SI TE MBROHEMI NGA DIELLI?

AJSHE LEKA

Disa metoda natyrale për trajtimin e djegieve nga dielli

Secili prej nesh ndjen kënaqësi kur rrezitemi në diell. Vitamina D që marrin nga dielli, mund të ndihmojë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Megjithatë, ekspozimi i tepërt në diell mund të jetë dhe i dëmshëm. Qëndrimi gjatë në diell mund të shkaktojë rrudhje, djegie dhe dëmtim të lëkurës, si dhe mund të rrisë rrezikun për kancerin e lëkurës.

Gjëja e parë që duhet të bëni në rast se keni djegie nga rrezet ultraviolet, është reagimi për të lehtësuar djegiet dhe dhimbjet që i shkakton djegia e lëkurës.

Këtu do t`i gjeni disa mënyra si mund t`i trajtoni këto probleme

  1. Fillimisht bëni një dush të ftohtë me sapun, ndërsa për lehtësim të shtuar, bëni përzierjen e ujit me sodën e bukës, e cila ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe kruajtjes. Ky kombinim reagon më mirë kur thahet vet në lëkurë, kështu që e lini të thahet vet në vend të fshirjes.
  2. Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhe janë një zgjidhje tjetër që mund të jetë e dobishme. Përzierja e ujit të ftohtë të dushit me një filxhan uthull lehtëson dhimbjet nga djegiet në diell.
  3. Një tjetër opsion, është një banjë me ujë të freskët prej 15-20 minuta. Pas kësaj, thajeni butësisht lëkurën tuaj me një peshqir të pastër, sepse fërkimi i lëkurës gjatë tharjes vetëm do ta irritojë më tej atë. Pasi të keni tharë lëkurën tuaj, lyejeni atë me një vaj natyral si vaji i vitaminës D. Lëreni lëkurën tuaj që të thithë këtë vaj për disa minuta dhe pastaj aplikoni një krem hidratues ose losion.
  4. Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga djegiet, atëherë vendosni diçka të ftohtë, por sigurohuni që këtë ta bëni në mënyrë të drejtë. Mbështilleni një shtresë akulli në një leckë të lagur dhe mbajeni mbi pjesën e djegur. Kjo do të absorbojë nxehtësinë nga lëkura juaj, do të ngushtojë enët e gjakut dhe do të zvogëlojë ënjtjen.
  5. Metodë tjetër efektive është një përzierje e qumështit, ujit dhe akullit. Merrni një filxhan qumësht, 4 gota ujë, dhe disa kube akulli dhe duke e lagur një leckë të pastër, vendoseni atë në vendin e djegur për 15 deri në 20 minuta dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2 deri në 4 orë. Proteina, yndyra dhe pH e qumështit kanë një efekt anti-inflamator në lëkurë.
  6. Bëni një pastë me misër dhe ujë dhe aplikojeni direkt në vendin e djegur nga dielli, sepse vepron si antiinflamator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *