Poezi nga Emrije Krosi

ma përtej dashnisë për nji lule vjeshtet…

FISHTES

ne ecim n’rrugë t’errëta t ‘vetëdijes tonë,
se bota me pishtarë drite,
përpiqet me yjet,
se drita mrrylet,
n’letra të lagura kur lexon dashnitë,
e pabesitë e reja dhe t’vjetra,
kur rrokin kujtimet,
aq t’imta…aq t’imta,
drituar n’pishtarë t’trishtimit,
se a mundeni me dashtë,
me dashtë deri në përqafime t’amla,
aq pastër si xixllimi n’gastare,
pa asnji hije anash,
aq t’vogla si thnegla urrejtjet e zemrimi t’onë,
për me dashtë,
për me u dashunu
si dashnia e foljeve,
t’pazgjedhuara t’Fishtës,
për nji lule vjeshte,
n’ varr t’ poetit me hy.

Rebelim..

sot, do rebelohem,
– tha një grua,
do rras në një thes të zi, thërrimet e yndyrshme të dashurisë,
do të zbras të gjitha dhomat,
nga mendimet,

(ku hijet e merimanga do prekin dimensioni e dritës)

mbi dyshemenë e pistë të kotësisë t’ime,
rrudhat e moshës,
qërojnë lëkura frutash,
mbi dunat e enëve të palara,
me pelena të ndyra,
fëmijësh,
të mbush kotësinë,
me një xhin,

do rebelohen,
s’ka drekë,
s’ka shërbim,
s’ka pastrim,

sot do ha drekë në një restorant,
u lodha së qenuri
grua,
t’a marrë dreqi,

do të kërkoj veten t’ime,
në askund dhe kurrkund.

@emitiranë. 09. 09. 2021.
©copyright EMI KROSI.

Dramë.

një grua,
me bizhama dantellë të kuqe,
kaq transparente,
stuhishëm u fut në një lokal pijanecësh,
në kërkim të maçokut hundëkuq,
aq shumë e skuqur,
nga gurgullima e nxehtë e ujit,
dëshprimisht pyet:
– kush ma gjeti maçokun tim qimezi?!

Burrat,
panë njëri-tjerin,
përtej duhmave të forta të wiski-t,
erëmon flokëpjeshka e saj e kërshelur,
kurse pijanecët nuhasin shalët e saj,
maçoku kacavirrej,
nëpër këmbët e gruas së zbathur,
që shkelmon një tjetër pijanec:
– derr, shko e lahu,
se të vjen era përç!

Në udhë,
një plak nëpërdhëmb:
mos i dashuro,
kurrë lumturitë e mëdha, as dhimbjet e pafund!

@emitiranë. 12. 09. 2021.
©copyright EMI KROSI.

një cigare krijese me Zotin e Zanafillës….

vetëm një cigare krijese,
në trajtësinë e botës,
se fundja hipnoza e një bote ngrëçi,
nuk është më një frymë absurdi,
por një dëshirë mospërjetimi,
në një tjetër trazim të ri shpirti,
qëkur Zoti filloj krijimin,
e shëmbëlltyrës së tij,
dhe pikasi pranverën,
mbi të gjitha sythat e degët e gjethet,
mbi të gjitha stinët,
mbi të gjitha vitet dhe shekujt,
u derdh blafsemia,
balsfemia e një gjapri,
pastaj i flaku tej normat e krijimit,
në kërkim të frymës,
eja të ikim,
në përtejmasën e askundit,
se nuk mund të jemi të k’tuhit*,
ku fjalët e arnuara të fateve tona,
t’i flakim poshtë rrënojave të pluhurta,
ku pjerrinat e shpirtit, do të kalldrëmohen me gur,

për të ikur në një vend antik,
për të qëndruar në shketëtirë,
për të lexuar një pasion,

përreth rrënojave të vetmisë së ajrit,
Mbreti i Mbretëve,
mbolli një trëndafill të zi,
se poshtë oqeanit,
kishte kaq shumë ëndërra me tentakula aoktapodësh,
duke çarë tejpërtej barqet e errsinave,
se miliarda guacka me tinguj valësh,
janë mbedhur si vaktet të pagrëna, në shportën e paspiknikut,
nën imazhin e hijes së diellit…
mbi gjakun e një lulekuqeje,
se diku mu në zgrip të zbrastësisë,
fryma e Zotit,
krejt vrimat e dritave,
mbush me mishin e amzës planetare,
kaherë jemi në kërkim të vetvetes,
gjithherë strehohemi në rrënojat e shpirtit,
sa një cigare krijese nga Zoti i Zanafillës,

kur tulipani u zi u vyshk,
kur tulipani i kuq u tha,
kur tulipani i bardhë,
u shkërmoq mbi Titan.

shënim: (* ky varg është marrë nga titulli i një libri poetik të Manjola Brahajt).

@emitiranë. 03. 10. 2021
©copyright EMI KROSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *