Poezia : Esse nga Nexhip Ejupi

Pa ia hequr askujt te drejten e te shkruarit te poezise,poezine nuk mund ta shkruaje kushdo…Ne nje njeqinvjecar nuk mund dhe eshte e pamundur te shquhen shume talente,me e pakta- sa gishtat e nje dore,me e shumta- sa gishtat e dy duarve…Konkurente dhe deshira konkurence ka shume,po jo te gjithe e vazhdojne konkurimin,qe zgjat gjithe jeten,madje edhe pasi shkohet ne ate bote.Ne,shqiptaret, kemi mundesira te fuqishme krijuese.
Por,gabimisht,ngutesisht,i biem me qafe poezise.Ka edhe fusha te tjera te artit per kurorezim aftesish…Konkurimi eshte vecanerisht cilesor.Cilesia e konkurimit u perket vetem cilesoreve ne cdo fushe te artit…Pacilesoret,sado qe mund te perkrahen,mbeten po pacilesore.Ata mund te perkrahen,por nuk mund te perkrehen,nuk mund te bejne shembullorin…Poezia eshte kenge dhe jo kushdo mund te behet kengetari i saj,pa ia hequr askujt te drejten e te shkruarit dhe te kenduarit ne shqip te poezise…Kori i madh i poezise eshte i perjetshem,i ngjan fillimisht nje shoshe,pastaj gjithnje e me teper nje site miellimet…Megjithate, bejme mire qe marrim pjese ne kete kor te mrekullueshem,me demokratikun ne bote dhe me despotikun ne cilesim…

Poezia eshte kenge…I mungon vetem kompozitori…Madje,me shume se kenge,kompozim pa nota…Ka te drejten e vet gjinore per t’u kenduar si himn kombetar ne cdo gjuhe e per cdo komb.Nder poetet tane kete fat te ne,shqiptaret, e ka Aleksander Stavre Drenova.Poezia duhet bere ne vazhdim te frymes me te shendoshe te tradites poetike. Manierat poetike jane shterpezime,tharje,mpirje.Burim i pashtershem eshte gurra popullore,ngacmim i perhershem,qofte dhe nje figure,nje perfytyrim,nje shenje simbolike…Ka melodi qe e perforcojne poezine,po ka edhe poezi qe e perforcojne vijen melodike.Himnet kombetare i kane te dyja te perputhura.Poezia kerkon shumellojshmeri tematike dhe ritmike,te gjitha perbrenda parametrave poetike…Po edhe pikture eshte poezia,sidomos lirikat e peizazhit.Ngjyrat s’i duken,por i perfytyrohen,duke te permendur nje stine te caktuar.Mbi te gjitha eshte pjese e shpirtit,kurorezim i ndjenjes dhe i mendimit..Qe te dyja i duhen:Dhe ndjenja,dhe mendimi…Eshte violina e pare e orkestrines se artit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *