MASAKRA E 4 SHKURTIT DHE DY-STANDARTËSIA E PËRKUJTIMEVE…

ILIR   SECI

Çdo vit ish-komunistet shqiptare e perkujtojne masakren e 4 shkurtit 1944,si dateë te vetën duke i paraqitur viktimat e asaj masakre si komunistë!Kur ne realitet mjaft nga te masakruarit e asaj date ishin njerez qe as nuk kishin ndonje lidhje me komunistet!Mirepo “veteranet” e lindur pese gjashte vjet mbas Luftes se Dyte Boterore e kane huq te vetin mashtrimin historik…Histori-shkruesit e shnderrojne historine sipas oreksit te vet!Fallsifikimi dhe fshehja e fakteve,retushimi i se te vertetes eshte praktike e fallsifikatoreve te historise sone!Viktimat e 4 shkurtit ishin njerez te pafajshem,shqiptare qe ishin ne pune te vet te cilet per fat te keq i shkeli thundra e pushtuesit!Eshte detyre e jona ti perkujtojme keta bashkekombas tane te masakruar ate date te zeze!…Nderimi i tyre eshte ne nderin tone si shoqeri shqiptare!Por ne nderin tone si shoqeri shqiptare eshte Nderimi i te gjithë te masakruarve nga gjithe llojet e krimineleve gjakatare,pushtues te huaj apo gjakatarë bashkekombas,jo rrallë shqiptarë,siç ishin kriminelet e kuq te viteve te diktatures enveriste!Nderimi dhe perkujtimi i te masakruarve duhet te jete standart per shoqerine tone ashtu siç eshte standart ne  çdo shoqeri demokratike kudo ne bote!Çuditerisht kur vjen puna te nderimi i te masakruarve,viktimave te pafajshme te kohës së diktaturës, ish-komunistet harrojne te nderojne e perkujtojne viktimat e diktatures enveriste?!Gjithe ato jete te humbura pa asnje faj nuk permenden fare!?Nje hipokrizi e pashoqe kjo!Sepse nga njera ane kerkojne nderimin e viktimave te kohes se nazizmit e nga ana tjeter heshtin per viktimat e diktatures enveriste?!…

Sot ne gazeten “Ndryshe” kishte pasqyrim te gjere mbi masakren e 4 shkurtit ku mes tjerash shkruhej: -“Sipas dëshmive të para të shtypit, publikuar menjëherë pas përfundimit të luftës, viktimat qenë shumica qytetarë me kombësi shqiptare, por edhe ish-ushtarë italianë të mbetur në Tiranë pas kapitullimit të ushtrisë italiane dhe të kombësive të tjera. Ndër të pushkatuarit e natës së zezë të 4 shkurtit 1944 janë edhe :

1. Ramiz Treni
2. Sitki Çiço
3. Xhemal Sojli
4. Harito Harito
5. Dr. Stefan Pano
6. Fadil Rada
7. Mali Huta
8. Sulejman Vrapi
9. Haki Huta
10. Gjergj Legisi
11. Islam Alla
12. Fiqiri Gërblleshi
13. Ali Visha
14. Viçenca Apoli
15. Raxhioner Ravesi
16. Gjergj Marangozi
17. David Kohe
18. Mina Thome
19. Vangjel Capo
20. Vasil Muzina
21. Petro Prifti
22. Sokrat Tako
23. Mihal Koço
24. Dhimitër Toma
25. Emrullah Korja
26. Todi Shkurti
27. Osman Boriçi
28. Kurt Uka
29. Lake Kolonja
30. Hasan Çeliku

Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore të pushtuesve nazistë dhe tradhtarëve, shërbëtorëve të tyre kuisling.

Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e konsideron 4 Shkurtin si një ditë reflektimi, kujtese dhe nderimi për ato viktima të pafajshme dhe për sakrificat e antifashistëve shqiptarë, duke bërë, njëkohësisht , apel ndaj opinionit publik dhe ndaj institucioneve të këtij vendit për të mos harruar dhe shkelur mbi historinë…”              Po kur vallë do shkruaje kjo gazete dhe tjera si ajo,per te masakruara te diktatures?!Kur do apeloje kjo gazete ne nderim te viktimave te masakruara nga diktatura komuniste?!…Sepse nje shoqeri nuk ndahet dot nga e keqja per sa kohe qe nuk e ka denoncuar ate te keqe!Nje shoqeri demokratike mund dhe duhet te marre shembull nga Gjermania kur vjen puna te qendrimi ndaj te kaluares se turpshme!…

Ne data te tilla,kur perkujtohen te masakruar siç eshte data 4 shkurt,vetvetiu na vijne ndermend gjithe masakrat e kryera ndaj shqiptareve,sidomos ato te periudhes mbas 29 nentorit 1944,periudhe qe ironikisht e quajne “Çlirim i Atdheut” …                           Po rendisim disa…

…MASAKRA E TIVARIT…

-Masakra e Tivarit është një masakër komuniste kryer ndaj të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në mbarim te Luftës së Dytë Botërore në TivarMali i Zi.Masakra u krye nga data 24 Mars  deri me 1 Prill 1945, gjate rrugës për në Tivar dhe me pas ne Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër eshte mbi 4500….Masakra u krye nga komunistet e Titos dhe Rankiviçit ne bashkepunim me kliken e Enver Hoxhes pasi “vullnetaret” u sollen neper territorin e Shqiperise,shoqeruar dhe percjelle deri ne kufi me Malin e Zi nga forcat shqiptare …

…MASAKRA E TIRANËS…
Nga data 12 shtator deri me 29 nentor 1944  togat partizane te pushkatimit vrasin pa gjyq:
-1-Lorenc Rashën, nga Shkodra,                  -2- Akil Sakiqin,                                             -3-Nazmi Uruçin                                           -4-Fahri Dabullën.                                         -5- Hamit Greblleshi,                                     -6-Hasan Dinen,                                            -7-Azis Blloshmin,                                        -8-Faik Shkupin,                                           -9-Mehmet Dadon                                                      -10-Aleks Mavraqin,                                      -11-Selmam Shtjefnin,                                   -12-Bajram Cuken

-13-Muharrem Likun,                                    -14-Abdulla Saraçin,                                    -15-Anton Fekeçin

-16-Kapllan Deliallisin,                                  -17-Jakup Deliallisin,                                    -18-Shefqet Deliallisin,

-19- Selim Kelmendin,                                 -20-Ndue Palin,                                             -21-Minella Toçin,                                          -22-Selaudin Korçën

-23- Subi Topullin,

-24-Ismail Agë Petrelën,                              -25-Vesim Kokalarin,                                     -26-Syrja Kokalarin,                                         -27-Nebil Çikën,                                            -28-Muharrem Lleshin,                                      -29-Reshat Stërmasin,                                      -30-Rifat Tërshanën,                                          -31-Lluka Xhumarin,                                               -32-Ali Panaritin,                                                -33-Jorgji Memën,etj…
…MASAKRA E BUZEMADHES…
Masakra e  Buzemadhes ne Lume,(Kukes) u krye ne vendin e quajtur, Kroi i Bardhë,me  26 Shtator 1944

U masakruan:

1. Dan Rexhep Lala, 53 vjeç

2. Mehdi Rexhep Lala, 39 vjeç

3. Ramiz Sali Lala, 30 vjeç

4. Arif Tahir Lala, 36 vjeç

5. Nuhi Musë Lala, 35 vjeç

6. Tahir Ali Lala, 19 vjeç

7. Sulë Etem Lala, 27 vjeç

8. Ymer Etem Lala, 24 vjeç

9. Zenun Habib Lala, 40 vjeç

10. Muharrem Habib Lala, 37 vjeç

11. Cen Mexhit Lala, 39 vjeç

12. Rexhep Ramadan Lala, 45 vjeç

13. Rakip Ramadan Lala, 40 vjeç

14. Qazim Selim Lala, 45 vjeç

15. Sulejman Hasan Vellku, 45

16. Riza Halim Hoda, 45 vjeç

17. Zylbehar Nuhi Bresa, 22 vjeç

18. Jemin Hakik Bresa, 37 vjeç

19. Qamil Shivar Tola, 42 vjeç

20. Isak Islam Bresa, 23 vjeç

21. Arif Ramadan Mata, 47 vjeç

Masakren e ka kryer Brigada e Peste  partizane,me komandant Shefqet Peçin, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon natën në Buzëmadhe, fton banorët e katundit për mbledhje në Krue të Bardhë dhe aty masakron mizorisht Lumjanet!
…MASAKRA R MIRDITES…
Masakra e Qafës së Valmirit ne Mirdite u krye ndaj disa mirditoreve pas vrasjes se Bardhok Bibes…Të varur në litar:

-1-Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh),                -2-Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar),                       -3-Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë),                 -4- Pjetër Paloka, (Kaçinar),                         …Të pushkatuar:                                                 -1 -Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë),                                                         -2- Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë),       -3-Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar),                     -4- Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh),               -5-Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë),                        -6-Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht),     -7-Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë),     -8-Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër),           -9-Preng Shkurt Nikolli, (Orosh),                 -10- Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar)…                Po ashtu te arrestuar te asaj date ishin:       -1-Ndue Gjon Fusha, (Rubik),                      -2-Mark Ded Gjomarkaj, (Orosh),                 -3- Kolë Ndue Gjomarkaj, (Orosh). Dëshmitarët kane treguar plot tmerr se…“Aty poshtë Qafës së Valmerit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, e buzë saj ishin rreshtuar 10-të burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine e kur krisën pushkët e mitralozët mbi ta, ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E atje nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt, “Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”…

Keto jane vetem disa nga masakrat e kryera nga “Çlirimtarët” ne disa krahina te Shqiperise ku u ekzekutuan njerezit pa gjyqe!Njesoj si perkujtohet masakra e 4 Shkurtit 1944,ashtu duhet te perkujtohen edhe Masakrat e Tivarit,Tiranes,Buzemadhes,Mirdites…    Standartet e dyfishta,Dy-standartesia,deshmon hipokrizi te pashoqe dhe dhe shmangie nga proçeset emancipuese,nëse vertete duam te vetedisjesohemi si shoqeri dhe te mbajme qendrim te denjë si komb i qytetëruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *