BEQIR SINA, New York
Shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, zoti Visar Ymeri, po viziton SHBA, pse po “mungon” Albin Kurti!?
WASHINGTON D.C: Mbasi më 14 Dhjetor 2011 Ambasada e SHBA-së në Shkup, iu patë refuzuar kërkesa për vizë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndoshta edhe kësaj radhe i ka ndodhur e njëjta gjë, megjithëse, duhet pranuar se kësaj rradhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.
Mirëpo, në rrjetin social të interrnetit znj. Albana Krasniqi, më 10 prill 2013, ka nisur një mesazh nëpërmjet postës elektronike, ku njofton se zoti Albin Kurti kreu i i Vetvendosjes në fund të muajit prill – sipas saj do të vizitonte Shtete e Bashkuara të Amerikës. (Subject: Albin Kurti’s visit to US Date: 4/10/2013 1:31:47 P.M. Eastern Daylight Time From: akrasniqi07@gmail.com)

Më konkretisht në njoftimin e saj – të cilin e kan marrë edhe shumë lider të komunitetit, veprimtarë të njohur të komunitetit, dhe disa miq të shqiptarëve në kongresin dhe qeverinë amerikane, thuhet se :” Z. Albin Kurti do të vizitojë Shtetet e Bashkuara në fund të Prillit/ Maj, dhe shkruan Albana Krasniqi, se ne jemi duke planifikuar disa takime me shqiptarët që jetojnë në SHBA. Përveç kësaj për vizitën e tij në SHBA, bëhet me dije se kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe ne mund të përfitojmë shumë nga prania e tij dhe angazhimin e tij në bisedë të drejtpërdrejtërreth zhvillimeve në Kosovë dhe më gjerë.
Mesazhi i Albana Krasniqit, myllet me sqarimin se :”Nëse ju dëshironi për të marrë pjesë në ndonjë prej këtyre takimeve dhe ngjarjet që do të organizohen gjatë vizitës së Albinit në SHBA, ju lutem dërgoni një email tek albanak@hotmail.com kështu që ju mundtë përfshiheni në listë.”.

Në këtë mesazh ajo nuk sqaron se në emër të kujt e ka shpërpndar këtë mesazh dhe cili është statusi i saj.
Mbas lajmit , ajo çka lë hije dyshimi se Albin Kurtit mund t’i jet refuzuar hyrja përsëri në Shtetet e Bashkuara është se këto ditë ndodhet në SHBA, shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, zoti Visar Ymeri, i cili ishte i ftuar dje në emisionin Ditari të Zërit të Amerikës.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy vjetë më parë kur Shtet e Bashkuara i vizituan disa herë personalitete të Vetëvendosjes ndërsa që Kurtit më parë, megjithse kishte aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane me qëllim të vizitës në SHBA, por ajo i është refuzuar, ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura, ende!?.
Sipas burimeve të medias shqiptare akoma nuk dihet se në çfarë kategorie refuzimi është futur emri i kreut të VetëVendosjes zotit Albin Kurti, mbasi zyrtarisht amerikanët ende nuk janë shprehur në refuzimin e tyre, të parë dhe nuk janë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike!?.
Ndryshe, lideri i Vetëvendosjes në disa raste ka pasur përplasje verbale nga distanca me ish – Ambasadorin Amerikan në Kosovë, diplomatin amerikan Chritopher Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në “punët e brendshme të Kosovës.