Mbreti Abdallah: myslimanët dhe të krishterët, bashkë kundër mizorive xhihadiste

14 Mars 2015, E shtunë

Media e Lire –

 

“Mbretëria Hashemite e Jordanisë mbetet e fortë dhe e bashkuar, në një zonë të tronditur keqas nga konfliktet etnike, sektare e, sidomos, nga terrorizmi, sepse, duke jetuar krah për krah, me vëllazëri e solidaritet, si një familje e vetme, myslimanë e të krishterë, qytetarë me origjinë të ndryshme, të gjithë jemi gati të kryejmë detyrën tonë”.    Kështu u shpreh Mbreti Abdallah, gjatë një fjalimi drejtuar Kombit nga rrjeti televiziv i vendit, duke pohuar nderimin e padiskutueshëm që ka për të krishterët, të cilët i shikon si pjesë përbërëse të fizionomisë kombëtare, të angazhuar për të dhënë, së bashku me myslimanët, një përgjigje të vetme përballë sëmundjes xhidadiste.

Kush dhunon gjithçka të shenjtë, është armik i Islamit
Islami, tha ndërmjet tjerash Mbreti Abdallah, nuk është fe fraksionesh, as partish, e nuk duhet rëgjuar në ndarjen e ekstremizmit kundër modernizmit. Islami është fe e unitetit, e drejtësisë, e paqes, e ata që dredhojnë rrugë, që vrasin, torturojnë e dhunojnë gjithçka është e shenjtë, ata janë armiq të Islamit.

Jordania gëzon siguri e stabilitet
Me fjalimin e tij drejtuar kombit, monarku hashemit deshi t’i sigurojë bashkatdhetarët e tij se Jordania gëzon paqe e stabilitet. Herë pas here, theksoi Mbreti Abdallah, Jordania ka treguar se është më e fortë, më e madhe se shpirtrat pa fe, që kanë qëllime të këqija për vendin e presin çastin e volitshëm për ta sulmuar e për ta dobësuar në të gjitha mënyrat e mundshme. Por, sa herë që u vumë në provë, dolëm gjithnjë më të fortë. 

www.mediaelire.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *