Per cfare behet fjale?


Per  cfare behet fjale?

Mandati shtetëror për shëndetësinë -Luftë e ashpër mes Katolikëve dhe Kabinetit të presidentit Obama

 

Nga Merita Bajraktari McCormack *

Uashington DC

 

(Botuar per here të pare në Gazetën “Dielli”-Shkurt 2012)

 

Ka disa javë që po bëhet shumë zhurmë në shtypin amerikan dhe beteja është mes Administrates Shtetërore të presidentit demokrat amerikan Barak Obama dhe Udhëheqësve fetarë, sidomos Klerit Katolik (Konferenca e Peshkopëve të Kishës Katolike Amerikane). Por kjo betejë ka përfshirë edhe individë e grupime të tjera në të dy kampet. Në kampin e presidentit Obama janë anëtarë të kabinetit të tij, këshilltarë, ligjbërës dhe grupe liberale, si për shembull organizata “Planned Parenthood -Prindërimi i planifikuar”, që siguron numrin më të madh të aborteve (me qindra mijëra bebe vriten nga aborted çdo vit nga kjo organizatë që merr fonde qeveritare nën slloganin e ndihmës se grave të varfra) dhe në anën tjetër janë rreshtuar jo vetëm organizatat e kishave katolike por edhe protestantë evangjelistë, grupe hebrenjsh, etj…“ Fjala është për aktin ligjor të aprovuar që quhet “Reforma shëndetësore, shërbimet parandaluese dhe Institucionet fetare”.

Departamenti i Shëndetësise i Administratës së presidentit Obama ka nxjerrë së fundi një rregull që detyron pothuajse të gjithë planet shëndetësore private amerikane të përfshijnë mbulimin pa asnjë kosto të të gjithë ilaçeve e pajisjve kontraceptive, ilaçeve që nxisin abort të hershëm për gratë si dhe sterilizimin kirurgjik për meshkujt. Këto mjekime listohen si “shërbime parandaluese për shëndetin e grave” dhe se të gjitha planet shëndetësore do të duhet të mbulojnë këto shërbime pa asnjë kosto nga xhepi i individëve që marrin shërbimin, pavarësisht nëse siguruesit, punëdhënësi ose sponsori , apo qofte ehde nese gruaja vetë e kundershton një mbulim të tillë mjekësor. Kontraceptivët janë shpallur si masa preventive nga Institucione shendetësore vite më parë, pa marrë parasysh kundërshtimet e shumta e te vazhdueshme nga Kisha Katolike dhe grupe të tjera fetare që kanë arguentuar për dëmin moral dhe fizik që sjellin këto ilaçe apo pajisje. Katolikët argumentojnë se kontraceptivët etj, jo vetëm që dhunojnë ndërgjegjen e një besimtari, por ndërhyrja e qeverisë perbën shkelje të lirive themelore të individit parashikuar në Kushtetutën amerikane që kur ky shtet u themelua.

Përjashtime të kushtëzuara nga ky ligj, apo “me kushte të kufizuara” për punëdhënësit fetarë, janë aq të ngushta sa që ato nuk arrijnë të mbulojnë shumicën e organizatave me bazë fetare, duke përfshirë këtu spitalet katolike, universitetet dhe organizatat e shërbimeve që ndihmojnë e ju shërbejnë qindra milionë njerëzve çdo vit. Këtu përfshihen universitetet, organizatat bamirëse, shkollat katolike, dhe OJQ-të që janë ngritur për t’i shërbyer njerëzve në emër të Zotit. Ironikisht, madje as “Jezusi dhe dishepujt” e tij nuk do të mundnin kualifikimin nën këto rrethana thotë Konferenca e Peshkopëve Katolikë Amerikanë ( shih usccb.org).

Dihet se shërbimi ndaj të tjerëve për hir të Zotit, është kusht numër një i fesë së krishterë(fesë në përgjithësi –flasim per fenë e krishterë për shkak të përfshirjes në debat). Universitetet, organizatat që kanë në bazë mësimet e Krishtit dhe të Kishës janë organizatat, shkollat, universitetet apo spitalet më të mëdha në botë dhe shërbimi shkon tek çdo njeri, pa pyetur se kujt feje i përkasin njerëzit, pra shërbimi e bamirësia nuk konfondohet vetëm brenda për brenda fesë së tyre, të krishterët nuk i shërbejnë vetem të krishterëve, ata i shërbejnë gjithkujt, sepse kjo eshtë parim themelor i fesë së krishterë ( edhe të feve të tjera natyrisht-por këtu po flasim për fene e krishterë, meqë kleri katolik është perfshirë intensivisht në betejën me qeverinë).Kështu pra, duke përjashtuar vetëm kishat ku mbahen meshat dhe tempujt ku kryhen shërbimet fetare nga mbulimi me kontraceptive etj., Obama dhe Administrata e tij i kushtëzon Kishës, tempujve dhe organizatave katolike që kryejnë misionin e Kishës, se si të kryejnë atë mision apo si të jetojnë jetën e tyre fetare e se si t’i shërbjnë qëllimit të egzistencës së vet. Ndërhyrja qeveritare shihet absoultisht si brutale dhe e panevojshme dhe njëkohesisht edhe e rrezikshme. (Për ne shqiptaro-amerikanët te emigruar nga vitet 1990 e me vonë që kemi përjetuar ndërhyrjen e qeverisë deri në qelizat më të thella të jetës sonë në vitet 1945-1990 ,kjo që po ndodh sot në Amerikë është e frikshme…)

Peshkopët amerikanë dhe udhëheqës të feve të ndryshme në Amerikë argumentojnë se Administrata e Obamës ka refuzuar të njohë të drejtat e liritë kushtetuese dhe ndërgjegjësore të individit dhe organizatave të cilët kundërshtojnë mandatin e fundit qeveritar mbi shëndetësinë. Gjithë peshkopët katolike janë duke i bërë thirrje katolikëve amerikanë dhe besimtarëve të tjerë e për të luftuar këtë sulm të paparë mbi të drejtat e ndërgjegjes dhe liritë fetare.

Ky mandat detyron të gjithë punëdhënësit të mbulojnë punonjësit dhe universitetet e shkollat t’ju japin falas nxënesve e studentëve kontraceptivët për parandalimin e shtatëzanësisë. Gjithashtu nëse një individ i papunë, (që s’ka siguracion) nuk pranon të blejë siguracion të plotë apo që kërkon siguracion të pjesshëm pa koston e këtyre hapjeve apo pajisjve kontraceptive, që janë kundër ndërgjegjes së tij, ai individ duhet të paguajë një gjobë financiare. Po ashtu institucioni apo siguruesi duhet të paguajë një gjobë nëse nuk e mbulon këtë shërbim. Ndërkohë që shumë amerikanë e kundërshtojnë në shumë aspekte reformën mjekësore të Presidentit Obama që njihet si “Obamacare” dhe e qujanë si akt detyrues dhe që shkel të drejtat themelore të qytetareve amerikane, të tjerë, krahu liberal, e mbështet mandatin që detyron mbulimin e kostos dhe shërbimin me kontraceptive për gratë dhe sterilizimin riprodhues të meshkujve duke argumentuar se kontraceptivet jane masa preventive për shëndetin e femrës. Kjo ka ndezur një luftë të paparë në historinë amerikane mes kampit politik dhe atij fetar. Kisha Katolike ndër shekuj ka mësuar dhe vazhdon të mësojë se kontracepsioni dhe sterilizimi, ashtu si aborti janë akte të së keqes, janë veprime që bien ndesh me mësimet e Kishës, janë të dënueshme dhe janë vepra kundër krijuesit dhe se dhunojnë urdhrat e Zotit e sidomos urdhrin e parë të Zotit që thotë : “Unë jam Zoti yt, mos merr për zota të tjerë perveç meje” dhe per abortin urdhrin e pestë “ Ti nuk do të vrasësh ”. Një besimtar nuk i pranon këto dhe se ndergjegja e tij nuk e lejon te bëjë një akt kundër Zotit, krijuesit të tij.

Liritë fetare janë primare në Amerikë dhe Kisha Katolike argumenton që liria fetare është e stampuar përjetë në kushtetutën Amerikane dhe se themeluesit e shtetit Amerikan e patën këtë liri themelore parasysh kur e themeluan republiken e lirë, vendin më të lirë e më demokratik në botë dhe që ka shërbyer ndër shekuj si vendi më i sigurtë ku liria fetare nderohet ,respektohet e garantohet me ligj. Nuk është aspak punë e qeverisë federale të detyrojë punëdhënësit apo punënmarrësit të mbulojë shpenzimet e ilaçeve që jo vetëm janë kundër lirive e ndërgjegjes por edhe sepse shkaktojnë dëme shëndetësore(gratë që marrin kontraceptive janë në rrezik më të madh për kancer se sa ato qe nuk marrin keto ilaçe). Ndërkohë që presioni në rritje ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë këto dite presidenti Obama po bën përpjekje tia kalojë detyrimin financiar shoqërive siguruese. Kjo do të sjellë shqetësime më të mëdha akoma, pasi në historinë e SHBA-ve vetëm këto shoqëri nuk bëjnë shërbime falas dhe dikush duhet të paguajë nese qeveria imponon ligjin. Kush do paguajë e si do paguajë??Kjo mbetet të shhet në këtë vit zgjedhjesh presidenciale…Lufta mbetet e ndezur dhe po bëhet sa intensive aq edhe interesante.

Qeveria në një anë do të mbijetojë dhe lufton të rimarrë votat e liberalëve dhe atyre që janë proponentë të kontraceptivëve dhe abortit dhe e propagandon ligjin si ligj që mbron shëndetin e grave. Ndërsa Kisha Katolike lufton për të mbrojtur atë qe e ka të shenjtë e të çmuar dhe po ashtu edhe për të mbrojtur të drejtën e besimtarëve dhe të gruas në veçanti që në fakt permes përdorimit të kontraceptivëve nuk i mbrohet shëndeti por abuzohet e dmtohet shëndeti i saj. Kisha Katolike ka angazhuar të gjitha mjetet educative që ka në dispozicion për t’i shërbyer e edukuar gjithë njerëzit që të mireinformohen dhe të kuptojnë problemin mire në mënyrë që ta parandalojnë dhe t’i shpëtojnë çekanit diktues dhe ndërhyrjes me forcë të qeverisë aty ku nuk i takon.

*Autorja e shkrimit është Presidente e Degës së VATRES në Uashington DC.Opinionet dhe qëndrimet personale të shprehura në këtë artikull janë opinione personale të autores.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *