Poezi nga Nezi Plaku Velaj

Poema e lotëve

Gulçon thirrja ndër vitet e pluhrosur,
Shkallmon muret e kështjellës së gurtë
Shpirti gulcon dallgën e trazuar të dhimbjes,
Netëve më shfaqet si përbindësh, vrasësi i babait tim,
Thërras me zë të çjerrë, një “Ah” që del si klithëm,
Zëri mbytet, humbet thellë në humner,
Zemra shpërthen, me duf e shpalos vrerin,
Ndënë tokë, rënkojnë nga dhidhja shpirtrat e vrarë.
Kërkoj eshtrat e babait, në këtë kohë të trazuar,
Atë e vrau dora e djallit gjakatar,
Se ku i kanë hedhur?! Oh sa shumë kemi kërkur?!
Cili yll vallë nga lart i ka parë?
A mos pluhuri i harresës i ka mbulur?
Një zog vajton në ato anë për to, ditë e natë
E di o baba, sa shumë shpirti i yt po vuan!
Po kërkon eshtrat ti rehatojmë në një varr,
Po a kërkohet drejtesi tek ata që lirinë na e mohuan,
ëndrrat na i vranë?
Këta kanë shpirtin blozë baba, duart i kanë të lyera
me gjak?
Kërkojmë drejtësi në këtë demokraci të zhgënjyer,
Sa shumë dua që frymarrjen tënde ta ndjej këtu pranë
Ndiqja ‘gazin e policiesë’ nga mbrapa, deri sa u rrita
Jetoja me shpresë, se një ditë do të përqafoja prap.
Ju bisha vrasatare, mallkuar qoftë soji i juaj!
Vratë ëndrrat, zhvatët jetët e prindërve si çakejt!
Mohuat të drejtat, mohuat jetët për të jetuar,
Rritjen e fëmijve të tyre, ju a pretë në mes,
Sa njerëz morët në qafë, o xhelatë të mallkuar?
Gjykatat vrasatare, kërkonin të hanin kokë?
Sa djem nënash janë viktima të krimit tuaj?
Bashkë me ta, viktimë është edhe im at.
Ju për çudi bëtë pakt me djallin e mallkuar,
Mirë se i vratë, jetën ju a pretë në mes,
O vrasatarë me shpirt skëterr, pët ta s’menduat!
Po trupat ku ju a hodhët? Eshtrat ku ju a çuat?

Ah, sa zëmra vajtojnë, kanë vite që jetojnë lëngimesh,
Si thëngjilli në hi digjen në prush e flakë,
Një zjarr i fshehur rrinë në gjirin tim i pa shuar,
Dhimbja shpirtin e trupin ma ka përflak
Po ku je o Baba? Të lutem a s’më thua?
Flas me vete, plagë e kam psherëtimash këtë kraharor,
Trupin tënd të gjakosur dhe kockat e thyera,
as dheu nuk i kalbi, se kërkojnë një varr.
Eja një natë në ëndërr dhe më thuaj, -ku ndodhesh vallë?
Në një greminë, a breg lumi, apo të pa mbuluara akoma
Eshtrat e tua janë!?
Do të kërkoj për ty baba, sa të jem gjallë pa pushuar,
S’e ky shpirt nuk ndihet asnjë moment rehat,
Lotët rrjedhin, natën pa gjumë me hënën rri zgjuar,
Paqe shpirti im, nuk gjen jo, në këtë botë të mallkuar,
Në ujrat e qelbura, të trazuara, të zhytur janë në llum.
Netëve më vjen si siluetë, o baba në ëndërr,
Gjithë natën me ty rri zgjuar deri në agim,
Më fërkon flokun lehtë me dorën tënde të rrudhur,
Më përkëdhel me dashurinë e babait që është larguar,
Fytyrën ma lag, me lotin që rrjedh, prush të nxehtë.
Ehh, ju që ndër vite muzikë hunebër kompozuat,
Bashkë me ëndrrat, vratë shpresat dhe shpirtrat tanë,
Ju që mbytët gëzimet, shkaktuat vetëm lot nënash,
Njerzit e pafajshëm i vratë, duart të përlyera deri në bërryl
I keni me gjak.
Po thërrasin kockat nga brazdat e çara nga thellësia,
A dëgjoni o xhelat?!
Ata janë shpirtra që ju me tortura kockat ju a thërrmuat,
Për këtë truall ata luftuan, u plagosën dhe jetën e dhanë
Nuk merituan që kockat e tyre të prehen në një varr?
Ato thërrasin, kërkojnë drejtësi me zëra të mekur,
Gullçon llava nga rënkimet e plagëve që kanë marrë
U lodh kjo tokë nga psherëtimat e dhimbjeve dhe rënkimet,
Për çudi!
Nuk i vrau plumbi i hasmit, por i varu plumbi i xhelatit gjakatar
Hienat vallzojnë në lakuriqsinë e tyre të pa turpëruar
Nëpër ballot plot ngyra të shpëlara me damat çdo natë,
Në këtë botë skëterr, pa din e imam, vetëm medituan,

Të përlyer me mëkate jeni, o të mallkuar, fund e majë.
Ah more Zot ta dish, Shpirti im, sa po vuan!
Ku është drejtësia që prej vitesh trumbetuat vallë?
Në emër të drejtësisë sa të pafajshëm janë zhdukur?
Baballarët e tyre në emër popullit, baballarët tane
na i vranë.
Atë ditë që ti mbylle syrin, edhe dielli e humbi shkëlqimin,
Humbi një pjesë e shpirtit tonë, por dhe lulet u thane,
Jeta mori rrjedhë tjetër, zogjtë e pushuan këngën,
Humbi egzistenca, ëndrrat ikën, u arratisën, më si pamë.
Ah, sikur një ditë do ti gjej eshtrat e tua?!
Do t’i mbledh me thonjt e duarve, do ti shtrëngoj në gji me mall,
Do t’i laj me lumin e lotve që kurrë s’u shterruan,
Edhe brengën e shpirtit, psherëtimat, me to do ti mbledh bashkë,
Ti vendor në një kopësht të prehen, aty lart në qiell,
në parajsë,
Sa herë të kem mall, aty tek ti do të vi të çmallem
Se në këtë botë të zhuritur, asjnëherë nuk gjetëm rehat.

Nezi Plaku Velaj
Tirane 05. 04. 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *