Zbardhen 3 dokumente sekrete të Shtëpisë së Bardhë për luftën në Kosovë

Nga Aida Taullaj

Shtëpia e Bardhë në Washington ka deklasifikuar tri dokumente sekrete që kanë të bëjnë me Kosovën. Dokumenti i parë ka të bëj me memon e Këshilltarit për çështje të sigurisë drejtuar në shtator të vitit 1998 , atëherë, Presidentit amerikan Bill Clinton lidhur me ultimatumin e NATO-së.


Dokumenti i dytë ka të bëj me shkresën nga takimi ku janë diskutuar opsionet ushtarake të ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë (mars 1999). Ndërsa dokumenti i tretë shpalon detajet nga biseda telefonike e Clintonit me Hashim Thaçin në kohën kur ai ishte lider politik i UÇK-së.

Dokumenti i fundit është i datës 20 qershor të vitit 1999 , pra pak pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes NATO-së e Serbisë për tërheqjen e forcave nga Kosova.
Me të ofruar dimri e me rezistencën e mëtejshme të (Sllobodan v.j) Milosheviçit, është arritur pajtimi se ka ardhur koha kur duhet mbështetur kërkesat ndërkombëtare për zgjidhjen politike dhe për ti dhënë fund dhunës kundër popullatës civile nëpërmjet kërcënimit me ndërhyrjen ushtarake të NATO-së.

Kjo nënkupton se duhet bërë trysni në NATO që ta japë një ultimatum ku kërkon nga Millosheviqi të ndërmarr hapa konkret për të zgjidhur krizën humanitare dhe politike, ose do të ballafaqohet me përgjigjen ushtarake”, i kishte shkruar Këshilltari Samuel Berger, Presidentit Clinton në shtatorin e vitit 1998.
Berger ka shtuar se në rast të kundërshtimit të Millosheviqit SHBA-të “duhet të jenë të gatshme për një ndërhyrje të gjërë ajrore me qëllim të pengimit të Millosheviqit të realizojë operacione ushtarake në Kosovë”. “Ultimatumi duhet të shoqërohet me vëtejtjen strikte drejtuar shqiptarëve të Kosovës që ata të mos provokojnë përgjigje ushtarake të Serbisë”, ka shkruar mes tjerash Berger, i cili poashtu ka shpjeguar se ‘ekziston koncenzus që qasja të jetë ekskluzivisht e ndihmës humanitare’.
Berger po ashtu i ka tërhequr vërejtjen Clintonit se “vazhdimi i operacioneve brutale nga forcat serbe të kombinuara me ndërprejet e sulmeve të UÇK-së do të vazhdojnë të pengojnë ndihmën humanitare, kurse rreziku për masakra do mbetet edhe më tej i lartë”. Në shkresën e deklasifikuar sot, Berger përmend rezolutën e OKB-së dhe vendimin e NATO-së për të filluar të gjenerojë forcat, janë qështje të rëndësishme për përgatitjen politike e ushtarake për të shpallur ultimatumin. “Njëherësh kjo do të ishte një mesazh serioz që do ia përcjellnim Millosheviqit”, thuhet mes tjerash aty.
Një pjesë e dokumentit ka të bëj me OKB-në dhe Rezolutën e atëhershme të saj . “Rezoluta ndihmon në përgatitjen e bazave politike për përdorimin e forcës nga shumë aleatë tonë, por e njejta nuk ë bën në mënyrë eksplicite autorizimin për përdorimin e saj”, kishte shkruar Berger, sipas të cilit për shkak të rezistencës nga Rusia për përdorim të forcave “ShBA-të duhet të konsultohen nga afër me Rusinë, direct me të dhe përmes NATO-së, në mënyrë që të limitohen dëmet në marrëdhëniet mes tyre”.

Këshilltari i presidentit të atëhershëm të SHBA-ve kishte ngritur poashtu edhe shqetësimin e Kongresit amerikan përkitazi me ndërhyrjen ushtarake dhe frikën se dicka të tillë Kongresi mund ta shoh si ‘ndërhyrje që rezikon forcat amerikane’ dhe që mund të shpie në ‘zotimet afatgjate ushtarake për të mbështetur autonominë e Kosovës’.

Rreziku tjetër që përmendet në këshillat e Bergerit drejtuar Clintonit 6 muaj para fillimit të ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë është ai se përdorimi i forcës apo madje vetëm i kërcënimit ‘mund të shkaktojë që Beogradi të ndërpres përpjekjet për të ndihmuar si dhe të ndërpres procesin e negociatave, gjë që do të thellojë krizën edhe më shumë’.
Në fund të shkresës Berger i rekomandon Presidentit që të pajtohet për tu përgatitur për ultimatumin e NATO-së , të mbështetur më kërcënimin për përdorimin e fuqisë ajrore dhe strategjive përcjellëse diplomatike.
Shtëpia e Bardhë ka deklasifikuar edhe shënimet nga takimi ku është biseduar për procesin e planifikimit të ndërhyrjes ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë.

Faza e parë e planit, sipas këtij dokumenti, parashikonte koncentrimin para së gjithash në sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore t ëish Jugosllavisë në Serbi dhe në Mal të Zi. “Me kërkesë të SHBA-ve, NATO ka zhvilluar skenarin me dy opcione…Opsioni A është të synohen ushtria dhe njësitet policore të involvuara në ripërtritjen e dhunës kundër shqiptarëve në Kosovë , dhe opsioni B që synon tu përgjigjet sulmeve të Serbisë ndaj forcave të NATO-së në Maqedoni, Bosnjë dhe në shtetet e tjera fqinje”

Dokumenti poashtu përmbanë pyetjet dhe qështjet që duhet të diskutohen, në mesin e cilave edhe ‘ a duhet domosdoshmërisht të sulmohen sistemet e mbrojtjes në Malin e ZI’ dhe jepet sqarimi se ish Presidenti i këtij shteti, Djukanovic, është lajmëruar se kjo mund të ndodhë. “Faza një dhe dy opsionet mund të zbatohen brenda 24 orëve , së këndejmi kërkojmë pëlqimin tuaj për të involvuar forcat ameikane në to para fillimit të ndërhyrjes”, thuhet mes tjerash në këtë dokument, që ishte sekret deri tani.

 

Dokumenti përfundon me shtrimin e një sërë pyetjesh që duhej diskutuar atëbotë para marrjes përfundimtare të vendimit.

Dokumenti i tretë i deklasifikuar po ashtu ka të bëj kohën kur Bill Clinton ishte president. Ai shpalon detajet e bisedës telefonike që Clinton kishte realizuar me liderin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, pra pas ndërhyrjes 79 ditore nga ajri të NATO-së në Kosovë.

Gjatë kësaj bisede Clinton ka falenderuar Thaçin për “demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së” dhe i ishte falenderuar ‘që kjo ndodhi mu në ditën kur u përmbvyll procesi i tërheqjes së forcave serbe nga Kosova’.

Atëherë lideri politik i UÇK-së, aktualisht Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi i përgjigjet Presidentit amerikan poashtu me një falenderim dhe i thotë s ‘demilitarizimi është edhe sukses i tij’. “Ky ka qenë një kompromis nga ana jonë që e bëmë për hir të angazhimit për paqen e stabilitetin në Kosovë e rajon”, i kishte thënë mes tjerash Thaçi.

Më pas Clinton premton se do të angazhohet për sigurinë, për forcën lokale policore dhe institucionet vetëqeverisëse në Kosovë. Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës i premton presidentit amerikan se ‘do të respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë‘.

“Ne do të punojmë për të siguruar lirinë, paqen dhe demokracinë për të gjitha grupet etnike në Kosovë. E do të punojmë poashtu për krijimin e një ekonomie (tregu v.j.) të hapur e të lirë”, i ishte përgjigjur Thaçi.

Clinton ka përgëzuar Thaçin për lidershipin dhe për zotimin që i bëri për të drejtat e njeriut dhe ato të minoriteteve, kurse Thaçi i ka përkujtuar atij ‘se na presin beteja të reja, si kthimi i refugjatëve, rindërtimi, krijimi i shoqërisë civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e pluraliste.

Letra e fundit e deklasifikuar ishte e datës 20 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *