Gary Peters feston fitoren edhe me shqiptaret!

gary2Pjeter Jaku

Në MGM Grand Hotel para pak minutash, aty rreth ores 10:00 pm te dates  04 Nendor 2014, Gary Peters feston fitoren, duke u bere Senator i Shtetev te Bashkuara te Amerieks edhe me ndihmen e shqiptareve, te cilet ne nje mase te konsiderueshme votuan per te.

Që pas votimit ne nje nga shkollat e Sterling Hts, aty rreth ores 7:00 pm  shpejtova te mesoja per rezultatet paraprake. Edhe pse sipas konfirmimeve te mediave te rendishsme si CCN, perpara ishin republikanet, ne Michigan  kongresmeni i deritashem Gary Peters, kishte ngjitur nje shkallë, duke u bërë Senator.

Kjo fushatë e nisur që para dy vitesh, u përkrah që në fillim nga Konsulli i Nderit te RSH në Detroit z. Ekrem Bardha dhe e bija Donika, nga Qendrat fetare sidomos nga  Kisha e Shen Palit dhe Don Fran Kola, nga Kisha e Zojes dhe Don Ndue Gjergji si dhe nga Teqja Bektashjane, nga Dega e Vatres ne Michigan me kryetarin  Alfons Grishaj  dhe nga këshilli drejtues i saj, nga aktivistet e njohur si: avokati Jozeph Dedvukaj,  Zef Dedvukaj,  Selë Çela, Petrit Doda, Valentin Lumaj, Mondi Rakaj, biznesemeni i njohur Agim Lumani etj.

Të gjithë këta festuan sonte me  Senatorin Gary Peters!

Urime per GARY PETERS!

Fotot dhe të dhënat nga Valentin Lumaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *