Mbremje leximesh te KUVENDI

ALBANIAN AMERICAN CENTER “ KUVENDI” (AACK ), në të cilen përfshihet edhe Revista “ Kuvendi” , me datën 17 qershor 2018, ditën e e dielë, në KAFE “KUVENDI” organizohet Mbrëmja e leximeve, tashmë një traditë e shtuar në veprimtaritë tona, me poeten e njohur ILIRIANA SULKUQI, në qendër të veprimtarisë. Poetja do të jetë e pranishme edhe me një triologji poetike të poetëve që na kanë lënë fizikisht, si: Frederik Reshpja, Ndoc Gjetja dhe Betim Muço. Në programin e kësaj Mbrëmje leximesh, do të lexohet e do të flitet për krijimtarinë e Ilirianes, e njohur si “Poetja e dashurisë”, si dhe krijime nga Univerrsi Krijues i disa poetëve e shkrimtarëve që, fizikisht na kanë lënë. Për këtë , poetja Iliriana Sulkuqi, ka botuar në vazhdim të kolanës: “Kujtesë” edhe libërthat antologjikë me krijimtarinë më të mirë nga Frederik Reshpja, Ndoc Gjetja, Betim Muço, Murat Isaku, Milianov Kallupi….Veç kësaj, poetja do të këtë edhe një kalendar Kujtese, me Autorë të Fjalës së Shkruar, Art, Kulturë, Shkencë, Pedagogji.

Mbremja e leximeve të këti muaji, fillon në orën 8:30 Pm.

Ftohen krijuesit dhe dashamirësit e poezisë së Ilirianes dhe poetëve që do të kujtojmë, të jenë të pranishëm .

Këshilli Botues i Revistes “Kuvendi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *