjnë atë çfarë bëjnë

I nderuar miku im Pjeter,

E lexova ate qe mikesha jone e mire Flora Nikolla kishte shkruar per Ju. Brilliant. Well deserved indeed.

Po te dergoj nje shkrim tjeter te mikut tone te kahershem Kesem Sereferi.

Mu duk interesant. Do t’iu ishe mirenjhes sikur te botonit online tek KUVENDI.

Ndreke Gjini, Norvegji

_________________

 

Përse njerëzit bëjnë atë çfarë bëjnë

 

Emocioni është forca e jetës. Në qoftë se e pranojmë një hipotezë të tillë duhet të pranojmë pyetjen: Çfarë e udhëheq/drejton njeriun në veprimet e tij? Le të pranojmë faktin se ka 6 000 fjalë për të përshkruar ose përcaktuar emocione të ndryshme; zakonisht, njerëzit kanë 12 emocione të ndryshëm përsëritës që ata i ndjejnë gjatë një jave dhe gjysma e këtyre emocioneve bëjnë që njerëzit të mos ndihen shumë mirë. Atëhere, cilët emocione i udhëheqin/drejtojnë njerëzit në kënaqësinë e tyre personale vetiake? Natyrisht njerëzve, kryesisht, u jepen 5 ose 6 emocione dominuese që i bëjnë të kënaqur për një javë të caktuar. “Cilësia e jetës së njerëzve është cilësia e emocioneve të tyre”, thotë Anthony Robbins dhe, në këtë kontekst, liderët efektivë janë njerëz që kanë aftësinë për ta lëvizur veten e tyre dhe për t’i lëvizur në veprim të tjerët në mënyrë të qëndrueshme për arsye se ata i kuptojnë “forcat e padukshme” që i formojnë njerëzit.”, arsyeton dhe argumenton më tej Anthony Robbins. Dy leksione në jetë janë mjeshtërorë: (1) shkenca e arritjes, që tregon (1) se si ia bëjnë njerëzit që të ndodhë diçka dhe (2) se si njerëzit diçka të padukshme e bëjnë të dukshme. Është pikërisht Arti i Përmbushjes, ai që ka të bëjë me vlerësimin dhe kontributin e njeriut, si dhe fakti që njeriu mund të ndjejë kaq shumë vetëm me anë të vetvetes. Por kur njerëzit dështojnë, cila është arsyeja? Pjesa më e madhe e njerëzve do të pretendonte se ka mungesë burimesh, pra nuk ka para; teknologji, kohë, kontakte, përvojë dhe menaxhim. Arsyeja e vërtetë përse njerëzit dështojnë është se kurrë nuk janë burimet përse njerëzit dështojnë, por është gjetja e mënyrave për t’u marrë me problemet; është më saktë mënyra se si njerëzit komunikojnë me emocionet e tyre; pra, në qoftë se njerëzit e gjejnë emocionin e duhur ata mund të gjejnë vetveten për të bërë diçka. Njerëzit mund t’ia dalin të merren me të gjithë punët/problemet me anë të gjetjes së mënyrave të duhura për t’u marrë me ato. Çfarë është gjetja e mënyrave për t’u marrë me problemet? Gjetja e mënyrave për t’u marrë me problemet është: krijimtaria, përcaktimi, dashuria/kujdesi, kurioziteti, pasioni dhe zgjidhja. Pra, tre vendimet që formojnë fatin e njeriut janë: Mbi çfarë do të fokusohet njeriu? Fokus = ndjenjë; E kaluara/e tashmja/e ardhmja. Çfarë do të thotë (nënkupton) kjo? Është fundi ose fillimi; Kuptimi/domethënia do të krijojë emocion. Çfarë do të bëjë njeriu? Emocioni krijon veprim; Pra, ose të dorëzohesh, ose të lëvizësh para. Në qoftë se njerëzit do të shikojnë këto tre gjëra në vendimet e tyre do të fitojnë: përshtatshmëri emocionale; forcë psikologjike. Çfarë i formon/modelon njerëzit? Gjendja e tyre: personaliteti i tyre “në moment”, emocionalisht ose fizikisht; afati i gjatë i tyre, modeli i tyre për botën dhe forma e të kuptuarit të emocionit dhe veprimit. Si të shikosh te qëllimet/shënjestrat? Jo dëshirat ose çfarë duan njerëzit, por shënjestrat e tyre aktuale. Harta e veprimeve: Si do të arrijnë atje? Cili është shtegu? Cila është koha? Çfarë energjie duhet? Çfarë lloj emocionesh do të përdoren për të lëvizur para në udhëtimin e tyre? Nevojat njerëzore janë: siguria; pra siguri për të shmangur dhimbjen; nevoja për të qenë në rehati; nevoja që të jetë e lehtë, por jo totalisht i sigurt për arsye se më pas gjërat bëhen mërzitëse. Pasiguria, për arsye se njerëzit kanë nevojë për të papritura dhe jo vetëm ato që duan; njerëzit kanë nevojë për varietet në jetët e tyre. Domethënia: njerëzit kanë nevojë të ndihen të rëndësishëm për dike ose diçka; njerëzit duhet të gjejnë një mënyrë për të qenë unik ose të veçantë. Lidhja dhe dashuria. Të gjithë kanë nevojë për këto. Pjesa më e madhe e njerëzve nguliten te lidhja për arsye se dashuria është tejet e frikshme. Ka mënyra të ndryshme për ta mbajtur/ruajtur atë me anë të miqësisë; intimitetit; fjalëve të ëmbla; rritjes, për arsye se në qoftë se këto mënyra nuk rriten, atëhere do të vdesin. Njerëzit rriten kështu që kanë diçka për të dhënë si vlerë. To kontribuosh për diçka më të madhe se sa vetvetja; të duash dikë më shumë se sa do vetveten; të jesh larg në distancë/kohë prej diçkaje që është më e rëndësishme se sa vetë njeriu. Sekret për jetesën është të dhënët. Njerëzit ngacmohen për të kontribuar sapo ata e kanë përjetuar atë, jo pikërisht kur kanë folur rreth asaj; çdo person e gjen një mënyrë për të plotësuar katër nevojat e para. Këto janë nevojat e personalitetit. Ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë konstruktive ose shkatërruese. Dy nevojat e fundit quhen nevojat e shpirtit. Vetëm në qoftë se njeriu arrin dy të fundit mund të fitojë përsëri përmbushjen e jetës së tij. Përfundimi: Çfarë do të thotë e gjithë kjo për personalitetin e çdo njeriu? Si do të fillojë t’i menaxhojë emocionet e tij çdo njeri? Cila është lista e shënjestrave/hartës së veprimeve/energjisë? A mundet që çdo njeri të bëjë që kjo të ndodhë? Shqiptarët ende janë larg këtyre përgjigjeve, por shumë prej tyre që janë prej kohësh në emigracion dine t’u japin përgjigje por politika shiqptare nuk ua jep këtë mundësi. Shpresa thonë se vdes e fundit. Ajo ende nuk ka vdekur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *