Fjalim i mbajtur në Sallën e Kuqe të pallatit të rinisë dhe sporteve në Prishtinë,me rastin e promovimit të filmit dokumentar:”RRUGËTIMI I NJE LIBRI NËPËR BOTË”.
ME VUAJTJET E POPULLIT NË ZEMËR E NË SHPIRT
Ismet Sylejmani
Prishtinë,24 Dhjetor 2012
Të dashura familje të heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!
Të nderuara familje të të masakruarve dhe të të vrarëve nga dora gjakatare e kriminale pushtuese serbe dhe ish-jugosllave!
Të nderuar të mbijetuar nga dhuna dhe barabaria serbe!
Të nderuar të pranishem!
Nusret Pllana,shekullin e pavarësisë së 100 vjetorit të shtetit shqiptar, e permbylli me perfundimin e shpërndarjes nëpër qendrat më të medha të globit,të librit të tmerrit dhe të vuajtjeve të pafund të popullit shqipar të Kosoves dhe viseve të saja,nga ish- Jugosllavia përkatësisht nga Serbia pushtuese.
Nuk ka as më të voglin dyshim,se këtë maratonë prej heroi të gjallë të llojit të vet, të cilin historia e lavdishme e popullit shqiptar nuk e ka njohur deri me sot, emblema e radios luftarake çlirimtare,Kosova e Lirë,folësi legjendar dhe historik i saj Nusret Pllana,e sjellë me plotë madheshti të dhembjes kombëtare,si pasuri të historisë moderne të Kosovës së çliruar nga dhuna pushtuese shekullore serbe.
Nusret Pllana,ky burrë i popullit dhe i Atdheut tonë,me vendosmeri prej besniku të madh të idealeve liridashëse të qindra dhe mijëra të rënëve për liri dhe të gjallëve çlirimtarë e veprimtarë të devotshëm,u bë zemra e çdo pjestari të popullit shqiptar dhe si bleta shkoi dhe e dergoi në çdo vend të botës,realitetin tragjik të cilin e kishte jetuar dhe provuar në kurriz populli i Tij i vuajtur e duarthatë,i cili kishte qenë pre e krimeve monstruoze të xhelatëve serb.
Gjak,masakra,vrasje,dhunë dhe terror permanent njerëzor e kombëtar,ka shkaktuar Serbia pushtuese më shumë se 100 vjet.
Këtë realitet nacional të hidhur e tragjik,e ka pasqyruar në librin e tij tanimë të njohur” TERRORI I SERBISE PUSHTUESE MBI SHQIPTARET”,njëri prej më të mëdhenjëve të kombit tonë,zeri çlirimtarë,fatosi i maleve liridashëse të Kosovës së lirë, Nusret Pllana.
Të këqijat e mëdha që iu shkaktuan popullit tonë nga Serbia pushtuese,erdhën valë- valë e kurrë pa pushuar e pa u ndalur.
Këtu në këtë libër të cilin pa e lexuar dhe shfletuar nuk bën,kurse po e lexove dhe i shikove me kujdes fotot të tjetërson,të tmerron,të shterron e të cfilit,sepse aty sheh një e nga një,me fakte e argumente bindëse,se sa shume i ka shkaktuar gjakëderdhje,dhembje e vuajtje popullit tonë Serbia antishqiptare e antinjerëzore.
Në këtë libër sheh se sa shumë plagë i ka hapur Serbia popullit tonë,dhe ato nuk janë mbyllur por kanë mbetur të hapura,dhe përgjithmonë do të kullojnë gjak.
Gjak të popullit tonë të pambrojtur e duarthatë,i cili vetëm në epokën e UÇK-së dhe me luftën e saj të lavdishme e me ndihmën e Shqiperisë dhe aleatëve si SHBA,Britania e Madhe,Gjermania, Franca etj., ka nisur jetën e re,të lirë dhe të pavarur në Kosovën Republikë,e cila po vazhdon të njihet e të pranohet nga shtetet e ndryshme të botës.
