KAM NJË ËNDERR! (Dedikuar endacakes së vrarë në kryqëzimin e Institutit një vit më parë)

nga Alma Prifti (Alexandra Larina)

 

“Ndonjëherë ëndërrojmë të jemi zogj! Qëllimi i kësaj dëshire është të njohim më mirë botën që na rrethon. Dëshirojmë të dijmë sa realiste është. Sa e drejtë me jetët tona. Njohja principale e botës është një ëndërr e rrezikshme. Mund të të cojë në humbje të vetvetes. Ndoshta kjo është arsyeja që zogjtë rrojnë aq pak. Ata helmohen nga ngjarjet, historitë, këngët, filmat, lotët, trragjeditë, fatkeqësitë, dasmat,divorcet, politikat, varfëritë, lindjet, vdekjet! Ja pse helmohen ata! Nuk e mbajnë dot peshën e dhimbjes. Nuk mund të pranojnë mbinjohjen e botës. Futurojnë e fluturojnë kuturu, ngado ku u shkojnë krahët, për të shmangur cilësinë që zotërojnë. E quajnë të dhimbshme, të pamëshirshme. Prandaj rrojnë kaq pak. Jetëshkurtësinë e tyre e quajnë fat! Për ta është një dhunti që zoti ua bëri dhuratë për tu lehtësuar dhimbjen e mbinjohjes. Kur këto gjëra na vijnë nëpërmend, ëndërra për të qenë zog kthehet në një makth. Ndonjëherë ëndërrojmë të jemi trrashëgimtarë. Na pëlqen të quhemi Mbretëresh apo princesh. Shtysa drejt kësaj ëndërre është jeta mbretërore që ato bëjnë në, dukje përrallore. Dëshirojmë të trajtohemi si ato. Kjo lloj ëndërre mund të jetë e rrezikshme po aq sa mbinjohja. Njeh beteja të përgjakshme. Shikon njerëz të ndarë në pjesë. Shikon gjak që rrjedh në këmbët e tua nga mizoria e të tjerëve. Asgjë s’të duket e bukur në këtë ëndërr. As ballot mbretërore më pricat. E si mund ta shijosh jetën e trrashëgimtarit kur sheh njerëz të vdesin, fëmijë të digjen gjatë pushtimeve, gra të përdhunohen, koka të priten apo trupa të varen. Dhimbje që vetëm një pric nuk e duroi dot, Sidarta i Indisë. Ai ia shiti shpirtin zotit për të shpëtuar të tjerë shpirtra të pafajshëm të mallkuar nga fati i zi duke pasur për mbret babanë e tij. Edhe ëndërra si trrashëgimtar mu venit. Çfarë mund të ëndërroj tjetër? Më mirë nuk po ëndërroj më në mënyrë që këto ëndërra një dite të mos kthehen në makthet e mia më mizore. Po rri kështu sic jam”. Këto ishin mendimet e një ëngjëlli që ëndërronte shumë. Ky ëngjëll ishte ndryshe nga të tjerët. Nuk kishte krahë. Jo se zoti nuk ia dha, por bota mizore ia preu që mos të fluturonte shumë lart. Ia ndali hovin trimëror. Ia kufizoi horizontin e ëndërrave. E ktheu në mjelmë. Krahët që ka nuk e shpihen më larg se liqeni i trrubullt ku natyra e rrëzoi. Aty u gozhdua fati i saj, fat mizor, fat prej kafshe. Me rrobat e grisura të palara ndonjëherë, flokët e ngjitur nga yndyra dhe pislleku i tokës, fytyra e vrarë dhe e hequr nga nënpesha që i ka sjellë uria, nofullat e dala nga dhunimet fizike të disa gjuajtjeve burracake. Sapo e shikoje, ndieje një shpërthim të fuqishëm në kraharor. Ajo kishte ëndërra pafund. ëndërronte të kishte rroba të bukura dhe ti ndërronte ato sipas dëshirës, ëndërronte të kishte një shtëpi ku të pleqërohej. ëndërronte të shkonte në parukeri dhe të bëhej e bukur sa herë të dëshironte. ëndërronte të bëhej dikushi me rëndësi ku pasardhësit e saj të ishin krenarë për emrin që mbartnin. Ajo ëndërronte botën e bukur, botën plot paqe dhe dashuri. Me pak fjalë, ëndërronte fushat me lule dhe ujvarat me ujë të kristaltë. Ua kishte frikën ëndërrave. Thoshte se ato të marrin jetën. Teoria e saj u vërtetua kur një ditë shiu plot trishtim, ajo shkoi të mblidhte kanace në një nga koshat e rrugës për ti blerë ushqim fëmijës së saj 6 muajsh, fryt i një përdhunimi.  ëndërrat e saj u shuan momentin kur një makinë kryqëzoi fatin e saj në udhëkryq duke lenë jetim foshnjen e pafajshëm. Thuhej se e bëri babi i fëmijës për mos ti dalë emri si autori i përdhunimit. Ajo u përpoq ta njihte botën me imagjinatë. Nuk shkoi shumë larg. Jo sepse makina e ndau nga bota në moshë të re, por sepse ajo e dinte se ëndërrat të merrnin jetën. Si ajo ka plot të tjera që jetojnë me ëndërra! Pyesin veten se cfarë do të bëjë jeta me to. Kjo pyetje, për këtë ëngjëll krahëprerë, mori një përgjigje shumë të keqe. Të gjithë këto fate të vrara e kthejnë botën në një bulevard ëndërrash të thyera ku shpresa vdes e fundit edhe pse shpirti jeton përjetesisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *