YONKERS – NEW YORK : Anembanë SHBA-ës, Kongresmen, Senatorë, personalitete të njohura politike, afaristët, artistët dhe zyrtarët e lart amerikanë. i janë kthyer traditës së tyre, këtë muaj, duke shtruar bankete festive për nder të festave të fund-vitit, festave më popullore Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Kjo bëhet me gjasë për të shprehur edhe një mirënjohje e respekt të thellë, ndaj familjarve, të gjithë atyre miqëve dhe të afërmeve të tyre, mbështetësve të tyre të pa kursyer.
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel demokrat, i cili përfaqëson qarkun 16-të, në pjesë veriore të Nju Jorkut, e mbajti bakentin vjetor të festave të fund-vitit; Krishtlindjet dhe Vitin e Ri,në lokalin luksoz “The Riverview”, rreth 100 kilometër në veri të qytetit, në bregun e lumit Hudson në New Rochelle, të New Yorkut, të dielën, më 14 dhjetor, e cila ofron një nga pamjet më të paharrueshme panoramike, tëkësaj zone.
Me këtë rast në banket kan qenë më shumë se 200 të ftuar nga të gjitha komunitetet në zonën zgjedhore të Qarkut 16-të, përfshirë edhe miqt e tij shqiptarë, disa veprimtar të njohur : Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen e njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe themelues i gazetës “Illyria”- anëtaria e Këshillt Bashkiakë në Pleasaant Valley, New York, znj. Lisa Milicaj, kryetari i KKSHA, zoti Martin Shkreli, zoti Musli Mulosmani anëtar i Senatit të PLL, veprimtari i dalluar i komunitetit Sejdi Hysenaj, Halil Mula gazetar i TV21, të cilët ishin dhe të fuar nderi të asaj që këtu në SHBA, thirret :”Annual Christmas Party”, dhe për çdo vjet mbahet nga kongresmenët e senatorët amerikan.
Miku i shqiptarëve, Eliot Engel, erdhi me shumë faleminderime dhe urime shqiptarëve me rastin e festave të fund-vitit
Ligjëvënsi amerikan Eliot Engel, simbas traditës festive i rrethuar nga bashkëshortia e tij, dhe dy djemtë e vajza, tha se ai ka shfrytëzuar këtë rast, për t’ua uruar, miqve, kolegve dhe mbështetësve të tij, me anë të një përshëndetje të veçantë festat e fundvitit. Kjo tha Engel – është një kartolinë urimi nga ana ime për ju të gjithë kontribuesit e mi ju që me votën tuaj më dhat besimin të ri-zgjidhem me mbështetjen tuaj , për të shërbyer edhe një mandat tjetër në Dhomën e Përfaqësueseve.
“Me anë të kësaj përshëndetje të ngrohtë, tha në urimin e tij drejtuar të ftuarve kongresmeni Engel, unë dhe zonja e ime së bashku me fëmijët e mi, ua urojmë të gjithëve ju – festat e fundvitit me urimin e ngrohtë që Krishtlindjet dhe viti i ri të mbushin familjen dhe zemrat e tuaja me gaz dhe lumturi”.
Miku i njohur i shqiptarëve, kongresiti amerikan, demokrati i New Yorkut, Eliot Engel, i njohur ndryshe edhe si miku ynë, por edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill, “Ambasadori” i çështjes shqiptare, jo vetëm në Washington, por edhe rreth e përqark botës, me këtë rast në një takim të veçantë të këtij banketi vjetor, për mysafirët e preferuar të tij shqiptarë, tha se ai ka bërë një dekleratë zyrtare me anë të cilës ai ka përgëzuar formimin e qeverisë së re të Kryeministrit Isa Mustafa – nëpërmjet kualicionit LDK – PDK.
Miku i madh i shqiptarëve të Kosovës, kongresisti demokrat Eliot Engel, bashkëkryetar i Komisionit për çështje Shqiptare në Kongres, e quan në dekleratën e tij – lajmin se u formua qeveria e re, si: “Një lajm të mirë për Kosovën”.
Mbasi, siç është shprehur në deklerat me bindje se edhe: “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Kosovës, dhe se ai do të shoh përpara për të punuar me këtë qeveri të re, për të përmbushur sfidat që ka përpara.”