Situata në botë aspak nuk është më e mirë sesa para fillimit të Luftës së Dytë botërore. Kur e kemi parasysh, marrëdhëniet e acaruara në mes të Rusisë dhe Perëndimit të nxitura nga luftuar në Ukrainë dhe embargon ekonomikë të vënë mbi Rusinë, pastaj situata e nxehtë në Lindjen e mesme, e po ashtu edhe në atë të largët dhe raportet e acaruara në mes të Kinë dhe Japonisë në lidhje me ishujt kontestues, rreziku nga një konflikt me përmasa botërore nuk është edhe i vogël.
Mediat botërore njoftojnë se është kriza ekonomike që nuk po publikohet ajo që nxit konflikte dhe kriza të tilla e që mund edhe të eskalojë edhe në luftë të re botërore.
Ja cilët janë pesë vendet më të fuqishme ushtarakisht në botë.
5. Britania e Madhe
Ushtarë: 387.570
Aviacion: 222 aeroplanë, 153 helikopterë
Detaria: Rreth 367.860 tonelata
Armë nukleare: Mbi 160 koka bërthamore të shpërndara, gjithsej 225
Ushtria e Anglisë llogaritet se e katërta në botë, kurse e fuqia e dytë e bllokut perëndimorë, veç kësaj deri më vitin 2030 Britania pritet që të jetë ekonomia numër një në Evropë, duke e tejkaluar Gjermaninë, pastaj shkak tjetër është edhe lidhja e fuqishme ekonomike dhe ideologjike me SHBA-të.
4. India
Ushtarë: 4.768.407
Aviacion: 1.080 avionë dhe 140 helikopterë
Detaria: Rreth 317.725 tonelata
Armë nukleare: Deri më 100 koka bërthamore
India për momentin është shteti i tetë në botë sa i përket buxhetit të ndarë për armatim dhe ushtri, por kanë edhe rritje të shpejtë ekonomike, ku ekspertët parashohin se për një kohë të shkurtër do ta arrijë Britaninë e Madhe. India zë vendin e dytë në botë sa i përket numrit të ushtarëve, me numër gjithashtu të madh të ushtrisë paramilitare që gjithmonë është e gatshme për bashkangjitje.
3. Rusia
Ushtarë: 3.250.000
Aviacion: 1.900 avionë , 1.655 helikopterë
Detaria: Rrethe 845.730 tonelata
Armë nukleare : Rrethe 1.480 koka bërthamore të shpërndara, 4.502 gjithsej
Rusia është vendi më i madh në botë, i treti në botë për buxhetin ushtarak. vend me traditë të lartë ushtarake, kohëve të fundit nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, ajo ka përjetuar një rilindje t vërtetë në të gjitha aspektet. Për tri vitet e ardhshme buxheti i ushtrisë do të rritet për 44%. Ka flotën detara e dyta në botë, vendin e dytë për aviacion dhe arsenalin më të madh nuklear, që do të luante rol kyç në rast konflikt të mundshëm global.
2. SHBA-të
Ushtarë : 2.291.910
Aviacion : 3.318 avionë; 6.417 helikopterë
Detaria : Rreth 3.415.893 tonelata
Armë nukleare: Rreth 1.654 koka të shpërndara, gjithsej 5.113
Si është e mudnur që vendi për momentin më i fuqishëm të jetë në vendin e dytë? Kur dihet ndikimi dhe fuqia e SHBA-ve në botë?
Për dallim nga viti i kaluar, buxheti ushtarak i SHBA-ve është më i vogël për 100 miliardë dollarë, respektivisht për një të pestën, që mund të thuhet se ka një rënie të madhe. Nga përfshirjet e shumëta në konflikte botërore, popullata amerika gjithnjë e më pak janë të interesuar për të marrë pjesë në luftëra.
1. Kina
Ushtarë : 7.054.000
Aviacion: 1.500 avionë, numër të panjohur të helikopterëve
Detaria: Rreth 708.086 tonelata
Armë nukleare: Rreth 240 koka bërthamore, por të dhëna tjera nuk ka.
Dragoi aziatik, ose monstra e re Kina është ndoshta rreziku më i madh për Perëndimin. Prej viteve të 70=ta të shekullit të kaluar, Kina ka pasur një rritje enorme ekonomike dhe sipas parashikimeve në vitin 2028 do t’i arrijë SHBA-të. Momentalisht investon vetëm 2% të buxhetit në ushtri, por kjo shumë çdo vit rritet, dhe për 15 vite do të bëhet më e fuqishme se SHBA-të.
Edhe pse nuk ka informata të sakta në lidhje me Kinën dhe fuqinë e saj, ekspertët thonë se edhe sot po të bëhej luftë, Kina do t’i fitonte SHBA-të në luftë 1 me 1.
Bota Sot | 24.08.2014 17:55