Rektor i Universitetit Europian të Tiranës
Vëllezër e motra,
Zonja dhe zotërinj,
Miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve,
Më lëjoni fillimisht t’ju uroj “Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë”!
Po ashtu, më lëjoni të falënderoj nga zemra Don Fran Kolën, mikun tim të vjeter Alfons Grishën dhe z. Ekrem Bardha për ftesën, si dhe të gjithë juve për praninë në këtë mbrëmje gala. Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë, që më krijuat mundësinë të ndajmë së bashku këtë festë të madhe, në këto ditë të shënuara për kombin tonë.
Zonja dhe zotërinj,
Unë i besoj historisë, sepse, siç thotë Hegeli, “është e vetmja shkëncë e saktë”. Por, nga ana tjetër, kam edhe dyshimet e mia për të, pasi, siç shprehet Presidenti i Shtetit të Izraelit, Shimon Peres, “jam lodhur me historinë, se ajo përbën një keqkuptim të gjatë”.
Më jepet të them që në fillim se historia jonë është vërtetë një keqkuptim i gjatë, madje mund të thuhet, pa hezitim, se ajo ka qenë, në raport me shumë ngjarje e figura qëndrore e fallsifikuar, kësisoj analizmi i saj përbën një nevojë jëtike për neve, por kjo mbetet detyrë e historianëve dhe studiesve të tjerë, jo e politikanëve. Historia jonë duhet ridimensionuar!
Megjithatë, përtej kësaj, historia jonë na bën të besojmë realisht disa gjëra: mbijetesën tonë, fatin e keq të shqiptarëve, sulmet ndaj kombit dhe gjuhës shqipe, etj.., por ajo, veçanërisht pas vitit 1920, na bën të besojmë edhe një të vërtetë tjetër të madhe: miqësinë me kombin e madh amerikan, me SHBA-të, e cila po dëshmohet sot, më me forcë se kurrë, prandaj dhe ne festojmë këtë 100-vjetor në rrethana favorizuese për kombin shqiptar (sapo u vendos këto ditë në Tiranë busti i ish Presidentit të SHBA-ve, Ë. Ëilson). Por, nëse shqiptarët ditën t’u përcjellin brezave të rinj “identitetin e tyre më të thellë, gjuhën, traditat e sidomos fenë”[1], sot nuk mungojnë qëndrimet emocionale apo mungesa e objektivitetit ndaj disa figurave të njohura të kombit: Dedë Gjo’ Lulit, këtij burri të madh të Malësisë, Don Zef Ashtës, Imzot Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Prenk Bibdodës, Prengë Doçit, e disa të tjerëve. Bilanci pra që duhet të bëjmë kërkon paanshmëri dhe objektivitet,[2] si dhe një raport tjetër me të vërtetën.
I.
Nacionalizmi shqiptar, si lëvizje politike, nisi me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878), si një nevojë e bashkimit të shqiptarëve për t’u mbrojtur prej rrezikut të ndarjes së tokave midis Serbisë dhe Greqisë. Në këto toka banonin shqiptarë të të tre besimeve fetare: myslimanë (sunitë dhe bektashinjë), ortodoks dhe katolikë, duke paraqitur Shqipërinë si një shoqëri tipike multifetare. Në këtë kontekst, mund të konsiderohet e fituar dhe e sukseshem sfida, jo aq e lehtë, e krijimit të identitetit kombëtar mbështetur në katër identitete fetare, secili më rolin dhe kontributin e vet. Pavarësisht pejsazhit fetar, Shqipëria arriti të kishte një faktor përbashkues që t’iu afronte Evropës dhe Perëndimit në përpjekje për të vendosur fatin e tyre. Ky ishte Gjegj Kastrioti-Skenderbeu, i cili ishte jo thjesht mit[3], siç thonë disa në Shqipëri, por realisht përcaktues në procesin e gjatë dhe të vështirë të ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar. Nisur nga specifika jonë si shoqëri multifetare, ne e kemi jetike harmoninë dhe tolerancën ndërfetare, si garanci për kohezion social dhe bashkëjetesë normale në rrethanat e reja të një shoqërie të hapur, të lirë dhe demokratike.
Më vonë, Enver Hoxha, i udhëhequr nga ideologjia komuniste dhe nacionaliste, vetëm në funksion të pushtetit të tij personal absolut, ndërmori keqtrajtimin më të ashpër që një ish udhëheqës i Lindjes kishte ndërmarrë ndaj komuniteteve fetare. Në vend të tezave të Vaso Pashës, Gjergj Fishtës, Don Nikollë Kaçorrit, apo të Luigj Gurakuqit, ai preferoi Marksin. Më tej, me sulmin ndaj gegnishtes, rregjimi komunist nuk ishte thjesht kundër saj, por kundër gjuhës liturgjike, si shënja më dalluese e identitetit tonë kombëtar, prandaj dhe riatdhesimi i “Mesharit të Gjon Buzukut”, këto ditë në Tiranë, mund të konsiderohet një ngjarje historike për kombin tonë në këtë 100 vjetor.
Pas viteve ‘90-të, Perëndimi, më shumë sesa për identitetin fetar të krishterë, u konsiderua prej shqiptarëve të të katër komuniteteve fetare si sistem politik demokratik, vendi i lirisë së besimit dhe ideve, i respektimit të të drejtave të njeriut. Shkurt, komunitetet fetare në Shqipëri, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme që ekzistojnë në trajtimin e rolit të tyre në shekuj, kanë kontribuar ndjeshëm në rimëkëmbjen morale dhe shpirtërore në mënyrë integrale në tërë shoqërinë shqiptare.
Zonja dhe zotërinj,
Vështirë se mund të kuptojme zgjidhjen e situatave të ndryshme në favorin e shqiptarëve pa rolin e Atë Gjergj Fishtës, duke mos lënë mënjanë në këtë rast edhe kontributin e tij te drejtpërdrejtë në themelimin e revistës “Hylli i Dritës”. Ai do të ishte ndoshta ndër të parët që do të lartësonte në mënyrë të merituar figurën e Dedë Gjo’ Lulit, në këngën kushtuar atij tek “Lahuta e Malëisë”, një epope e vërtetë e malësorëve atdhetarë. Atë Gjergj Fishta është ndoshta ndër të rrallët klerikë e studiues që ka sintetizuar “me një mjeshtri e vërtetësi profesionale”[4] epopenë e malësorëve të Mbishkodrës, veçanërisht tek “Hylli i Dritës”. Ishin këto ngjarje të kësaj pjese të vendit, që parapërgatiten në fakt pavarësinë e Shqipërisë. Malësia jonë u shndërrua në djepin e Shqipërisë etnike dhe kryengritjet e saj u bënë përcaktuese për pavarësi. Lëvizjet e Malësisë tronditën themelet e Perandorisë otomane. Por, në ndërkombëtarizimin e kësaj lëvizjeje dhe këtyre kryengritjeve një rol parësor luajit edhe Kryeipeshkvi i Shkodrës Imzot Jak Serreqi. Ky i fundit mbetet një figurë e rëndësishmë publike dhe patriotike, jo thjesht fetare, në përpjekjet ndërmjetësuese, për të shpëtuar popullin e tij prej asgjësimit të pushtuesit.
Si përfundim, mund të thuhet se qëndrimi i klerit ka qenë gjithnjë një qëndrim objektiv, atdhetar, moderator dhe në përputhje me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
II.
Është momenti tani t’i rikthehemi aktualitetit, raportit tonë më demokracinë dhe lirinë, pas 100 viteve shtet shqiptar. Mendimi shqiptar nuk ka më kohë dhe nuk mund të luhatet më tej sa i takon orientimit. Pasi braktisëm izolacionizmin në vitin 1990, ndonëse realitetet e ndërvarësisë janë sot të pashmangshme, rruga jonë tashmë është e qartë: integrimi në BE dhe një aleancë e fortë, e qëndrueshme dhe startegjike me kombin e madh amerikan, si garancia më e madhe e interesave tona kombëtare. Kjo edhe për një arsye tjetër të fortë: në duhet të jemi të bindur se mund ta përsosim demokracinë në vend, duke pranuar, mësuar dhe zbatuar në jetën tonë shoqërore dhe politike vlerat e demokracisë amerikane, parimet dhe shprehitë demokratike të këtij vendi të madh. Amerika si fanar për pjesën tjetër të njerëzimit, veçanërisht për kombin tonë, është dhe duhet të jetë udhërrëfyese e mendimit politik shqiptar, për të garantuar demokracinë, tregun e lirë dhe të ardhmen tonë demokratike. Duhet të lëmë mënjanë skepticizmin dhe t’u besojmë idealizmit, realizmit dhe pragmatizmit të ish presidentëv amerikanë: Ëoodroë Ëilson, Franklin Roosvelt, Ronald Reagan dhe të gjithë presidentëve amerikanë të shek. 20-të dhe 21-të.
Ne kemi nevojë të mos jemi folklorik, apo të shfaqim shenja të një patriotizmi pa thelb, primitive, aspak demokatik dhe kushtetues, por në vend të tij, parimet, vlerat themelore të demokracisë amerikane dhe shprehitë demokratike t’i përqafojmë që të bëhen bazë e edukimit qytetar demokratik dhe qytetarisë demokratike, sipas modelit amerikan.
Ne në Shqipëri vërtetë kemi një jubile të rëndësishëm, por është momenti më i volitshëm për të bërë edhe një bilanc, se çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk këmi bërë si duhet, si të sillemi në 100-vjetorin e dytë të shtetit shqiptar. Kemi ende probleme për të kuptuar dhe zbatuar më mirë parimet kryesore demokratike: qeverisjen e shumicës, por me mbrojtje për pakicën, pëlqimin e të qeverisurve, një qeveri të kufizuar nga ligji kushtetues, shoqëri e hapur, dinjitet njerëzor dhe shenjtëri e individit, si dhe më shumë sovranitet të ligjit dhe të drejtën për një proces të drejtë dhe të rregullt gjyqësor. Po ashtu, akoma nuk kemi bërë pjesë të natyrshme të jetës sonë të përditshme, të sjelljes shoqërore dhe politike, vlerat themelore demokratike: të drejat individuale ose njerëzore, të mirën e përbashkët, drejtësinë, barazinë e shanseve, diversitetin, raportin me të vërtetën, si dhe patriotizmin. Ky i fundit, për shembull, nuk mund të vijohet të përdoret apo keqpërdoret në formën e tij tradicionale, folkorike, thjesht si dashuri për atdheun, por duhet të manifestohet konkretisht në formën e një detyrimi për të marrë pjesë në çështje sociale dhe politike dhe për të qenë të përgjegjshëm për vitalitetin e natyrës demokratike të shoqërisë, jo si përkrahje e verbër e vendit tonë, por angazhim dhe përpjekje që parimet dhe vlerat demokratike të praktikohen në masën e plotë. Pra, duhet të flitet për patriotizëm kushtetues, demokratik, duke bërë thirrje për dialog dhe kompromise të arsyeshme, me qëllim që të gjithe vendet dhe popujt të mund të jetojnë së bashku në paqe dhe të jenë në gjendje të prosperojnë.
Ju jeni udhërrëfimi jonë më i mirë në rrugën tonë drejt një demokracie funksionale, në shrëbim të shtetasve, me punën dhe arritjet tuaja, si dhe me besnikërinë ndaj sistemit demokratik amerikan dhe qeverisë amerikane.
III.
Më lejoni, së fundi, të përqëndrohem në rajonin tonë, kryesisht në status-quo-në e marrëdhënieve me Malin e Zi. Unë kam patur fatin të jap mësim në Degën e Mësuesisë në Gjuhen Shqipe në Universkitetin e Malit të Zi, për tri vite (një projekt i mbështetur nga Konsullata Amerikane në Podgoricë). Kjo ka bërë që të njoh mirë situatën atje, të vëzhgoj nga afër zhvilimet politike dhe pozicionin e shqiptarëve. Ekziston në fakt një literaturë e kufizuar që fokusohet në transnacionalizmin në Ballkan, që është krijuar përmës lidhjeve cross-border, praktikave, bashkëpunimit individual dhe të grupeve sociale, veprimeve dhe institucioneve të përbashkëta që kapërcejnë kufijtë.
Procesi i globalizimit dhe bashkëpunimi rajonal, ka minimizuar, në fakt, dallimin dhe pengesat midis vendeve. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë “përfituar” nga kjo hapësirë. Bashkëpunimi rajonal është bërë domosdoshmëri për të dy vendet fqinje. Projektet e përbashkëta në fushën e mjedisit, kontrolli dhe shkembimi i njohurive dhe informacionit, tregtia, edukimi, çështjet e sigurisë, ëtj., kanë krijuar një atmosferë më të ngrohtë dhe bashkëpunuese. Është bërë më e qartë për të dyja palët se demokracia pa integrimin social të pakicave dhe vlerave të përbashkëta nuk është e mundur.[5] Këto dy vende janë pjesë të rëndësishme të Evropës me traditat e tyre pozitive, edhe pse historia e tyre e zhvillimeve demokratike mbeti jashtë korrenteve kryesore të politikë globale.
Por, shqiptarët në Malin e Zi, ndryshe ndoshta nga disa pakica të tjera, janë popull autokton, kësisoj kanë nevojë për garanci të forta ligjore, për një korrnizë tjetër ligjore. Atyre nuk u lejohet të identifikohen me simbolet kombetare, më flaurim shqiptar dhe nevoja për një përmirësimtë mëtejshëm të statusit të tyre në Malin e Zi, përmes ndryshimeve kushtetuese, është e domosdoshme. Kjo do të përmirësonte procesin e integrimit social të shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin malazias, do të rriste luajalitetin ndaj strukturave shtetërore malaziase, do të përforconte bashkëjetesën paqësore dhe harmoninë midis grupeve të ndryshme etnike, si dhe do të siguronte përpjekje të përbashkëta drejt integrimit evropian. Integrimi institucional do të arrijë një nivel më të lartë, nëse do të ndërmerren reforma të tjera brenda sistemit politik malazias.
