Heqja e vizave për shqiptarët drejt Amerikës, nuk është më një “Misoin i Pamundur – Mission Impossible”

BEQIR SINA, New York

 

 

Ambasada Amerikane nuk thotë se është e pamundur, as po hedh posht idenë e Berishës, por po ju thot skeptikëve ( Edi Ramës, Mero Bazes, Ilir Metës, Koço Kokëdhimës, Erjon Velisë) që Shqipëria, ashtu si dhe shumë vende që janë më të zhvilluara ose dhe më poshtë se Shqipëria, kan për ta arritur heqjen e vizave.Në total janë vetëm 37 vende që mund të lëvizin pa viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Mes tyre janë vendet më të zhvilluara në botë, por jo të gjitha vendet e BE-së.

 

 

BENSONHURST BROOKLYN NY :   Media opozitare, dhe ajo e majtë, ndryshe ai megafoni i çjerrë i fushatës së Edi Ramës, duke shfrytëzuar me djallëzi, edhe një njoftim të Ambasadës amerikane, në Tiranë, në faqen e saj të interenetit, i cili bënë pjesë në rregulloren e vizave “Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program), sipas oreksit, konvertohet në llogari të tyre. Kjo, gjoja si përgjegje ndaj fjalës të Kryeministrit Berisha, i cili, deklaroi gjatë një mitingu elektoral në Durrës se: “Kjo qeveri në mandatin tjetër, do të punojë që të hiqen vizat me SHBA , ashtu si u hoqën me Europën – pra lëvizjen e lirë të Shqiptarëve” . Diçka krejt noramale!

 

 

Ndërsa, në statusin e tij në rrjetin social Facebook, deputeti demokrat Genc Pollo thotë sot se me punë qeveria e Berishës, do ia dalë edhe heqjes së vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Dhe shton se po shihja sot që media pro opozitare e ndonjë deputet socialist pretendonin se Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, doli kundër angazhimit të PD-së e Kryeministrit Berisha për të hequr vizat me Amerikën. Argumenti i tyre ishte se, sipas website-it të sektorit konsullor të ambasadës, rezulton se Shqipëria nuk i përmbush kriteret. Eureka! Zbulim i madh. thekson zoti Pollo,” Është logjike që nëse i përmbushnim kriteret, vizat do të ishin hequr. Por të mos harrojmë se në fushatën zgjedhore, në vitin 2009, kur angazhoheshim për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian (Schengen) gjatë mandatit të dytë të PD ne nuk i përmbushnim kriteret. Me punë e reforma kjo u arrit; dhe vizat u hoqën. Jam kurioz nëse PS-ja do të tentojë sërish të sabotojë e bllokojë heqjen e vizave me ShBA-të siç bëri tre vjet më parë”, ka thënë me shumë të drejt dhe me logjik, zoti Genc Pollo.

 

 

Mirëpo, duhet sqaruar se Ligji aktual amerikan kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre për qind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera, çka është krejt normale për çdo vend të botës, dhe nuk përbën ndonjë gjë specifike, vetëm për Shqipërinë, në këtë rast.

 

Amerika, duhet shtuar se ka rregulla të forta përsa i përket vizave dhe normalisht ka vënde shumë herë më të zhvilluara se sa Shqipëria dhe nuk e kanë sistemin e vizave me Amerikën . Ashtu si ka edhe vende shumë më poshtë se Shqipëria, që nuk i plotësojnë fare këto kriteret e kërkuara, por ngaqë kjo është thjesht një praktikë Amerikane, dikush përfiton dhe natyrisht dikush nuk përfiton!?.

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu si të gjitha ambasadat e saj në mbarë botën, sqaron gjithmonë qytetarët e vendeve ku ata kan ambasadat e tyre, se :”Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) qeveriset me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VWP”, sqaron për këtë ambasada e SHBA në faqen esaj të internetit http://albanian.tirana.usembassy.gov/, pa permendur këtu Shqipërinë dhe Kryeministrin Berisha, ashtu si shkruan TemA, Shekulli, apo si e qendisi lajmin Top Channell, Vizoin Plus e të tjera mjete mediatike të Edi Ramës.

 

 

Mirëpo, Edi Rama dhe kjo opozitë, kjo media gjynyfqare dhe qarramane, këta gazetarë, analistë e politikan të ideoligjizuar deri në palcë, me ideologjinë e “Boshtit të së Keqes”, kështu than edhe për pranimin e Shqipërisë në NATO, apo edhe për heqjen e vizave me BE. Kështu, thanë këta gojë keqinjë dhe gojë ligë, edhe për Rrugën e Kombit, që i bashkojë Shqiptarët, dhe që shembi atë  “Murin ndarës”. Kështu, thanë këta edhe për Tunelin e Elbasanit, apo rrugët e asfaltura ngado që të udhëtosh nëpër Shqipëri, dhe për internetin. Dhe tani “majmunëria” Edi Rama, bredh me autobuz superluksi dhe jep konferenca me “rrogëtarët” – gazetarët, në IPad, nëpër ato rrugë të nivelit ndërkombëtar.

 

Dhe kulmi i kësaj deklerate të Kryeministrit Berisha, ishte kundërvënia dhe mënyra se si u mundua ta hedhi poshtë, atë edhe Paskal Milo, i cili shprehet kunder deklaratës së kryeministrit për liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i demokracise sociale, “liliputi” dhe sojezi i Edi Ramës, i kërkon SHBA-ve, të mos ia japin edhe këtë kartë Berishës…..!

 

Kjo tregon se sa poshtë ka rënë një ish- diplomat i ideologjizuar, të cilit, duket se i ka mbetur ende ora në kohën e Enver Hoxhës, me SHBA. Mbasi për Ish-ministrin e Jashtëm Paskal Milo, kjo nuk është gjë tjetër veçse mashtrim elektoral dhe nuk është aspak në të mirën e qytetarëve shqiptarë, që me zor e presin të vijë ajo ditë.

 

Megjithatë, finoku Milo ka dyshimet e veta që një gjë e tillë mund të ndodhë. Ndaj ai argumenton edhe këtë qendrim të tijin radikal – spese, ai ndejen kjo mund të ndodhë, por ndërsynë median e majtë, “ekstremistët” majtistë si Mero Bazen, Koço Kokdhimën, Vizion Plus, Top Chanell, e tjera media rrogëtare, që të lëvizin të gjitha “levat” sa më parë, që kjo të mos realizohet të paktën deri sa të vijnë ata në pushtet….! . Kjo vjen nga fakti sepse, tek majtistët egziston frika e madhe se të gjitha kreditët, çfarë janë në këto 8 vjet arritje historike, për Shqipërinë, i ka bër dhe i ka marrë deri tani Kryeminstri  Berisha  : pranimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave me Bashkimin Evropian (Schengen) , Rrugën e Kombit,  Tunelin e Elbasanit, apo rrugën e Arbërit, nesër, rrugët e asfaltura kryqe e tërthorë Shqipërisë, internetin, dhe i vetmi vend me një ekonomi të brishtë, që nuk e preku kriza ekonomike, Shqipëria..

 

Shqipëria, dihet botërisht se tani është një nga vendet më “të preferuara” të Shteteve të Bashkuara Amerikës në Ballkan. Vendi më pro-amerikan në botë, thonë vetë Amerikanët. Shqipëria, ka numërin më të madh të fituesve të Lloterisë së vizave – 5000 qytetarë shqiptarë, përfitojnë në çdo shpërndarje të këtyre vizave. Duke pasur maredhenie te shkelqyera me Ameriken, Shqipëria, sot është partnere e disa programeve dhe projekteve të mëdha me SHBA, përfshirë pjesmarrjen e saj në paqen dhe sigurinë, luftën kundra terrosrismit me trupa në Afganistan dhe Irak .

Për pasojë dhe çështja e lëvizjes së lirë në drejtim të SHBA, do të bëhet me mënyra të “terthorta” dhe me ritme të përshpejtuara, për Shqipërinë, duan apo sduan Edi Rama dhe Pakal Milo. Për këtë duket se shqiptarët janë me fat, që nuk ka më nevojë për ato votat e Edi Ramës, pra të opozitës, si ato me kalimin e tre ligjeve, për  marrjen e statusit të vendin e kandidatit të BE. Ndryshe, Shqipëria, dhe shqiptarët sigurishtë, që do ta pesonin si e pësuan me integrimin, deri tani.

Në ndërkohë duhet theksuar se “Zgjedhjet e 23 Qershorit, lidhjet e mira të Shqipërisë me SHBA, dhe vizat kan qenë në qendër të bisedës mes Kongresmenit amerikan, Demokrati i Michiganit, Gary Peters dhe ambasadorit të Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi,” paradokohe. Çka do të thotë se qeveria e Shqipërisë, është e angazhuar po punon në këtë drejtim me të gjitha kapacitetet e saj – që edhe shqiptarëve t’ju hiqen vizat me SHBA.

 

Në dekleratën e tij për shtyp kongresisti demokrat Gary Piters, thotë se me Ambasadoriin e Shqipërisë në Uashington, zotin Gilbert Galanxhi, ata diskutuan ndër të tjera edhe lidhje lëvizjen pa viza të shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara.

 

 

Kongresmeni amerikan Gary Peters – thotë ndër të tjera, në një dekleratë se Ambasadori i Shqipërisë në Ushington Gilbert Galanxhi, gjithashtu, kërkoi atij mbështetje për vizat afat-gjatë, në lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë drejt SHBA, pra hyrjen me viza disa vjeçare. Çka do të thotë se qeveria po punonë për këtë çështje.

 

Kongresmeni Peters, në dekleratë ka thënë se edhe ai i mbështet përpjekjet për të lehtësuar tregtinë legjitime dhe të udhëtimeve me viza për shqipëtarët, dhe do të punojë me aleatët në Kongres drejt këtij qëllimi.

 

“Për vizat afat-gjatë, viza hyrje në SHBA, ai thotë se do të inkurajojë më shumë vizita në Shqipëri dhe të lejojë qytetarëve shqiptarë vizita të komuniteteve shqiptare në SHBA, për të vizituar anëtarët e familjeve për një periudhë të zgjatur kohe, me sa më pak vështirësi që të jetë e mundur.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *