“Pas çdo romani që shkruaj, kaloj një periudhë “krize”, mbetem bosh. Është një vuajtje që herë zgjat shumë, herë më pak. Përfshihesh nga një ankth, të duket sikur nuk ke për të shkruar më. Pastaj, fatmirësisht, kur je çliruar nga romani pararendës, më saktë pasi ai ka dalë plotësisht prej teje, vjen romani i ri. Ti shpëton nga “kriza”, nga vuajtja” –
thotë Fatos Kongoli, dhe as nuk e ndjen fare kështu se sot mbushi 70 vjeç, se ai mendon për letërsinë e jo për vitet.
thotë Fatos Kongoli, dhe as nuk e ndjen fare kështu se sot mbushi 70 vjeç, se ai mendon për letërsinë e jo për vitet.
Shkrimtari Fatos Kongoli mbushi 70 vjeç , dhe për nder të këtij përvjetori botuesi ekskluziv “Toena” organizoi të mërkurën një ceremoni vigjilje, në sallën e Akademisë së Shkencave. Fatos Kongoli lindi më 12 Janar 1944 në Elbasan, është prozator, redaktor dhe matematikan shqiptar. Fatos Kongolli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit dërkombëtar “Balkanika”-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-ën, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Gjejme rastin t’i urojme gezuar ditelindjen dhe sa me shume vepra te reja nga shkrimtari yne i mirenjohur, Fatos Kongoli!
Stafi i Rervistes ” Kuvendi” i uron mikut te saj edhe shume vite te tjera te begata, per te miren e tij por edhe per te miren e letersise.
Gjithe te mirat per Ty dhe punen Tende!
Ky shenim u muar nga faqje e Mirela Kumbaros ne FB