“Projekti i Lagjes Shqiptare”

Shpaloset në New York : Initiative Albanian Neighborhood –

BEQIR SINA, New York

Professor David Philips “Projekt që do të promovojë integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangëshme nga komuniteti ndërkombëtarë”

 

NEW YORK : Studiuesi amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips, muajin e kaluar gjatë promovimit të librit të autorit Sergio Bytiçi, ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë” në Galerinë Westbeth – West Village New York, tha se :”Ky libër është një dëshmi e qartë asaj se çfarë ka bërë Tahir Kërnaja, por edhe çfarë kanë bërë shqiptarët e Amerikës dhe Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, për demokratizimin e Shqipërisë rrëzimin e Komunizmit, dhe çlirmin e Kosovës pavarësinë e saj dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare, dhe mbi të gjitha është edhe një “dëshmi” e autorit të këtij libri zotit Sergio Bitiçi.”

Më tej professor Philips u kujtojë disa pjesmarrësve në sallë, se ata janë deshmitarë dhe pjesë e kësaj historie të shqiptarëve në diasporë, disa të tjerë janë në arshivat e historisë tuaj, disa të tjerë kan qenë ata që u kan udhëhequr ju – ose kan qenë avokatët e çështjes shqiptare në Uashington – “Zëri i Juaj” në Uashington, të gjithë keni pasur me një qëllim të vetëm çështjen shqiptare – në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare në Ballkan. Ju të gjithë së bashku keni bërë një punë të madhe, gjatë gjithë kësaj kohe në Shtetet e Bashkuara., u shpreh professor Philips.

Në mënyrë domethënse në këtë prezantim profesor David Philips, arriti në konkluzionin si u shpreh ai se :”Kjo është edhe arsyeja sepse sot SHBA kan lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe shqiptarët; është sepse ne kemi ndarë të njëjtat vlera me ju – të cilat janë të mishëruara tek liria dhe demokracia, tregëtia e lirë . Shumë njerëz mendojnë se ajo që ndodhi në Kosovë me ndërhyrjen e Natos, “ndodhi brenda natës!” ky është një koncept i gabuar! tha ai duke shtuar se NATO , SHBA dhe aleatët e saj kishin dekada që mendonin për tu bërë mbrojtës së të drejtave të shqiptarëve, të cilët po me ndihmën e Natos dhe SHBA kan bërë ndryshime të mëdha, dhe këto fakte ne i gjejmë në çdo faqe të librit “Kosovo Path to Freedom” të autorit Sergio Bitiçi.

Vetë profesori i Universitetit të Columbia-s, i cili është njohës i mirë i çështjeve shqiptare dhe ka qenë i angazhuar për gati çerekshekulli si studiues , si aktivistë, studiues, ligjerues dhe si diplomat në zhvillimet që kanë të bëjnë me Balkanin, pohojë së fundi, se ai është nismëtar i një projekti të njohur si “Projekti i Lagjes Shqiptare”, projekt që me sa duket promovon integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangëshme nga komuniteti ndërkombëtarë.

Shikojmë përpara, thotë pofesor Philips ndërkohë që ne kujtojmë të kaluarën. Lidhja e Prizrenit është themeluar më 10 qershor, 1878 në përgjigje të Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit të cilat kan mohuar aspiratat kombëtare të shqiptarëve.

Lidhja është krijuar për të mbrojtur shqiptarët nga Serbët, malazezëve dhe grekëve. Ajo ka çuar në një periudhë të shtypjes së dhunshme kundër shqiptarëve në shekujt e 19 dhe 20.

Sot është ndryshe. Me çlirimin e Kosovës dhe 100 vjetorin e Pavarësisë Shqipërisë shqiptarët kanë bërë një kalim historik edhe duke sakrifikuar dhe rrezikuar në mundësit e tyre.

“Projekti i Lagjes shqiptare” është projektuar për të mbështetur parimet e Lidhjes së Prizrenit. Në shekullin e 21, është e mundur që të integrohen të gjitha territoret shqiptare pa rishikimin e kufijve ose kryqëzimi dhunshme.

Ai thotë se Columbia University dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington do të mblidhet në një Konferencë ndërkombëtare :“International Conference on the Albanian Neighborhood” në Tiranë data nga 8 deri në 10 korrik të vitit 2012 tha ai dhe shtoi se Konferenca është e përkrahur nga Fondacioni Rockefeller Brothers Fund dhe Bashkia e Tiranës dhe personnalisht kryetari i Bashkisë zoti Lulzim Basha, Universiteti Columbia dhe Instituti për Studime Bashkëkohore.

Pra, thotë professor David Philips në Tiranë do të mblidhen Shqiptarët nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të mblidhen për të diskutuar inisiativën “International Conference on the Albanian Neighborhood”. Folësi kryesor do të jetë Kryeministri Sali Berisha. Ish – Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, Soren Jessen-Petersen, do të nënvizojë se lagje shqiptare në fakt mund të rrisin aspiratat Euro-Atlantike. Pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe opinioninist, si dhe kryetarët dhe udhëheqës institucionesh, deputetë, dhe politikanë të tjerë. Të gjitha partitë dhe grupet politike do të përfaqësohen në këtë konferencë. Dhe, unë besoj se linisiativa jonë mund të jetë një teme për të unifikuar shqiptarët brenda Shqipërisë, Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

Initiative Albanian Neighborhood – “Projekti i Lagjes Shqiptare”, është shprehur professor Philips, përfshin tërë territorin kudo që jetojnë shqiptarët, duke filluar me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Arbëreshët, ata të Serbisë dhe Greqisë. Initiative Albanian Neighborhood është e lidhur së bashku nga inisiativa “solidariteti i interesit” në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, dhe të medias dhe të komunikimit edhe përtej Ballkanit Perëndimor, ajo është një komunitet global, duke përfshirë edhe shqiptarët të diasporës këtu në Nju Jork dhe në mbarë botën.

“Initiative Albanian Neighborhood – Inisiativa Lagjeja shqiptare” është gjithashtu një komunitet i vlerave të përcaktuara prej demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregjet e lira, lidhjet e forta që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe amerikanëve, mbasi ne jemi popuj liridashës, popuj me vlera të përbashkëta, u shpreh Philips.

Që nga viti 1990, strategjia e Perëndimit për Ballkanin Perëndimor, ka qenë e bazuar në premtimin e integrimit Euro-Atlantik dhe institutcional. Kush do të kishte menduar 20 vjet më parë se Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s dhe të gëzojnë liberalizimin e vizave me BE-në. Duke shkuar përpara, mënyra më e mirë për të rritur stabilitetin në rajon është nëpërmjet anëtarësimit në BE të Shqipërisë, theksojë profesori i Universitetit të Columbias David Philips,.

Bashkëpunimi më i madh në mes institucioneve Euro-Atlantike dhe Kosovës, si dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu në qendër të kësaj strategjie. Qëllimi i “Evropës së bashkuar dhe në paqe”, vazhdon, por rrethanat kanë ndryshuar. “Interesi dhe solidariteti” mes shqiptarëve është i natyrshm në një përgjigje të krizës Euro-zonë, e cila ka ndikuar në perspektivën afatkohore dhe Evropiane të anëtarëve që aspirojnë. Solidariteti dhe interesi është edhe një përgjigje ndaj kriminalitetit, korrupsionit dhe paaftësisë që ekziston në rajon, veçanërisht në vendet ku shqiptarët përfaqësohen në minoritet. Irredentizmi Sllavic u konfirmua nga fitorja e fundit e Tomislav Nikoliç, si president i Serbisë, thotë studiuesi amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips.

Çfarë është lagje shqiptare?

Ajo përfshin territorin kudo që jetojnë shqiptarët, duke filluar me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Lagjeja shqiptare është e lidhur së bashku nga “solidariteti interesit” në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, dhe të medias dhe të komunikimit. Përtej të Ballkanit Perëndimor, lagjeja shqiptare është komuniteti global, duke përfshirë atë të diasporës këtu në Shtetet e Bashkauar dhe në mbarë botën.

Lagjeja shqiptare është gjithashtu një komunitet i vlerave të përcaktuara nga demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregjet e lira. Lidhje të forta ekzistojnë mes shqiptarëve dhe amerikanëve. Ne jemi liridashës popuj me vlera të përbashkëta.

Lagje shqiptare është pro-amerikane dhe evropiane. Lagje shqiptare plotëson por nuk zëvendësonë aspiratat dhe integrimet Euro-Atlantike, të shqiptarëve në Ballkan . Ajo rrit, dhe nuk zvogëlon, bashkëpunimin rajonal. Duke mbështetur integrimin ndërmjet shqiptarëve, lagjeja shqiptare gjithashtu nxit integrimin ndërmjet vendeve në Ballkanin Perëndimor.

Që nga viti 1990, strategjia e Perëndimit për Ballkanin Perëndimor ka qenë i bazuar në premtimin e integrimit institucional Euro-Atlantik .Por kush do të kishte menduar 20 vjet më parë se Shqipëria do të bëhej anëtare e NATO-s dhe se shqiptarët sot do të gëzojnë liberalizimin e vizave me BE-në. Duke shkuar përpara, mënyra më e mirë për të rritur stabilitetin në rajon është nëpërmjet anëtarësimit në BE të Shqipërisë.

Bashkëpunim më të madh në mes të institucioneve Euro-Atlantike dhe Kosovës, si dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu në qendër të kësaj strategjie. Qëllimi i “Evropës së bashkuar dhe në paqe”, vazhdon, por rrethanat kanë ndryshuar.

“Interesi i solidaritetit” mes shqiptarëve është e natyrshme një përgjigje të krizës Euro-zonë, e cila ka ndikuar në perspektivën afat kohore dhe Evropiane të anëtarëve që të aspirojnë. Solidariteti i interesit është edhe një përgjigje ndaj kriminalitetit, korrupsionit dhe paaftësisë që ekziston në rajon, veçanërisht në vendet ku jetojnë edhe shqiptarët në Ballkan.

Të gjitha partitë dhe grupet politike do të përfaqësohen në Tiranë në këtë tubmim në Korrik. Unë besoj thotë professor Philips se Inisiativa Proijekti Lagjeja shqiptare mund të jetë një teme për të unifikuar shqiptarët brenda vendeve dhe në të gjithë rajonin.
Konferenca është një ngjarje, mbasi “ndërtimi” i një lagje shqiptare është një proces. Shqiptarët do të ngrenë nëpërmjet grupeve të punës për të zhvilluar një plan për bashkëpunimin ndërkufitar dhe ekonomik, zhvillimit të infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, si dhe mediave dhe të komunikimit. Një plan gjithëpërfshirës do të paraqitet në këtë konferencë në Tiranë, në vitin e njëqind vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë.

Për të shkuar nga koncepti në realitet, Lagjeja shqiptare ka nevojë për partneritetin. Ashtu siç keni punuar kaq shumë për lirinë në Shqipëri dhe në emër të pavarësisë së Kosovës, Inisiativa Proijekti Lagjeja shqiptare ka nevojë për pjesëmarrjen tuaj.

 

One thought on ““Projekti i Lagjes Shqiptare”

  1. 26 emrat e spiunve në Ambasadën Amerikane në Tiranë
    1991 – 2012 …..
    Imazh

    Asht mir, që të vëhen në dispozicion edhe të miqve sepse ka randsi shum, pasi ka të bajë me firmosjet e disa traktateve të stalinit, ruzveltit me çurçillin në favor të komunizmit mbi shpinën e popujve në Europë e në botë. E gjithë kjo liste misterioze e zezë ka të baji me vështirsitë e shqiptarve të përsekutuem që kanë të bajnë me ambasadën amerikane, angleze,….
    Kjo listë duhet të regjistrohet si në memorje ashtu dhe në Historinë kriptokomuniste që ndjek ende e në vazhdim ambasada amerikane edhe pse flet në emën të lirisë,…e pallavrave idjotike,…… Por na duhet të jemi mirnjohës prej Uillsonit, që ……pamvarsisht se SHBA i ka borxhë qindra mijra jetë njerzish që vdiqën nga duart e xhelatve dhe nga firmat e tyre me stalinin dhe mazonin çifut – çurçillin psikopat.

    Ja pse Ambasada Amerikane në Tiranë përkrahë Partinë Socialiste dhe ish gjaksorët e komunizmit, nuk lejoi të miratohej ”Ligji i lustracionit” sbashku me Ambasadën Angleze. Ja pse …?
    Imazh

    Autori i shkrimit – Hysni Shkodrani

    22/10/2011 në orën 18:57

    Këta terrorista, spiuna, që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike. Sot për ironi strehohen me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim shkurt 2012. rrofshin e qofshin amerikanët me bandën e sllavëve dhe osmanve – komunistë! Kaq shum e duan popullin shqiptar amerikanët sa jua kanë vu në qafë edhe pas komunizmit batalionin e terrorit dhe likujdimit të njerzve që luftuan për simbolin e Lirisë në SHBA.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.

    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
    «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    « Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
    «Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti,nga Tropoja.

    I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë: «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, nga Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur:
    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.» Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”»

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pension nga shteti janë mbi 60 vjeç.

    Emnat i ka vendosë gjirokastriti Gary Kokalari – miku gjirokastritë i Ismail Kadaresë

    ”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *