ANTOLOGJIA POETIKE 1991-2023, AGRON TUFA

E TASHME S’diskutohet më ngasja, instinktet e ngasjes.As vrasja vetë, por rituali i vrasjes.S’diskutohet as mllefi, format e urrejtjes,por mbytja e ndërgjegjes nga tenja e brejtjes.Në performancën publike të Meshës së Zezëthelbi satanik ushtron delikatesë.S’ka pasur e Keqja ushtarë kaq besnikëtë stërvitur në frontin e saj estetik.Mes terrorit real e terrorit verbalpërpunohet stili vrastar epokal……