Çdo faqe e çdo fletë e këtij libri,të godet në palcë,të dërmon shpirtërisht,sheh aty se sa shumë e në mënyrë sistematike Serbia shfarosëse e antishqiptare,ka tentuar të likuidojë perjetësisht çdo gjë që ishte shqiptare.
Por në këtë libër,që do të jetë një nga majat e memories së gjallë të të kqijave që i janë shkaktuar një pjese të kombit tonë,përnjëherë të ngjallet një forcë e madhe dhe një krenari enorme shqiptare dhe njerezore,sepse nga afër bindesh,se megjithë orvatjet dhe veprimet e pafund e të sinkronizuara politike,ushtarake e shteterore serbe,Serbia pushtuese,nuk ia ka arritur të shkatërrojë e ta zhbëje nga faqja e dheut popullin shqiptar të Kosovës,trim e të papërkulur,që me luftë e heroizëm, perballoi shfarosjen e asimilimin dhe si feniksi u ringjall dhe ecë e përparon me sukses përkrah popujve të Evropës dhe botës demokratike.
Karla del Ponte,Dik Marti dhe tërë të ngjashmit sikur këta kudo nëpër botë, e veçanerisht disa prokurorë antishqiptar ndërkombëtar këtu te ne në Kosovë,duhet ta kenë këtë libër në bibliotekat e tyre, të mos e shkyejnë dhe të mos e djegin pasi ta kenë lexuar,por ta ruajnë në bibliotekat e tyre sepse u duhet pasardhësve, nipërve e mbesave që i trashegojnë,por edhe të marrin anën e popullit shqiptar,sepse populli ynë ishte ai që vuajti e heqi të zitë e ullirit;populli ynë ishte ai që u vra e u masakrua,që u djeg e u pjek në hell,që pjestarëve të popullit tonë pasi ua qane gjokset me thikë e sopatë, xhelatët ua mbushnin me prush,duke ua djegur e shkrumbuar zemër e mushkri, kështu nëpër histori na ka trajtuar Serbia pushtuese,por kurrë,kurrë nuk arriti të na e humbte farën,sepse ne dëshmuam se kishim komb e Atdhe,sepse një popull i tërë ishim vazhdues të denjë i kryengritsit dhe Komandantit, të madhit Skenderbe.
Të nderuar të pranishëm!
Imagjinojeni një njeri që për 10 vjet nuk u ndal kurrë!
Një shqiptar të përmasave heroike,që niset në rrugën e gjatë të udhëtimeve të ndryshme nëpër botë.
I vetëm në aeroplan,i vetëm nëpër aeroportet ndërkombetare, i vetëm në netët dhe ditët e 10 viteve,i vetëm me vuajtjet e popullit të Tij në zemër e në shpirt.
Nëpër qendra të ndryshme të globit,me valigje e libra në krah,mbi supet e Tij rëndonte pesha e bagazhit të barbarisë serbe të 570.000,- mijë shqiptarëve të vrarë e të masakruar, gjatë më shumë se një shekulli,të cilët Serbia fashiste dëshironte t’i mbante përgjithmonë të pazbuluar.
I tërë ky udhetim historik nëpër gjeografinë e planetit,sa i vështirë aq edhe i rëndë,është bërë nga ky njeri me vendosmeri prej titaniku,të paparë e të padegjuar kurrë më parë,për ta derguar në çdo vend,e te çdo popull nëpër botë, librin e Terrorit të Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët,për ta informuar edhe në këtë formë opinionin botërorë për ngjarjet dhe tragjeditë e shkaktuara të xhelatëve serbë,mbi popullin shqiptar në Kosovë.
Washingtoni,New Yorku,Parisi,Roma,Shtutgarti,Nurnbergu, Dortmundi,Vjena,Zurichu,Ankara,Istanbuli, Stokholmi,Kopenhaga,Budapesti e Melburni,ishin disa nga metropolet e mëdha, në të cilat është promovuar ky liber,dhe aty përfundimisht është arkivuar në formë fizike dhe elektronike,në bibliotekat nacionale dhe universitare,për të mbetur e përjetshme dëshmia gjenocidale serbe mbi shqiptarët e Kosovës.
Zonja dhe zotrinjë!
2.750 ekzemplarët, janë 6.875,- kg, pesha totale e librit të shpërndarë anë e kënd globit tokësorë.
Ndërkohë që pesha e informacioneve të brendshme të përmbajtjes shokuese të këtij libri,është e përmasave antologjike.
Një ndër sukseset e veçanta të promovimit të këtij libri,konsiderohet futja e tij në Bibliotekën botërore të Kongresit Amerikan,në selinë e OKB-së,në Bibliotekën Shtetrore të Bajernit të Gjermanisë,në Akademinë Ushtarake të Bundesvehrit të Gjermanisë,në Bibliotekën Shteterore Viktoria të Australisë dhe në bibliotekat kryesore nacionale dhe universitare të Evropës dhe botës. Prandaj edhe ky fakt e bënë të përjetshëm rëndësinë e këtij libri,jo vetëm për historinë shqiptare por edhe për atë botërore.
Këtë rrugëtim maratonik,e bënë përfundimisht edhe më të pavdekshëm fakti se e perjetëson në celuloid filmi dokumentar: RRUGTIMI I NJË LIBRI NËPËR BOTË,i përkthyer edhe në gjuhën angleze,e të cilin do të kemi rast ta shohim sonte së bashku.
Kështu duhet t’i kontribuohet popullit e Atdheut,edhe në këtë mënyrë,duke ua treguar tërë botës,se sa shumë Serbia ka ushtruar dhunë e terror mbi shqiptarët e Kosovës dhe viseve të saja!
Me siguri se autori i këtij libri,do të vazhdojë të sjelle vepra të reja,me këtë rast i urojme suksese edhe më të mëdha,kurse Folësit Legjendar të Radios së Luftës Kosova e Lirë,ish-ushtarit të UÇK-së, Prof.Dr. Nusret Pllanës, shokut e bashkluftëtarit tonë,i urojmë jetë të gjatë sikur të bjeshkëve, atje prej nga jehonte zeri i Tij, sa malet e berishes heroike.
Faleminderit!
Fjala hyrëse në promovimin e filmit dokumentar
“Rrugëtimi i një libri nëpër botë”.
Ekrem Kryeziu
Miq të nderuar jemi mbledhur këtu për të mos e harruar dhembjen tonë të madhe, dhembjen krenare shumëshekullore që në fund të shekullit të kaluar e stisi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo ushtri e dal nga zemra e zhuritur e popullit, me aksionet e saj politike dhe luftarake arriti të krijoi miq në boten e madhe dhe, fal gjakut tonë dhe ndihmës së miqve, ia doli ta sendërtojë lirinë e Kosovës.
Sot, kur pavarësia e Kosovës po njihet anë e kënd botës, Jam i bindur se tek të gjithë ne, në ninëzën, na jehojnë fjalët “Ju flet Kosova e lirë… Ju flet Kosova e lirë”… Njeriu që i artikuloi këto fjalë dhe, e hodhi në eter këtë kumt ogurbardhë, ishte Nusret Pllana.
Ky lajmëtar i lirisë, zëri i të cilit, atëbotë, nga i ngrohi zemrat duke na dhënë shpresë se nuk jemi vetëm, se nuk do të humbasim në margjinat e historisë, ngase mbas këtij zëri qëndronte shpirti i pathyeshëm i guximit dhe i mençurisë se popullit tonë , nuk u ndal as pas çlirimit të Kosovës.
Lajmëtar i dikurshëm i lirisë, ish ushtari i UÇK-s, sot Profesor doktor Nusret Pllana, me veprat e tij dokumentare shkencore dhe filmike, po vazhdon me përhapjen e kumteve të reja, si para nesh ashtu edhe para botës mbarë. Nga lindja në perëndimin, nga veriu deri në Australinë e largët. Gjithmonë duke i vënë në spikamë faktet e qëndresës dhe luftës sonë kundër tmerreve makabre të ushtrisë serbe dhe përcjellësve të tyre paramilitarë.
Këto të vërteta të hidhura, këto plagë që ende nuk na janë shëruar dhe vazhdojnë të jenë plagoma të dhembshme në shpirtin tonë, Profesor doktor Nusret Pllana i përmblodhi në librin e tij “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, 1844 – 1999”.
