Heqja e immunitetit , hapi pozitivë për Shqipërinë, në BE

U.S. Representative for New York’s 17th District, Democrat Eliot Engel. (photos B.Sina)

Interviste me anetarin e Kongresit Amerikan, Eliot Engel

Bisedoi: BEQIR SINA

Engel : “Heqja e immunitetit , hapi pozitivë për Shqipërinë, në BE “

 CAPITOL HILL – WASHINGTON D.C: Kongresisti Eliot Engel, Demokrat nga New Yorku, Distrikti -17- të, një anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësueve në Kongresin Amerikanë, dhe kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare, në një intervistë nga Uashingtoni, i tha gazetarit tonë Beqir Sina se

“Shqipëria i takon vendi në BE dhe ajo ka nevojë për të ecur përpara. Më 6 gusht duhet të bërë ajo që duhet për të marrë statusin dhe që të realizohet, dhe nëse heqja e imunitetit është një hap drejt këtij qëllimi, ata duhet ta bënë me 6 gusht. Unë mbështes Shqipërinë dhe për këtë e kam inkurajuar atë për të bërë reformat e nevojshme në mënyrë që të bëhet pjesë e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. ”

Konresmeni Engel tha gjithashtu se ” Në SHBA ne përfaqësuesit dhe zyrtarët nuk kemi asnjë lloj imuniteti, unë vetë si kongresmen nuk kam asnjë imunitet, askush tjetër senator dhe kongresmen nuk ka imunitetit. Çdo kongresmen dhe senator janë si gjithë qytetarët e të tjerët, andaj sipas mendimit tim është më mirë për të hequr imunitetin. ”

Kongresmeni Eliot Engel, kongresmen me ndikim në Dhomën e Përfaqësuesve, në fund tha se “Unë jam në favor të statusit të vendit kandidat të Shqipërisë pikërisht këtë vjeshtë në se është e mundur. Unë do të doja të shihja Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare të BE dhe anëtarë të NATO-s. Unë mendoj se BE-ja është e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të jetë në BE dhe pastaj Kosova të jetë në BE. Shqipëria, thotë miku i shqiptarëve në kongresin Amerikan , zoti Eliot Engel ” populli i saj ka kaluar periudhën më të vështirë të saj, atë të njohjes për pesdhjetë vjet të diktaturës – diktaturës ekstreme komuniste të Enver Hoxhës, e cila ka qenë epoka më e keqe e komunizmit”

Bota Sot : Zoti Engel :Sipas shtypit shqiptarë edhe pse të gjitha palët bien dakord mbi nevojën për të ndryshuar kushtetutën për të hequr imunitetin e zyrtarëve të lart shtetërorë, ata mbeten të ndarë në “gjuhën” që përdorin, kur dihet se 5 gushti është dita që duhet votuar , pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit. një ligj i cili i heq imunitetin çdo deputeti apo zyrtari të lartë në Shqipëri.

Bota Sot, zoti Rama përsëri ka refuzuar t’i përgjigjet pozitivisht edhe lettres se Komisonerit të EU Mr. Stefan Fule, që në Shqipëri të votohet për heqjen e imunitetit, kjo ndodhi edhe pas thirrjes që u bëri politakanëve shqiptarë Trojka e amabasadorve, SHBA, EU, OSBE në Tiranë, për të votuar më 6 gusht pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit.

Pra, Si e komentoni ju këto qëndrime ?

Eliot Engel : Së pari, dua të them se unë asnjëherë nuk përkrah ndonjë krah në politkën Shqiptare,. Pra, që të jem në favor të nji “krahu” politik ose tjetrit. Dhe për këtë unë nuk do prononcohem për atë se ” kush mendoj unë se ka të drejt dhe kush është gabim.” Por, unë dua të them se jam shumë i kënaqur që Shqipëria, është bërë anëtare e NATO’s dhe kam dëshirë t’a shofë Shqipërinë, shumë shpejtë edhe anëtare në Bashkimin Europian.

Nërkohë i përgjigjem pyetjes tuaj : “Siç e di unë në qoftë se miratohet një ligj(pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit) për heqjen e immunitetit, BE’ja do t’a shohi atë si një sinjal pozitiv për Shqipërinë në BE. Në qoftë se kjo është e “saktë” mendoj se do jet pozitive edhe për Shqipërinë, që t’a heqi imunitetin. Ne në SHBA ne nuk kemi imunitet, unë vetë nuk kam imunitet, asnji anëtar i senatit , kongresit apo zyrtar i lart nuk kemi imunitet. Çdo anëtar i kongresit, senatiti apo zyrtar i lart, janë si çdo shtetas Amerikan, dhe në opinionin tim është më mirë “që edhe në Shqipëri, të hiqet imuniteti”. Mirëpo, duhet të pysim se me “çfarë “gjuhe” do të flitet me ky ligj, çfarë do të shkruhet në këtë ligj, mbasi unë vetë ende se kam parë dhe se kam lexuar atë. Unë nuk e di se çfarë është “gjuha” e këtij ligji, dhe mendojë në se të dyja palët nuk janë dakort për ligjin, mbasi unë nuk e kam parë, natyrisht që dhe nuk deshiroj të komentoj. Por, në qoftë se është e vërtet se BE-ja e shef këtë ligj me favor për një vend që e ka hequr imunitetin – kjo do të ndimoj Shqipërinë në integrimin në BE dhe do jet një hap pozitiv për Shqipërinë.

Bota Sot : A mendoni se Shqipëria do ta marrë në këtë vjeshtë, pra statusin e kandidatit për në BE dhe pse ?

Eliot Engel : Unë gjithmonë kam qenë në favor për statusin e kandidatit të BE-së për Shqipërinë , edhe këtë vjeshtë në 100 vjetorin e pavarësisë së së Shqipërisë. Unë dëshirojë të shohim Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare të BE-së dhe anetare të NATO’s së bashku. Uë mendojë se BE’ja është e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të jet në BE dhe pas Shqipërisë, edhe Kosova të jet në BE.

Bota Sot : Si e shihni ju Shqipërinë gjatë këtyre dy dekadave ?

Eliot Engel : Shqipëria ka një të kaluar shumë të veshtirë, pas një periudhe pesdhjetë vjeçare, të një diktature ekstreme Komuniste, ashtu si ishte diktatura e Enver Hoxhës, e cila ishte më e keqja në periudhën e Komunizmit. Ne kemi një shprehje në Anglisht “Rolling over in his grave – rrokullisjen e tjetrit nga varri”, diktatori i Shqipërisë duhet të jetë “rekulluar në varrë” me ndryshimet që ka kaluar Shqiperia. Shof ndryshime të mëdha nga hera e parë që kam qenë në Shqipëri, në vitin 1993, afërsisht 20 vjet, dhe kam parë këto dekadat e fundit shumë ndryshime të mëdha në Shqiperi. Të shohësh rrugët e Shqipërisë sot, të duket se je në Europë, të shohësh Tiranën sot krahasohet me kryeqytetet e tjera të Evropës qëndrore, qytet modern, njerëz të rinj, çdo gjë krejtesisht ndryshe nga 1993, kur isha për herë të parë. Në atë kohë s’kishte hotele, restorante të mëdha, Shqipëria nuk kishte rrugë, nuk kishte asgjë nga ato që shikon sot në SHqipëri. Unë mendojë se Shqipëria ka bërë shumë përpara dhe sot Shqipëria, po hecën në drejtimin e duhur. Megjithse, dihet se ka akoma probleme, ka akoma punë për t’u bërë por nuk diskutohet që Shqipëria ka ndërmarrë hapa positive në këto 20 vite të kaluara që unë kam udhëtuar në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *