Shpeshëherë njerëzit janë të ndarë, ata që i shërbejnë të mirës, të bukurës dhe të madhërishmës si dhe ata që i shërbejnë të keqës, djallëzorës të mallkuarës dhe mefistofilisë. Kështuqë, edhe shqiptarët në luftën e Dytë botërore u ndanë në dy taborre. Në atë, nacionalistë, të cilët i shërbenin kombit shqiptar dhe u flijuan për të, dhe komunistët apo djallëzorët që i shërbyen sllavizmit, dhe u vënë në shërbim të djallit, të keqit mefistofilit duke i shërbyer komunizmit proletar që s’njeh komb as fe. Derisa komunistët edhe pse i shërbyen djallit dhe pansllavizmit, fëmijët e tyre gëzuan privilegje të shumta, si dhe patën mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin nga një lapidar me shenjën e mefistofilit dreqit dhe të mallkuarit, pra, t’ju vendosin yllin e kuq komunist në varr. Një pjesë e madhe e fëmijëve të atdhetarëve nacionalistë nuk patën fare mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin një lapidar, sepse iu mungonin eshtrat e tyre, pra nacionalistët që luftuan për Shqipërinë Etnike mbetën të vrarë, të sharë, të përbuzur, dhe eshtrat e tyre sot e asaj dite prehen në varre të përbashkëta, ndersa fëmijët e këtyre nacionalistëve sot e asaj dite kërkojnë eshtrat e tyre dhe s’kanë mundësi që së paku t’ju ngrisin një lapidar ku do të shkruanin fjalët, këtu pushon Luftëtari i Shqipërisë Etnike.
Derisa të parët fëmijët e komunistëve ju gdhendën në lapidare yllin komunist simbolin e dreqit prindërve të tyre, këta të dytët fëmijët dhe të afërmit e nacionalistëve ende sot janë në kërkim të eshtrave të tyre edhe tani e shtat dekada, që së paku në lapidar tju gëdhendin shqiponjën dykrenare simbolin e Shqiptarisë për të cilin u flijuan atdhetarët shqiptarë. Në kërkim të gjetjes së eshtrave të prindërve dhe të afërmëve të tyre janë shumë atdhetarë dhe familje të ndershme nacionaliste, por sot e asaj dite nuk kemi asnjë reflektim nga ana e atyre që i vranë dhe i gjuajtën nëpër varret e përbashkëta; nuk kemi asnjë ndërgjegjësim të ish udhëheqësve komunistë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe femijëve dhe të afërmeve të tyre që së paku të na i tregojnë vendet se ku u masakruan atdhetarët nacionalistë që t’i vorrosim, sepse edhe ata patën të drejtë ta kenë një varr ku pasardhësit e tyre të shkojnë dhe të dërgojnë lule të freskëta dhe t‘u thojnë fjalët, ju kujtojmë me mallë për jetë të jetëve.
Kohëve të fundit në Kosovë janë ringjallure ide e ideologji, që as një mendje e shëndoshë kombëtare nuk mundet t‘i pranon. Përveç rrymave të vehabizmit që tanimë janë kancerogjene për shtetin e ri të Kosovës, dhe e kanë vendosur Kosovën në një nivel shumë të ulët nderkombtar, dhe, se diplomacisë së Kosovës ia ka bllokuar të gjitha rrugët, kjo është plotsuar edhe me veprimet e papërgjeshme të qeveritarëve tanë ku janë zhytur në krim, korrupsion, familjarizëm dhe shumë izma tjerë, fatkeqësisht tani e kemi edhe një sihariq më të ri. Një grup komunistësh te kryesuar nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila kishte bërë mashtrime elektorale moderne, por që tani është duke e zbuluar brëndësinë e lëkurës së saj, duke u munduar të ringjallë reliktet komuniste që gjithë jetën ishin në shërbim të jugosllavizmit dhe kundër atdhtarëve shqiptarë. Ajo kërkoi mbështetje edhe nga tre komunistë tjerë, historianin komunist Jusuf Bajraktarin, komunistin partizan Vehap Shita dhe komunistin Pajazit Nushi. Kjo treshe e kuqe komuniste vendosi që, sërish t‘ju qesin hi syve shqiptarëve duke u përpjekur që falsifikimin e historisë ta bëjnë pikërisht në shekullin 21!
Këta tre komunistë, do të ishte më mirë që të bënin ndonjë projekt shkencor, e, që të kërkojnë së paku eshtrat e atdhetarëve të vrarë në Tivar, ku, siç shkruan Azem Hajdin- Xani në Librin “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998, f. 17-18, tekstualisht shkruan: “Më 31.3.1945, 4310 shqiptarë u masakruan nga serbët e malazezët, në Tivar. Djem e burra të zgjedhur nga të gjitha vise etnike shqiptare: të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Skënderajt e të Gllogofcit, të Vushtrrisë, të Podujevës, të Llapit e Gallapit, të Kamenicës, të Preshevës e Bujanovcit, të Vitisë, Gjilanit, Prishtinës të Lipjanit, të Kaçanikut e Ferizajt, të Suharekës, Prizrenit, Dragashit, Opojës, të Pejës e Gjakovës, të Klinës e Istogut, të Tetovës, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve të tjera të Kosovës, thërrasin politikanët tanë, historianët, poetët, shkrimtarët, dhe të gjitha istitucionet shkencore shqiptare, me sa zë kanë: -Ku është gjaku ynë, ku gjenden eshtrat tanë?” Këta atdhetarë shqiptarë ishin vrarë nga forcat okupuese serbomalazeze, me lejën, dijeninë, ndimën dhe bekimin Enver Hoxhës, Fadil Hoxhës, Ramiz Alisë, Mehmet Shehut, Rrahman Parllakut dhe shumë të tjerëve.
Ndërsa në anën tjetër atdhetarë që punuan deri në frymën e fundit për bërjen e Shqipërisë Etnike, ende sot e asaj dite nuk ju ipet vendi i merituar në Histori! Për këtë edhe historianët që sot mirren me studime historike, kryesishtë me periudhën e Luftës së Dytë Botërore, e në veçanti me Ripushtimin e Kosovës dhe viseve tjera Etnike Shqiptare (1945-1999) janë të ndarë në dy pjesë. Historianët, studiuesit që përkrahin rrymën e Nacionalizmës Shqiptare, ku kryesisht shkruajnë për atdhetarët që ishin të mbledhur rreth Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ballit Kombëtar, Grupit Nacional Independent, Besës Kombëtare dhe organizatave tjera nacionaliste, duke filluar nga Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Midhat Frashëri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vërlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Korça, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereçi, profesor Ymer Berisha, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhemë Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Ukë Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Mulla Maliq Bali Gashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kolë Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Patër Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlia, Imzot Zef Oroshi, Karl Gurakuqi, Zhuk Haxhia, Kolë Bib Mirakaj, Pashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaji, Rexhep Xheli, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i Vogël, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj, Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja. Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë. Është për t’u theksuar se, shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgaditje të lartë shkollore duke mbaruar studimet nëpër Univerzitet perëndimore, kryesisht në Itali, Austri e Gjermani, por edhe në vende tjera. Duke kërkuar falje prej shumë e shumë nacionalistëve tjerë të Shqipërisë etnike, që përkulem para veprës së tyre dhe që në këtë shkrim nuk po i shënoi emrat. Këto figura që i përmenda më lartë duhet të vendosen në piedestalin më të lartë kombëtar dhe të shpallën heronjë të kombit shqiptar.
Si dhe, historianët e grupit komunist, që përkrahen nga Isuf Bajraktari dhe ndonjë historian tjetër komunist, por që fatbardhësisht kanë mbetur të pakët. Ky grup i historianëve komunist vazhdon ta mbronë Fadil Hoxhën, Svetozar Vukmanoviq Tempon, Josip Broz Titon, Aleksander Rankoviqin, Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Ramiz Sadikun, Boro Vukmiroviqin, dhe komplet periudhën e tyre historike. Pra, vazhdojnë t‘i mbrojnë gjelatët komunistë, që, me forcën e armëve arriten ta këthejnë Kosovën dhe viset e tjera Etnike Shqiptare nën sundimin e ish Jugosllavisë komuniste. Keto ndarje te historianëve dhe studiusve nuk datojn tani por jan me të hershme. Ku dhe baza e kësaj ndarje fillon qysh gjatë sundimit të diktaturave komuniste, si në Shqipëri, ashtu edhe në viset Etnike Shqiptare në ish Jugosllavi kemi krijimin e dy blloqeve politike, kulturore dhe shkencore tek shqiptarët në përgjithësi. Kemi bllokun perëndimor politik dhe kulturor që udhëhiqej prej intelektualëve, studiusve, organizatave dhe partive politike në mërgim si dhe prej personaliteteve të mëdha politike, shkencore dhe kombëtare, si dhe bllokun politik lindor i cili politikën, kulturën dhe letërsinë shqiptare e orientoi drejt ideologjisë ruso-jugosllave. Dhe, gjatë gjithë këtyre viteve përveç konfrontimit politik dhe ushtarak, kemi edhe konfrontimin historik dhe kulturor, në mes të këtyre dy rrymave politike.
Vetvetiu gjatë kësaj kohe të sundimit të diktaturave komuniste në viset Etnike Shqiptare u krijuan dy histori, u krijuan dy letërsi, e, njëra ishte historia e vërtetë kombëtare që shkruhej nga studiuesit më taban kombëtar, por me akribi shkencore siç ishin, profesor dr. Ernest Koliqi, prof. dr Zef Valentini, prof.dr.Athanas Gegaj, prof dr Isuf Luzaj, Kapidan Ndue Gjomarku, dr.Halim Begeja, Imzot Zef Oroshi, Mithat Frashëri, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shumë të tjerë.
Ndërsa në anën tjetër blloku i historianëve lindorë, e që fallsifikonte historinë shqiptare me metodologji ruso-jugosllave.
Çdo kundërshtar politik e quanin tradhtar, kolaboracionist, revezionist dhe shumë terma të ndryshëm që dinë t’i pjellë vetëm mendja e orientimit të idologjisë komuniste. Derisa të parët kishin orientim politik konceptin e ndërtimit të shtetit me pluralizëm, demokraci perëndimore, bashkëpunimin politik dhe ekonomik me perëndimin, të dytët komunistët orientimin e tyre e kishin drejtuar rreth ndërtimit të shtetit diktatorial, sistemin njëpartiak, vrasjen e atdhetarëve shqiptarë, burgosjen e familjeve të tyre dhe internimet, dhe si mjet i fundit ishin edhe historianët me pikpamje komuniste, për fallsifikimin e historisë për të gjithë ata atdhetarë që vepronin në orientimin perëndimor të politikës dhe shtetit shqiptar. Koha e vërtetoi se politkanët që vepruan në të djathtë dhe për bashkim kombëtar patën të drejtë. Sepse, ata qyshë herët kishin krijuar ura lidhëse në mes të shqiptarëve dhe shteteve perëndimore në Evropë si dhe në veçanti në Amerikë. Dhe, ne tani si historianë të rinjë para vetës kemi dy lloj historishë, njëra është ajo e fallsifikuara sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore e pjesërisht edhe gjatë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe periudha tjera historike, dhe tjetra ajo e shkruar me metodologji shkencore të nivelit perëndimor. Gjatë krahasimit të këtyre dy variantave të shkrimit të historisë shihet qartë se historianët komunistë e fallsifikuan historinë për nevojat e politikës së tyre ditore.
Meq historia don fakte, atëherë dua t’ju rikujtoj opinionit të gjër shqiptar edhe pse është i njoftuar edhe më parë se pikërisht tash e gati 70 vite më parë u nënshkrua me datën 8, 9, 10 korrik 1945 akti i tradhtisë së madhe pikërisht në Prizrenin e shumë Beslidhjeve Shqiptare, këtë dokument të tradhtisë e që po i vuajmë pasojat e tij sot e asaj dite, e nënshkruan këta delegatë të zgjedhur apo të emëruar. Pra, emrat e deputetëve të Kuvendit të Prizrenit që e nënshkruan tradhëtinë kombëtare që Kosova të i bashkangjitet Serbisë, para 69 vitesh, janë: Milija Kovaçeviq, Fadil Hoxha, Pavle Joviqeviqi, Ibrahim Gashi, Nikolla Vidaçiq, Hasan Kryeziu, Rexhep Butovci, Spasoje Gjakoviq, Qazim Bajgora, Fahir Ragipi, Sahit Zatriqi, Dushan Mugosha, Fahri Fetahu, Shaban Kajtazi, Boshko Çakiq, Xhevat Sojeva, Hajdar Hamza, Milutin Milkoviq, Pajazid Abedini, Zhivoin Çurqic, Rifat Berisha, Alush Zatriqi, Isa Xhemajli, Abaz Rexhepi, Hysen Thaqi, Alush Gashi, Hilmi Zariqi, Adem Stançiq, Halil Fejzullahu, Boshko Filipoviq, Xhavit Nimani, Osman Rifati, Predrag Ajtiq, Salih Meta, Mehmet Hoxha, Bajram Uka, Asllan Fazlija, Mustafë Hoxha, Sejdi Musaja, Kërste Filipoviq, Zekeria Rexha, Ismet Shaqiri, Xhevdet Hamza, Ali Shukriu, Milija Cvetiniq, Kadri Reufi, Gjoko Pajkoviq, Murat Kadria, dhe Misha Miçkoviq.
Ky vendim antikombëtar u aprovua plotësisht edhe nga komunistët e Tiranës të kryesuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Koqi Xoxe, Adil Çarqani, Petrit Dume dhe komunistë tjerë. Me këto vendime antikombëtare komplet tokat shqiptare ranë nën orientimin dhe pushtimin e pansllavizmit rus e jugosllav. Për herë të parë shqiptarët u orientuan drejt një rruge qorre e cila ishte e ditur që në një periudhë jo shumë të gjatë do të dështonte. Por që i kushtoi kombit shqiptar me dhjetëra e mijëra të vrarë, të masakruar, të burgosur e të shpërngulur. Ajo që dhemb ishte humbja e rrugës në oborr apo mosmundësia e orientimit të drejt kombëtar, sepse këto rexhime gjakatare dhe kriminele në të dy anët e kufirit ia shpërlanë trurin të rinjëve dhe të rejave duke i futur në ideologjinë e komunizmit dhe duke krijuar “njeriun e ri”, pa komb e pa fe, pa dinjitet e pa atdhe, apo siç thoshte Fishta ynë madhe: “Çka të lanë kta katër uqë/ që i turrën shoqi shojt/, do të dalë një djallë i kuqë/ që për të gjallë do tja fut thojt”.
Tani është fakt i njohur dhe i vertetuar me argument shkencore se Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe Partia Komuniste e Kosovës u krijuan nga jugosllavët, apo siç thoshte atdhetari Prenk Cali në një dialog me komunistin Mehmet Shehu edhepse i zënë tradhëtisht në mes të këtyre dyve, u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thot Prenk Calit: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po t’u bëje me ne Komunistat, pse veprove kështu. E vigani i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun.
Këtu është për tu theksuarë fakti, se shqiptari komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i del në përkrahje sllavit komunist vetëm se e kishin të njetën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit. Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistëve shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin (Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964, i cili shkruan: Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneqësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruem në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllokut, që kishte për sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojnë në ndihmë të Marshallit Jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën. Brigada të cilat arrijnë më shpejt e para e nisur nga Elbasani, e tue kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës. Kurse, një tjetër brigadë nën komandën e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar,Tetovë e Shkup për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare.
Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 700, dhe në Kërqovë 500 veta. Se, rexhimi komunist në Shqipëri vepronte njëtrajtshmërisht me rexhimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit.
Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy. Profesor Kolë Margjini u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, të cilat ia dorzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave.
U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jasht Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë.
Vlenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptarë, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike. Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina.
Për fund, duhet ndaluar ringjallja e ideologjisë komuniste në Kosovë
Meqenëse Komunizmi si ideologji është dënuar në mbarë botën, ai i ka sjellur botës me miljona viktima; ka bërë vrasje, persekutime, dhunime, burgosje dhe shumë gjëra tjera të shëmtuara. Derisa e tërë bota demokratike e lufton këtë ideologji pansllaviste, ajo po tenton të ringjallet sërish në Kosovë. Dhe kjo ringjallje nuk po tentohet të bëhet nga ndonjë nostallgjik titist apo enverist po pikërisht nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës.
Kjo kryetare bazohet në faktin, se kemi 5000 nënshkrime të qytetarëve gjakovar, me këtë e pranojmë faktin se, Gjakova paska gjallë ende 5000 komunistë. Por harron z.Kusari Lila se, Gjakova ka 95.000 banorë. Dhe, nëse kjo shifër përpjestohet atëherë del se vetëm 6 përqind të qytetarëve gjakovar janë për ndërtimin e Përmendorës së komunistit Fadil Hoxha, ndërsa 94 përqind janë kundër. Lajmi se Asambleja Komunale e Gjakovës ka vendosur më 17 vota për, dhe 15 kundër, që të hiqet nga rendi i ditës propozimi i Kryetares Mimoza Kusari-Lila që komunistit Fadil Hoxha t’i ngritet një bust në qendër të qytetit, është një lajm i mirë dhe fillim i vetëdisimit.
Ky lajm thotë, se gjatë shqyrtimit të rendit të ditës është kërkuar ndryshimi i pikave të parapara. Siç raporton Radio Gjakova, kuvendari nga radhët e PDK-së, Artan Nimani, ka kërkuar që nga rendi i ditës të hiqet caktimi i lokacionit për ndërtimin e bustit të Fadil Hoxhës, duke konsideruar atë si përgjegjës për shumë dëme që i janë shkaktuar Kosovës, gjatë periudhës së ish-pushtetit jugosllav. Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga AAK dhe Vetvendosja, ndërkohë që, më pastaj është zhvilluar një debat i gjërë për këtë temë. Në fund, ky propozim doli në votim dhe 17 vota pro kësaj kërkesë dhe 15 kundër, u vendos që pika e rendit të ditës për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit të Fadil Hoxhës të hiqet nga rendi i ditës.
Kjo pikë assesi nuk duhet të votohet. Dhe, gjithmonë me shumicë votash duhet të bije. Një gjë që më ka befasuar është fakti se, pse Dega e LDK-së në Gjakovë si dhe udhëheqësi i asamblesë z Luan Golaj që vjen nga kjo degë e LDK-së e ka përkrahur kët propozim!
Këtë po e them për faktin, se LDK-a është parti e Qendrës së Djathtë, ish udhëheqësi i saj dr.Ibrahim Rugova kryetari historik i LDK-së dhe i Kosovës, ka qenë një antikomunist i përbetum. Këtë gjë duhet ta dijë edhe Kryetari i ri i LDK-së Isa Mustafa, por edhe përfaqësuesi i tij Luan Golaj, se, nëse LDK-ja pranon që t’ju shërbei ringjalljes së reliktëve komuniste në Kosovë atëherë ajo automatikisht do ta humbë vendin e saj si pjesë e Grupit te Partive Popullore Evropiane, sepse partitë popullore Evropiane janë shumë të ndieshme, nëse ndonjë simotër e saj do të punon në ringjalljen e relikteve komuniste.
Për këtë dr.Isa Mustafa kryetar i LDK duhet t’i tërheqë vërejtjen Luan Golajt që mos të punoi në ringritjen e relikteve të përmbysura komuniste, se, vet LDK do të ketë pasoja të mëdha e sidomos tani kur po përgaditet që të qeveris Kosovën, dhe ku defakto edhe politika Evropiane dhe Amerikane është pajtuar për një gjë të tillë, por që pritet që dejure ta merr verdiktin e popullit të Kosovës në zgjedhjet e Qershorit.
Në një periudhë të shkurtër kohore, në Gjakovë pati dy akademi të organizuara pikërisht nga Kryetarja e kësaj komune. Pra, pati një akademi për komunistin Fadil Hoxha, ku dhe referuan komunistët: Isuf Bajraktari, Vehap Shita, Pajazit Nushi dhe ndonjë komunistë tjetër, si dhe Akademi për atdhetarin Kadri Kusari. Vërtetë sa i përket Akademisë për Kadri Kusarin këtu e përgëzoi Kryetaren e Gjakovës që ka bërë punë të mirë me ketë përkujtim. Kadri Kusari ka qenë një atdhetar i madh dhe nacionalist i përkushtuar për çështjen Kombëtare. Këtë e kam mësuar nga goja dhe shkrimet e te madhit atdhetar Teki Dervishi, e sidomos nga vepra e Teki Dervishit Palimpsestët e Dush Kusarit, vepër e përkryer e Teki Dervishit. Por i bëj me dije z.Kusari Lila se Kadri Kusari atdhetar, dhe Fadil Hoxha komunist e projugosllav nuk shkojnë bashkë. Kadri Kusari u burgos pikërisht nga rexhimi i Fadil Hoxhës, që me devotshmëri shërbente nëpër koltuqet e Beogradit, derisa Kadri Kusari me shokë torturoheshin e maltretoheshin pikërisht nga rexhimi i Fadil Hoxhës me shokët e tij komunistë jugosllavë.
Prandaj i propozoj z Kusari Lila, që të ngre një iniciativë, që në Gjakovë të ndërtohen përmendorët e Teki Dervishit, Mark Avdylit Ndreja, Kadri Kusarit. Dhe, njëherë e përgjithmonë, shqiptarët t’i gjuajnë në koshin e plehrave historike figurat që i shërbyen projugosllavizmit, sepse ka përfunduar kohë e pansllavizmit komunist në Trojet e Arbrit.