Ky libër tronditës, i botuar në shumë gjuhë të botës, për miqtë tanë anglo-amerikanë, ishte mbështetje e faktuar aksioneve të tyre luftarake kundër makinerisë ushtarake serbe, ndërsa për zemërgurët, që ishin kundër nesh, ishte dëshmi e pathyeshme për krimet që ushtria vrastare serbe i kishte bërë mbi popullin pambrojtur shqiptar të Kosovës. Ushtri që dirigjohej nga një politikë antinjerëzore.
Ne sot, nuk po e promovojmë këtë libër me vlerë por, po e promovojmë filmin dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”.
Nusret Pllana nuk e ka zgjedhur rastësisht filmin dokumentar për ta promovuar, anë e kënd botës, këtë libër me vlera të pamohueshme, përkundrazi. Duke qenë i ndërgjegjshëm se barrierat gjuhësore më lehtë, se me fjalë, kapërcehen me fuqinë e faktit fotografik, ai u nis me film, në rrugën e dëshmive të reja të së vërtetës sonë të dhembshme.
Në filmin dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë” autori i ka përzgjedh mënyrat më të besueshme për ta fuqizuar porosinë e veprës së tij.
Pamjet filmike të nxjerra nga materialet dokumentare, që në libër paraqiten në formë fotoje, autori i ndërthur me intervistat e shkurtra, por përmbajtjesore, të njerëzve nga bota që e kishin lexuar më parë librin.
Në këtë mënyrë lexuesit e librit, në filmin dokumentar e marrin rolin e narratorit të paanshëm dhe kështu, në mënyrën më kreative, krijohet distanca e merituar që fakti filmik të përjetohet, jo vetëm si artefakt, por si e vërtetë e pamohueshme.
Kjo mënyrë e punës dëshmon se autori e njeh thellë komunikimin përmes filmit dokumentar. Njohje aq e nevojshme për t’iu përballur me një makineri shtetërore të manipulimit të fakteve, kur gënjeshtratve mundohen t’ua veshin petkun e së vërtetës.
Krista Volf, sociologe e njohur gjermane, shkruan: ”Dihet kur fillon lufta por vallë, kur ka filluar paralufta?…” Para luftërat e politikave serbe kundër shqiptarëve i kanë rrënjët e thella. Këto paralufta serbomëdha, që gjithmonë kanë përfunduar me luftëra të përgjakshme, sado që në epoka të ndryshme i kanë ndërruar format dhe ngjyrat, përmbajtja e tyre gjithmonë ka ngel e njëjtë – vdekjeprurëse.
Paralufta kundër nesh nisi me manipulimin e dhunshëm të parlamentit dhe më pastaj, me pushtimin e të gjitha institucioneve që do të mund ta mbanin gjallë qëndresën tonë. Pas shndërrimit të Kosovës në një shkretëtirë informative nisi rrënimi dhe stigmatizimi i çdo gjëje shqiptare.
Për t’i rrezuar tezat e fakteve të konstruktuara, mbi të cilat ngritën politikat e shteteve që synojnë të dominojnë mbi të tje, lypset një punë e madhe.
Shekulli njëzetë është karakteristik me faktin se politikat shtetërore i ofrohen popullit përmes programeve televizive si produkte të cilat ata e gëlltisin siç i gëlltisin dhe salsiçet.
Pamjet televizive, të konstruktuara në kuzhinat e medieve, shpesh krijojnë realitete të cilat që as për se afërmi nuk i përgjigjen realitetit të vërtetë. Ç’e do, makineritë e gënjeshtrës dhe shpifjet institucionale shtetërore serbe nuk ndalojnë as tash.
Populli shqiptar edhe sot e kësaj dite vuan nga reliktet e këtyre makinerive të cilat nuk ndalojnë që gënjeshtrat t’i promovojnë si të vërteta vetëm e vetëm për nxirosur popullin shqiptar dhe luftën tonë çlirimtare. Zallamahitë gënjeshtare ende oshtijnë nëpër korridore të gjyqeve të kurdisjeve të pafund, si armë e sprovuar e luftës speciale kundër popullit shqiptar, kudo qoftë ai. Në këtë luftë që, fatkeqësisht ende nuk ka të ndalur, prijnë deklarimet e Carla del Ponte-s dhe insinuatat e Dik Martit.
I ndërgjegjshëm për të gjithë këtë kalvar shqiptar, vepra e profesor doktor Nusret Pllanes është një rreze e fuqishme drite që e ndriçon të vërtetën. Kjo punë e tij e palodhshme meriton çdo lëvdatë ngase me aktivitetet e këtilla do të duhej të merren jo vetëm individët pikësëpari institucionet tona shkencore, për të mos thënë, edhe ato politike.
Sani Kajtazi,
Australi – Melbourne
Në Melbourne të Australisë u promovuan veprat: Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, Intervenimi i NATO-s në Kosovë dhe filmi dokumentar Rrugëtimi i një libri nëpër botë – të autorit Prof.Dr.Nusret Pllana
Libri duhet të jetësohet si pjesë e studimeve kundër gjenocidit
Në kuadër të organizimeve në shënimin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata Albanians Connect më 5 dhjetor 2012 në amfiteatrin Kaleide në Universitetin RMIT në Melbourne paraqiti dy librat e autorit dhe studiuesit nga Prishtina Prof.dr. Nusret Pllana.
Para më se 200 të tubuarve në praninë e autorit Nusret Pllana dhe panelit në përbërje Prof. Dr. Erik Shaip Lloga dhe Prof. Dr. Petter Morgan u prezantuan librat Terrori i Sërbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 dhe Intervenimi i NATO-s në Kosove.
Me anë të dokumentarit Rrugëtimi i një libri nëpër botë dhe fotografive të shumëta një numër i tyre i rëndë për syrin, të pranishëmve iu prezantua historia e dhimbëshme e Kosovës për të cilën studiuesi nga Prishtina thotë se u duhet treguar gjeneratave të reja dhe brezave që do të vijnë, duke e pas parasysh faktin se, edhe ashtu, ne shqiptarët kujtesën historike e kemi “defekt gjenetik”.
Librin “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” vetë autori, i shoqëruar nga veprimtari Naim Muçaj ia dorëzoi bibliotekës me renome botërore të shtetit Viktoria në Melbourne, ku lexuesit mund ta huazojnë për lexim, duke u njohur më për së afërmi me shkallën gjenocidale të regjimeve të vazhdueshme pushtuese serbe mbi shqiptarët për rreth 150 rresht.
Nusret Pllana duke iu drejtuar të pranishmëve tha se “nuk është koincidencë se libri është promovuar dhe është deponuar në shumë qendra evropiane e botërore, në mbi 30 kryeqendra të ndryshme, duke mos lënë pa e përmendur edhe Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, selinë e OKB-së, Bibliotekën shtetërore të Bajernit të Gjermanisë, Akademinë Ushtarake të Bundesverit gjerman, Tribunalin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, një numër të madh ambasadash gjithandej globit tokësor, si dhe Bibliotekat e shumta nacionale e universitare të Evropës dhe të botës, institucione këto në të cilat ka zënë vend të rëndësishëm ky libër shkencor. Fatkeqësisht opinioni përparimtar botëror nuk është sensibilizuar sa duhet, edhe pas gjithë atij tmerri që u ka ndodhur shqiptarëve, duke u vrarë dhe msakruar më shumë se 570.000 shqiptarë, brenda periudhës kohore 1844-1999. Andaj, nga gjithë ai gjak i derdhur lum, e kemi borgj moral dhe historik ta informojmë botën me argumente e dëshmi shkencore se mbi popullin tonë është ushtruar dhunë, terror e barbari nga raca karpatiane për gati dy shekuj me radhë, prandaj, tani fjalën e kanë arkivat, dokumentet, video regjistrimet e fotografitë, dmth dokumentet faktografike të cilat flasin më shumë se fjalët” .
Prof. Dr. Peter Morgan nga Univesiteti i Sydney-t, studiues i nohur i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare tha “libri dhe puna e autorit Pllana duhet të mirëpriten si lirim apo nxerrje nga fshehtësirat e historianëve zyrtarë të së shkuarës sikurse në Shqipëri po ashtu edhe në vendet tjera ballkanike. Puna kërkimore dhe dokumentuese e Nusret Pllanës janë një përkujtim brengosës i asaj dhune që tronditi botën nga viti 1990 e tutje”.
Panelisti tjetër Prof. Dr. Erik Shaip Lloga thotë “libri është dëshmitar i një kohe të dhimbëshme dhe është një dokument i cili duhet përjetësisht të ekzistoj. Libri tregon haptazi atë se çka ka ngjarë mbi shgiptarët , barbarizmin, violencën dhe dhunën sistematike ndaj tyre.”.
Prof.Lloga shprehet se libri i Prof.Pllanës duhet të përdoret në mënyrë pozitive, “ libri duhet të jetësohet si një pjesë e studimeve kundër gjenocidit, sepse kjo nuk është vetëm histori e popullit shqiptar por është edhe pjesë e historisë botërore dhe për këtë arsye duhet t’i përdorim këto dokumente që ngjarjet e tilla të mos ndodhin përsëri”.
Tutje z Lloga shton “libri duhet të përdoret gjatë bisedimeve me gjeneratat e reja të serbëve në mënyrë që të krijohet një e ardhme tjetër, sespe asnjë popull në botë nuk mund të krenohet kur pjestarët e tyre kryejnë krime ndaj të tjerëve”.
“Shqiptarët duhet po ashtu të mësojnë nga kjo histori , si ka ngjarë, pse ka ngjarë dhe çfarë pasojash ka lënë për ne, në mënyrë që të njerëzohemi edhe më tepër”, thotë Prof. Dr. Erik Shaip Lloga.
Për Prof. Dr. Nusret Pllanën, qëndrimi në Australi ishte një kujtim i paharruar në rrugëtimin maratonik 10 vjecar të librit dhe një përfundim i shkëlqyeshëm me emocione dhe dashuri që nuk harrohet kurrë.
Dr. Pllana thotë “vlerësimi i dy studiuesve të shquar Prof. Dr. Erik Shaip Lloga dhe Prof. Dr. Petter Morgan ia shtuan madhështinë dhe vlerën këtyre veprave që janë faktografike, janë materiale dokumentuese që nesër do të flasin më shumë se fjalët tona”.
Shenim:
Filmi dokumentar eshte plotesuar nga Regjisori Arsim Haliti, duke iu bashkangjitur edhe xhirimet e New Yorkut, Uashingtonit e Detroitit, por edhe ato te Melbournit te Australise. Eshte bere edhe me narracion(i perkthyer me titra edhe ne anglisht). Gjithsejte zgjate 26 minuta. Publiku ne Prishtine prej rreth 1000 njerezve e ka pritur mjaft mire dhe me emocione, duke duartrokitur disa here radhazi deri ne perfundim. Fare ne fund, kur autori doli ne foltore t’i falenderoj te gjithe ata qe e kane ndihmuar per 10 vite rresht ne promovimin e librit neper bote(duke e cekur ne veçanti Federaten Panshqiptare VATRA te Amerikes dhe Shoqaten shqiptaro-australiane te Melbourn-it), i tere publiku ne Salle u ngriten ne kembe duke e nderuar me duartrokitje te gjata, gje qe shihen edhe ne foto.
Foto spjeguese te ketij aktiviteti:
a. Tri fotot e para jane ne Prishtine
2. dy foto ne Tirane
3. tri foto ne Melburn
Prishtine, 24 dhjetor 2012, Salla e Madhe e Pallatit te rinise dhe sporteve. promovimi i filmit dok. RRUGETIMI I NJE LIBRI NEPER BOTE
Fitues i çmimit “ Imazhi shqiptar” ne Festivalin e X nderkombetar, Tirane
23 Dhjetor 2012
28 Nentor 2012, Melbourne – Australi, ne Manifestimin Qendror te 100 te Pavaresise se Shqiperise, ku merrte pjese edhe N.PLLANA