Më konkretisht, të përmirësohet, duke zgjeruar, niveli i përfaqësimit të shqiptarëve, në nivel lokal dhe qëndor, ku si hap i parë dhe shumë i rëndësishëm mbetet njohja e Komunës së Malësisë, duke ruajtur unitetin administrativ të Malësisë, jo vetëm me Hotin dhe Grudën, por edhe me Triepshin dhe Kojën (më rreth 18.000 banorë). Malësia e Madhe nuk gëzon të drejtën për vetëqeverisje, edhe pse e garantuar me kushtetutë, por ligji për organizimin territorial të Malit të Zi, edhe pse janë punuar tre elaboratet përkatëse, nuk e mundëson akoma diçka të tillë. Komuna e Malësisë mund të qëndrojë dhe mund të mbahet juridikisht, politikisht dhe praktikisht, me qendër Tuzin. Lipset vetëm vullnet politik për të zbatuar ligjin dhe pranuar faktet, gjë që ka rreth 10 vite që nuk ekziston. Decentralizimi është parim demokratik evropian dhe duhet zbatuar në përputhje me këto parime. Republika e Malit të Zi të mbrojë standardet evropiane të të Drejtave të Njeriut. Po ashtu, ajo të financojë me më shumë bursa sistemin arsimor, por këtu edhe qeveria shqiptare duhet të bëjnë më shumë, pasi ajo ka detyrime të punojë më fort në këto drejtime, me mjete diplomatike, hap pas hapi, dhe në frymën e një dialogu të vazhdueshëm. Për shembull, në fushëm e arsimit, abetarja e unifikuar mund të përfshijë dhe shqiptarët e Malit të Zi, si dhe më shumë bursa për studentët që vijnë nga trojet, ku të përfshihen konkretisht Ulqini, Tivari, Rozhaja, Plavë e Guci, Malësia e Madhe.
Shqiptarët të vijonnë të jenë pjesë e qeverisë malaziase (kane nisur që në 1998), por të negociojnë rreth të drejtës për veto për të gjitha grupet minoritare, ndoshta dhe vendosja e një dhome të dytë legjislative, veçanërisht për pakicat (12 – 14 vende), quota fikse për grupet minoritare për t’u sanksionuar në kushtetutë, bazuar në peshën specifike të grupeve minoritare dhe votën popullore: kjo do të thotë dy përfaqësues shqiptarë (aq kanë aktualisht, plus një tjetër shqiptar, por në listën e një partie malaziase, Mali i Zi Pozitiv) dhe dy vende nga grupet e tjera minoritare, përveç votës popullore (75 anëtarë ka Parlamenti i MZ). Pse nuk votojnë diaspora, gjë që ishte e mundur para vitit 2006, kur Mali i Zi shpalli shkëputjen nga Serbia? Shqiptarët pra duan garanci institucionale, pasi ata ndjejnë se statusi i tyre ka të bëjë fort me përkrahnen e fuqive të huaja, veçanërisht të SHBA-ve. Në fund të fundit, niveli i demokracisë matet nga mënyra sesi respektohen pakicat, sa konkret është integrimi i tyre social dhe institucional, duke ruajtur në të njëjtën kohë identitetin e tyre kulturor dhe kombëtar.
Të dyja vendet kanë shprehur qartë vullnetin politik që t’i bashkohen Evropës, si projekt i suksesshëm në përfitim të qytetarëve të tyre. Megjithëse përfaqësojnë dy tradita të ndryshme, ata lipset të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes standardeve demokratike evropiane, të cilat i aspirojnë.
Faleminderit dhe Gëzuar dhe një herë 100-vjetorin e Pavarësisë.
Paçi fat dhe Zoti ju bekoftë!
[1] Gjergj Meta (2012) Rrwnjwt dhe e Ardhmja; Katolikwt dhe 100 vjetori i Pavarwsisw, nw: Revista MAPO, nwntor 2012, fq. 42-43.
[2] Pwr mw shumw lexo Ardian Ndreca, Nji jubile dhe nji bilanc, Gazeta MAPO, e shtunw, 3 nwntor 2012, fq. 31.
[3] Fatos Lubonja Feja dher Shqiptarwt nw: Pwrpjekja 20 Feja dhe shqiptarwt, Viti XI, nr. 20 Tiranw, pranverw 2005, fq. 2-8, E pwrtremuajshme kulturore Botim i Qendrws Pwrpjekja.
[4] Gurakuqi, Romeo (2012) Shqipwria 1911 – 1914 UET Press, fq. 212.
[5] Mw shumw pwr kwtw argument lexo: Paolo Dell Acquila “Globalization and communicative society”, Socio-culture, Koha Javore, E ejte 8 shtator 2004, p. 12.
*Kjo fjale u mbajte ne takimin festiv, organizuar nga Komuniteti Shqiptar i Detroitit me 25 Nentor 2012, ne Qendren e Shen Palit me rastin e 100 Vjetoreit te Pavaresise