Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 21 gusht do të debatohet për Kosovën
BEQIR SINA, New York
“Qeveria e Serbisë, do të prezantojë Ministrin e ri të Punë të Jashtme, Ivan Mërkiq,” tha zëdhënsi i shtypit Gérard Araud për korrespondentët në Kombet e Bashkuara gjatë informimit të rregullt mujor për axhendën e Këshillit të Sigurimit në New York
OKB – NEW YORK : Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 gusht bëhet e ditur se do të debatohet për Kosovën. Mendohet se debati rreth Kosovës në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të jetë edhe kësaj rradhe i fokusuar në gjendjen në veri të vendit dhe bisdemimet mes Kosovës dhe Serbisë.Ky debat rutinë, i cili mbahet rregullisht çdo gjashtë muaj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara , prej se kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, ka të bëjë edhe raportin për periudhën prej 15 prill e deri më 21 gusht të këtij viti, i cili ka për t’u paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun,Në raportin e kaluar Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun, tha se “UNMIK-u është i gatshëm ta zgjeroj bashkëpunimin e tij të plotë me çfarëdo hetimi, që mund të udhëhiqet”. Më tutje, në raport shprehet kënaqësi për fillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe vlerësohet se mbajtja e takimeve në baza të rregullta, me ndihmën e Bashkimit Evropian, është “zhvillim inkurajues”.“Gjatë një debati mbi Kosovën më 21 gusht, 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Oraganizatës së Kombeve të Bashkuara, në New York, do të “prezantohen” me Ministrin e ri të Serbisë për Punë të Jashtme, Ivan Mërkiq,” ka deklaruar të henën zëdhënsi i shtypit Gérard Araud për korrespondentët në Kombet e Bashkuara gjatë informimit të rregullt mujor për axhendën e Këshillit të Sigurimit në New York.Kosovën në këtë debat e përfaqëson ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.Si dihet Kuvendi i Serbisë javën e kaluar ka miratuar përbërjen e Qeverisë së re të ultra nacionalistit Tomislav Nickoliq të cilës do t’i prijë Ivica Daçiq, ish njeriu më i afrët e Millosheviqit, i cili përveç postit të kryeministrit, dotë mbajë edhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme, kan njoftuar medie të Beogradit.Pas zgjedhjes së saj, qeveria e re serbe ka bërë betimin në të cilin është ky “Se detyrën e anëtarit të qeverisë do ta ushtroj me ndërgjegje, me përgjegjësi e përkushtim dhe do t’i përkushtohem ruajtjes së Kosovës brenda Republikës së Serbisë”.Qeveria e Serbisë ka 17 ministri dhe katër zyra: Zyra për Kosovën, për të drejtat e minoriteteve, të bashkësisë kishtare e fetare dhe zyrën për diasporë.