WASHINGTON D.C. Edhe pse paga vjetore e mandatit të zgjedhur për çdo kongresistë është veçse 174.000 dollar, në vit, këta jan 15 politikanët – përfaqësuesit e popullit politikanët më të pasur në Capitol Hill – Dhomën e Përfaqsuesve dhe Ligjëvënsin amerikan. Duke përdorur të dhënat e nxjerra nga faqja e internetiti “FindTheBest”, rezultojnë 15 pasanikët, më të pasur të Kongresit e Senatit janë me një vlerë, e cila është më të lartë sesa mesataria e pagës së tyre neto, dalur nga llogarit e bëra nga Qendra për Politikë të Përgjegjshme dhe që është e bazuar – jashtë çdo informacioni të deklarimit personal të të ardhurave financiare të paraqitura qysh në vitin 2012 nga vetë anëtarët e kongresit .
Në vend të parë renditet sipas”FindTheBest”, kongresmeni republikan nga Kalifornia Darrell Isssa me 464 milion dollar . Në listën e 15 kongresistëve më të pasur në Kapitol Hill bëjnë pjesë edhe tre gra – përfshirë ish- kryetaren e shumicës Nancy Pelosi të paren grua italo – amerikane kongresiste me 88 milion dollar. Ndërsa në vendin e 15-të, qendron kongresisiti i Nju Jorkut, Robert Pittenger, me 54 milion dollar.
Nga këta 8 janë anëtarë të Partisë Demokratike, parti kjo që thotë se po mbron interesat e shtresave të mesme dhe të varfëra në Shtetet e Bashkuara dhe 7 prej tyre janë të partisë Republikane, e cila është deklaruar se është parti që mbron interesat e të pasurve në SHBA.
Konresiti Darrell E. Issa (R-CA)
Mark R. Warner (D-VA)
Senatori Warner, i cili është duke shërbyer për shtetin e Virxhinias për pesë vjet, ka qenë themelues dhe drejtor i kompanisë Columbia Capital, si dhe një investitor në shumë kompani të teknologjisë së Internetit (përfshirë Nextel). Ai synojë në parti të marrë një nominim nga partia Demokratike, në zgjedhjet prisedenciale të vitit 2008 . Ai thuhet se në atë kohë, ishte një kandidat potencial të paktën për zëvendëspresident, por në vend të kësaj ai ka vazhduar të shërbej si senator. Vlera e tij neto e akumuluar nga investimet e tij të fundit thuhet se arrin në 257.000.000 dollar.
Jared Polis (D-CO)
Ligjëvënsi Jared Polis për 5 vjet është duke shërbyer në Qarkun 2 të zonës zgjedhore në shtetin e Kolorados. Në Kolorado, Polis, ka themeluar një fondacion bamirësie i quajtur Fondacioni Jared Polis, dhe ka një kompani të quajtur ProFlowers e cila është një dyqani i internetit për shitje lulesh. Përpjekjet e tij të biznesit, kanë udhëhequr atë për të qenë anëtar i tretë më i pasur i Kongresit, ndër 15 më të pasurit me një vlerëtë llogaritur në neto prej 198.000.000 dollar.
John K. Delaney (D-MD)
Michael T. McCaul (R-TX)
Përfaqësuesi në Dhomën e Përfaqësueseve McCaul i cili po shërben në Kongres për nëntë vjet, në karrierën e tij të hershme, ai ishte një avokat dhe prokuror federal i zyrës së Prokurorit të SHBA-së dheDepartamentit për Integritetin Publik, Seksionit të Drejtësisë. Gruaja e tij, Linda Mays McCaul, është e bija e bosit të kompanisë Channel Communications, ku e motra e gruas Lowry Mays është CEO e saj. Në vitin2011, të ardhurat neto të tij ishin me një vlerë të cilat llogariten 300% më të larta se më parë se ai të merrte këto poste deri sa arriti në kongresistë në Teksas. Tani, ai ka të deklaruar një pasuri me vlerë neto e cilaështë vlerësuar në 143.000.000 dollar.
Scott H. Peters (D-CA)
Richard Blumenthal (D-CT)
Senatori demokrat Blumenthal shërben si senator në shtetin e Konektikatit, mbasi ai për tre vjet udhëhoqi zyrën e lart të Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit. Pasuria e tij, e cila arrin deri në rreth 104 milionë dollarë, thuhet se rrjedh pjesërisht nga fitimet e gruas së tij, Cynthia Blumenthal, e cila është e bija e Peter Malkin e njërit nga pronarët më të pasur në Nju Jork me biznesin e pasurive të patundshme .
John D. Rockefeller, IV (D-WV)
Sentori demokrat Jay Rockefeller është duke shërbyer në Kongres prej 29 vjetëve. Ai ka qenë më parë guvernator i West Virginias për tetë vjet. Ju mund të keni dëgjuar për stërgjyshin e tij, John D. Rockefeller,njërin nga më të pasurit e SHBA – bosi dhe pronari i Rockefeller Plaza në qytetin e Nju Jorkut,. Nuk është habi që në sajë të parave të familjes, Rockefeller, pasuria e tij është me një vlerë 101.000.000 dollar.
Vern Buchanan (R-FL)
Nancy Pelosi (D-CA)
Përfaqësuesia e Kongresit demokratia Nancy Pelosi, është duke shërbyer distriktin 12-të Kalifornisë që nga viti 1987 dhe është gruaja më e pasur e Kongresit të SHBA. Ajo është e para grua emigrante – italianoamerikane, që është zgjedhur kongresiste dhe ka udhëhequr partin Demokrate në Kongres. Ajo u zgjodh Kryetare e Dhomës së Përfaqësuseve për ligjistaturën e Kongresit 110 dhe 111. Si gruaja më e pasur nëKongres, shuma e vlerës neto të pasurisë së saj – aktualisht arrinë deri në 88 milion dollarë.
Diane Black (R-TN)
Dianne Feinstein (D-CA)
Senatoria demokrate e Kalifornisë Dianne Feinstein, është më e vjetëra që aktualisht shërbenë në Senatin e SHBA. Ajo është 81 vjeç, dhe ka shërbyer gjithmonë në shtetin e Kalifornisë, pra për 22 vjet si senatore. Shuma e pasurisë së saj shkon deri në 68.400.000 dollar, vlerë kjo e llogaritur në neto tëë pasurisë.
Thomas Jo. Rooney (R–FL)
U zgjodhë kongresistë një vit më parë. Kongresisti Collins më parë se të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve ishte President dhe CEO i Koorporatës Nuttall Gear, duke e shitur atë në vitin 1997. Vlera e pasurisë së tij neto është rreth 59.100.000 dollar.
Robert Pittenger (R-NC)
Kongresmeni Republikan i Karolinës së Veriut, Robert Pittenger, është një përfaqësues i rrethit 9 të zonës zgjedhore në Karolinën e Veriut . Para se të shërbete në Kapitol Hill – Dhomën e Përfaqësuesve, ai ka qenë një investitor të pasurive të patundshme. Ai zë vendin e 15 me një pasuri me vlerë neto prej 54.800.000 dollar.