Beqir SINA – New York
Vetëm në 2013, zoti Silver, rezulton se ka fituar të paktën 650.000 dollar nga të ardhurat e tij, duke përfshirë punën personale me firmën ligjore, Weitz & Luxenberg, sipas paraqitjes së fundit të tij nëdeklarimin vjetor financiar.
New York Assembly Speaker Sheldon Silver, center, is driven by federal agents to federal court, Thursday, Jan. 22, 2015 in New York.
NEW YORK : Gazeta më e madhe në SHBA – njujorkezja The New York Times, shkruan sot, se njeriu më i fuqishëm i Kuvendit të Shtetit të New York-ut , kryetari i saj – Assembly Speaker Sheldon Silver , u arrestua me akuzatfederale për korrupsion të enjten , duke e nisur punën e tij dhe për seancën e re legjislative, si një “dallgë tronditëse” nëpërmjet mënyrës së ngritjes së tij politike.
Zoti Silver , i cili është një demokrat, i zgjedhur nga zona elektorale Lower East Side në Manhattan – i cili ka shërbyer si kryetar për më shumë se dy dekada , ra në “pranga” i lidhur nga agjentët e FBI – Byroja Federale e Agjentëve të Hetimit, të enjten herët në mëngjes , thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit, në Nju Jork .
Simbas gazetës NT, thuhet se zoti Silver , para se të hynte në burg, “dhomat e ftohta” të 26 Federal Plaza , tha se nuk ka asgjë të keqe mbasi simbas tij: “Unë shpresoj se do të jetë e përligjur drejtësia . ” ka thënë zoti Silver.
Megjithatë, media njujorkeze, duket se po tregohet shumë e kujdesshme në përcjelljen e këtij arrestimi të “bujshm”, teksa Preet Bharara , avokat nga Shtetet e Bashkuara për Qarkun Jugor , të Nju Jorkut, i cili udhëhoqi hetimet ,pritet të ofrojë më shumë hollësi në lidhje me akuzat, ndaj kryetarit të Kuvendit të New Yorut, në një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet sot mbasdite në orën 13:00 .
Hetimi i zotit Silver, simbas shtypit njujorkez, thuhet se filloi pasi Governatori i shtetit të New Yorkut, Andrew M. Cuomo vitin e kaluar në mars – befas, miratojë ligjin për futjen në fuqi të një komisioni antikorrupsion që ai vet kishte krijuar në 2013 .
Hetim federale simbas New York Times, janë fokusuar në pagesat që zoti Silver, ka marrë nga një firmë e vogël e avokatëve, që është e specializuar në kërkimin dhe reduktimet e taksave për pasurite patundshme në New York City .
Ndërsa, thuhet se kjo është e ligjshme për ligjvënësit për të mbajtur vendet e punës , hetuesit than se zoti Silver, ka dështuar në listën me pagesat nga firma , Goldberg & Iryami , në dyshimet e tij financiare vjetore të deklarimit të të ardhura vjetrore dhe depozitimeve . Llogaria e tij bankare, thuhet se është rrritur shume disa herë, kështu të paktën shkruan New York Times.
Kurse, në të kaluarën , z Silver, është kritikuar për praktikën e tij duke vepruar me miratimin e disa ligjeve jashtë kritereve , çka ka sjell simbas një llogartijte të bërë simbas hetimeve se zoti Silver ka një karrierë fitimprurëse ku për çdo vit ai ka një pagë vjetore 121,000 dollar, por të ardhurat e tij rezultojnë të jenë shumë më mëdha se sa nga paga e tij, si kryetar i Kuvendit të shtetit të Nju Jorkut .
Vetëm në 2013 , zoti Silver, rezulton se ka fituar të paktën 650.000 dollar nga të ardhurat e tij , duke përfshirë punën personale me firmën ligjore , Weitz & Luxenberg , sipas paraqitjes së fundit të tij në deklarimin vjetor financiar .
Por, ajo që e bën atë për të fituar të ardhura kaq të mëdha – brenda një viti(650.000 dollar) ngjalli dyshime dhe çojë në hetimin e të gjithë ardhurave të tij – mbasi simbas FBI ai ka qenë prej kohësh një mister në fitmit e tij në Albany, dhe zoti Silver ka refuzuar të japë detaje në lidhje me punën e tij dhe fitimet gjysm milioneshe .
Në dhjetor , New York Times, thotë se autoritetet federale raportuan se kanë hetuar pagesat e konsiderueshme të bëra për z Silver nga Goldberg & Iryami . Megjithëse, thotë NT, zoti Silver nuk është i njohur të ketë firmë si ndonjëekspertizë e mirë në fushën e specializuara të ligjit në të cilat praktikat e firmave , jan të njohur si certiorari i taksave, dhe natyra e punës së zotit Silver në këtë firmë ishte e paqartë .
Puna e ashtuqujatur “Certiorari Tatimore” është bërë më paparashikuara, me avokatët tradicionalisht duke u paguar afërsisht një të tretën e çdo reduktim me atë që ata marrin, thotë New York Times..
Goldberg & Iryami duket të ketë vetëm dy avokatë. Ajo operon nga një zyrë e vogël në 42 Broadway në Lower Manhattan, një të drejtuar për çështjet e ndërtimit, që gjithashtu strehon një numër të zyrave të qytetit. Ajo është e udhëhequr nga avokati i njohur Jay Arthur Goldberg, 75 vjeç, i cili shërbeu disa vjet në Komisionin Tatimore të Nju Jorkut gjatë administratës së kryetarit Edward I. Koch.
Në vitet e fundit, zoti Goldberg dhe firma e tij kanë përfaqësuar qindra e çështje të pronarve të pasurive të patundshme në të gjithë qytetin e Nju Jorkut.