Tregim nga Esmeralda Shpata

  PËRJASHTOMA NDËRHYRJEN Kam ditë të tëra që i iki shtratit tim, endem me ty jashtë qytetit, nëpër ca kodra të panjohura, me erë toke dhe mersine. Kam një javë që nuk fle dot. Sa mbyll sytë, toka hap një gojë, më tremb kur ia shikoj brendinë. Sikur të isha një zhardhok, do ta ndiqja…