QYTETI I BARDHË I LEGJENDAVE

  Nga Agim Xh. Dëshnica                  Për shkak të vjetërisë  që  humbet në terrin e shekujve,  ende  nuk dihet viti i saktë  i themelimit të këtij qyteti-kështjellë mbi dymijëveçar. Festat e tragjeditë, fitoret e humbjet  në  beteja me romaket  e klithmat gjatë dyndjeve barbare  e  sllave , heshtin nën rrënoja nga kohë të zhdukura tok me  zërat  e këngët  e banorëve. Flasin vetëm legjendat. Dijetarët kërkojnë  emrat e qytetit, të lumit e…