Koha nuk është thjesht një datë në kalendar

Intervistë me poetin dhe gazetarin Ndrek Gjini

Nga Trevor Conëay, kryeredaktor i revistës irlandeze “Poems in Profile”

Poezia e Ndrek Gjinit duket në pamje të parë e thjeshtë. Ajo e tërheq lexuesin në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, me referenca për komunizmin, rakinë e rrushit dhe gjyshen e folësit. Por kjo poezi ka një gjë tjetër që është më abstrakte. Nënkuptimi i përdorimit nga folësi i një kalendari personal është se vetë nocioni i kohës është trillim, një konstrukt që ne e kemi krijuar siç kemi dashur vetë.

Në fakt, “trillimi” i folësit është “i vërtetë” dhe “domethënës”. Ai/ajo refuzon konvencionin në formën e kalendarit të përgjithshëm. Mbase ne të gjithë operojmë përmes kalendarëve të tillë personalë. Kur i shikojmë fotografitë, ne nuk themi “Ishte 3 gushti i vitit 1993”. Ne mund të themi “Ishte dita kur ne shkuam për piknik”. Apo 9/11 na ngjall imazhet e një ngjarje më shumë sesa vetë datën. Dhe shumë prej nesh kujtojmë ku ishim kur kanë ndodhur ngjarje të tilla të rëndësishme duke i lidhur përvojat tona të vogla jetësore me ndodhi të tilla globale.

Kalendari konvencional me të gjithë shenjat e tij dhe numrat është gjithashtu i lidhur me ngjarje të tilla si rrotullimi i tokës rreth vetes, fazat e rrotullimit të hënës dhe rrotullimi i tokës përreth diellit. Ne instiktivisht shikojmë përtej këtij planeti për të kuptuar dicka më të madhe dhe abstrakte siç është koha. Në të njëjtën kohë, ne mësojmë nga bashkëkohësit dhe familjet tona siç bën poeti këtu. Zakonisht, njohje të tilla lidhen me gjëra shumë praktike por këtu rrëfimi i gjyshes e bën poetin dhe lexuesin ta shikojë më nga afër ngjarjen apo ndodhinë e treguar.

Kalendar

Gjyshja ime përdorte një kalendar të vërtetë, domethënës, sipas ngjarjeve.

“Ti ke lindur katër hëna pas përmbytjes së madhe kur vdiqën gjysma e qytetit, dymbëdhjetë hëna pasi komunistët hodhën në erë kishën.

Linde vetëm dy hëna pasi qe pjekur rrushi,” më tregonte ajo.

Si fëmijë, para se të shkoja në shkollë unë nuk dija asgjë për faktin se qeshë lindur më 1 Tetor 1963.

Nëse ju them datën e lindjes time sipas kalendarit të tanishëm nuk ju them asgjë për veten.

Po, çfarë nëse unë përdor kalendarin e sime gjysheje?

Ndrek Gjini

Kam lindur në Shqipëri. Pas diplomimit nga Universiteti i Shkodrës, për Gjuhë-Letërsi, kam punuar fillimisht si mësues e më pas si gazetar. Gjatë atyre viteve, kam botuar katër libra në gjuhën shqipe dhe shumë poezi, kritikë letrare, ese dhe artikuj në gazetat dhe revistat shqiptare.

Në vitin 2002, kam emigruar në Irlandën perëndimore. Në 2004, ndoqa një kurs tek CCFE (http://ëëë.ccfe.ie/) ku mora një Çertifikatë Kombëtare për Shtypin e Shkruar dhe më pas ndoqa në GMIT (http://ëëë.gmit.ie/) dhe përfundova një program baçelor studimesh universitare për trashëgiminë kulturore. Më 2011, mbarova Masterin për krijimtari (MA In Ëriting) në Universitetin Kombëtar të Irlandës, Galëay (http://ëëë.nuigalëay.ie/) . Interesat e mia për studime dhe mësimdhënie janë në shkencat humanitare digjitale, histori, studime tekstuale dhe bibliografi, redaktime dhe letërsi e shekullit XX. Poezitë e mia, tregimet e shkurtra dhe shkrimet për kritikën letrare janë botuar në shumë gazeta dhe revista në shumë vende të botës. Përmbledhja ime e parë e poezive në gjuhën angleze “The Death of Night” (Vdekja e Natës) është botuar më 2011 nga shtëpia botuese EMAL.

Në vitin 2011, jam përzgjedhur për të lexuar në Festivalin Poetik Ndërkombëtar të Strokestoën (http://ëëë.strokestoënpoetry.org/), në aktivitetet e “Over the Edge & Culture Night “ (Në Teh & Netë Kulture ((http://ëëë.galëayculturenight.com/) si dhe si folës i ftuar me studentët e programit Master për krijimtari në Universitetin Kombëtar të Irlandës, Galëay më 2014 dhe 2015.

Gjatë viteve 2012-2013, kam punuar si ndihmës në zyrën për artet në Departamentin e Kulturës dhe Komunitetit të Bashkisë Galëay. Nga viti 2013 deri më 2017, kam punuar në Qendrën e Arsimit të Galëay (Galëay Education Centre, (http://ëëë.galëayec.ie/). Aktualisht jam redaktor përgjegjës për revistën letrare “The Galëay Revieë” (http://ëëë.thegalëayrevieë.com/) si dhe ëebmaster dhe editor online i ëëë.artsingalëay.com

Intervistë:

Ka një ndjesi sikur jeta që bëhej dikur ka patur më shumë gjallëri sesa kjo aktuale apo moderne. Në ç’mënyrë mendoni ju se jeta e sotme moderne ka ndikuar tek poezia?

Ndrek Gjini: Bota ka ndryshuar shumë nga ajo që ishte në rininë time në vitet 1970. Ndryshimet e mëdha në fushën e teknologjisë dhe komunikimit i kanë dhënë fund mënyrës tradicionale të jetesës, e cila ka qenë statike për shumë breza. Pa dalë fare nga dera e shtëpisë, ne tani mund të shohim dhe të dëgjojmë rreth ngjarjeve që sapo ndodhin në pothujajse çdo pjesë të botës. Pajisjet dhe mjetet e reja teknologjike kanë sjellë më shumë argëtim dhe “kohë të lirë” dhe e gjitha kjo ka ndodhur brenda harkut kohor të një brezi. Këto ndryshime kanë ndikuar në gjithë mënyrën e të menduarit tonë, në mënyrën e të shkruarit gjithashtu, përfshirë edhe poezinë. Megjithatë, pavarësisht nga lehtësirat dhe kënaqësia që na sjellin këto ndryshime, ato kanë shkatërruar shumë nga zakonet tradicionale të jetesës. Bashkëbisedimi i çiltër në shtëpi mes anëtarëve të familjes, madje edhe me fqinjët, mbrëmjeve pranë zjarrit, pa Radio, TV, Laptop, Iphone apo IPad ka marrë fund tashmë. Do të thoja se këto lloj bisedash ishin më interesante sesa aktivitetet e leximit të poezive në pabet e Galluejt, Londrës apo Nju Jorkut ku secili pretendon se po dëgjon ndërsa rri duke dërguar mesazhe apo duke postuar statuse në facebook ose tuiter gjithë kohën.

Koha pothuajse gjithnjë paraqitet si një lloj gjuhe në poezinë tuaj ku njerëz të ndryshëm e masin atë në mënyra të ndryshme,. A shikoni ndonjë lidhje mes kohës dhe gjuhës, në mënyrën e të shkruarit të përgjithshëm dhe specifik?

Ndrek Gjini: Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, së pari do të thoja se që në kohën që njerëzit për herë të parë vunë rë lëvizjen e rregullt të diellit dhe yjeve, kanë filluar ta vrasin mendjen rreth kalimit të kohës. Njerzit parahistorikë masnin fazat e lëvizjes së hënës rreth 30 000 vjet më parë. Matja e kohës ka qenë një mënyrë përmes së cilës shoqëritë kanë vëzhguar qiejt dhe kjo tregon edhe progresin e qytetërimit.

Së dyti, do të thoja se duhet ta kuptojmë se koha nuk është thjesht një datë një kalendar; ajo është një ndjesi, ngjarje, ndodhi. Edhe gjuha si mjet i të shprehurit është e tillë. Keshtu që çdo ndryshim që sjellin këto ngjarje në mënyrën tonë të jetesës, pasqyrohet edhe në gjuhë gjithashtu.

Anëtarët e familjes tuaj janë karaktere që shfaqen shpesh në përmbledhjen tuaj “Vdekja e Natës” siç ndodh edhe në këtë poezi. Përveçse si karaktere në poezitë tuaja, a kanë ndikuar ata në shkrimet tuaja në ndonjë mënyrë tjetër?

Ndrek Gjini: Po, nëna ime ishte një grua e qetë dhe e ndrojtur. Kur isha i vogël e dëgjoja atë shpesh duke recituar poezi kur ajo lutej. Lutjet në shqip kanë shumë muzikalitet dhe rimë. Në atë kohë, unë nuk dija gjë për kuptimin e tyre por unë i doja vjershat dhe kështu erdhi edhe pasioni im për poezinë.

Perse shkruan? Ndrek Gjini: Nuk mund ta imagjinosh sa herë ia kam bërë vetes këtë pyetje deri në momentin që vendosa të shkruaj një poezi për të ku them: “Unë linda në një qytet pa heronj / Jo fort i zoti për të luftuar / dhe për këtë shkruaj.”

Nëse do të kishit ndonjë këshillë për një shkrimtar, çfarë do të ishte? Ndrek Gjini: Më fal por nuk kam. Nuk e di se pse e kemi kaq të vështirë ta pranojme idenë se talenti nuk është thjesht një dhuratë nga Zoti, por një zeje që mësohet duke punuar me mijëra e mijëra orë. Ka shume aforizma rreth të shkruarit; dua të kujtoj vetëm dy prej tyre. “Shkrimi eshte rishkrim” dhe “Nuk mund të mësosh dikë sesi të shkruajë.

KultPlus.com QERSHOR 8, 2018 –  9:30 AM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *