Gazetarit nuk i lejohet te shtrembërojë realitetin

“ Jam miku i Platonit, por ca më tepër mik i së vërtetës”

Sokrati

 

PjetërJaku

Me datën 23 Gusht 2014, në “The Imperial House” promovohet  ACTV, i cili kalon në pronësi të biznesmenit Ndue Ftoni. Më pare kjo vale televizive me një orë program  në ditë ishte në pronësi  të Armando Shtizes.

Moderatori i këtij takimi, Zef Përgega mbajti fjalen mbi historikun  e mediave në Komunitetin Shqiptar të Detroitit.

Nuk i falet gazetarit Pergega të mos di se:

  1. Me Gjon Lulgjurajn dhe Radion “ Zani i Komunitetit Shqiptar në Detroit”, para Kujtim Qafes e Julian Çefës kanë punuar Gjergj Dedivanaj e Nikollë Pashku.
  2.  Në shtëpinë e piktorit Ndue Gjelaj, Mark Prelë Gjokaj dhe Rrok Kalaj ( së bashku me Nduen) botuan Revisten “Arbri”,  të parën revistë shqiptare ne Michigan.
  3. Në Michigan, për më shumë se dy vjet transmetoi rubrika shumë interesnate dhe cilësore, sidomos konkursin historik, TV “ A-2” me pronar Agustin Shqalsin dhe kryeredaktor të talentuarin Bardhyl Ukcamaj.
  4. Gazeta “Tema Shqiptare” me pronar Adritaik Shekon u publikua po këtu.
  5. Gazeta e njohur Illyria e pati botuesin Ekrem Bardha nga komuniteti ynë dhe në mesin tonë.
  6. Gazeta më e vjetër shqiptare “ Dielli” për dy vjet u botua në Detroit.

Është e pamundur kur flet për mediat të lësh pa përmendur klerikun dhe dashamirësin e letërsisë e historisë shqiptare, Imam Vehbi Ismailin, i cili ribotoi në kushte shumë të vështira, duke i radhitur libra të tërë me makinë shkrimi, vepra nga më të njohurat të Letërsisë Shqipe, që regjimi hoxhian i kishte ndaluar.

Zef  Paloken, gazetarin e njohur të Televizionit Shqiptar, i cili ndihmoi në hapjen e televizionit te pare në komunitetin tonë, me parametrat cilësor të kohës, duke realizuar, falë punës së tij “ Miss Shqiptaren në Michigan”, për të vetmen here deri më sot, s’ke si e  harron!

Patjetër që ka dhe  emra, të cilët duhen nderuar e për të cilët duhet shkruar.

Harresa është tjetër gjë me mospërmendjen  e qëllimshme. E rëndësishme është e vërteta!  Gazetaria nuk shkruhet me inate. Ngjarjet nuk deformohen, pse ato i priu dikush qe nuk te pëlqen ty. A-ja e gazetarit është e vërteta. Në shumë raste ndodh që historianët t’i referohet një kronike, e si do të shkruhet historia kur kronikat janë të pavërteta? A nuk u mbush historia jonë me të pavërteta, që sot e kësaj dite po na kushtojnë rëndë?!

Kronikanët pushtues dhe vendas i shkruan kronikat, ashtu siç i donin eprorët e tyre, ndaj dhe Shqipëria mbeti e copëtuar kështu siç është. Shumë data i fiksuam gabim, duke i kthyer deri në festa kombëtare, siç është, fjala vjen, dita e mësuesit. Thua se shkolla e pare shqipe të jetë vetëm pak më shumë se 100 vjet më parë, kur shekuj më parë Durrësi kishte universitet!

Gazetari  Përgega “ harron” të përmend  Revistën “ Kuvendi” të printuar me më shumë se 150 faqe në muaj, në të cilën ishte editor, “funksion”  që e shënoi dukshëm në ndonjë kopertinë libri të tij, ose kur i nevojitej.

Kjo nuk përbën asnjë rëndësi për Revisten Kuvendi, u tha apo s’u tha nga Zef Përgega në një takim si ky.

Gazetarët kanë sakrifikuar jetën për të vërtetën, e jo të mos e shkruajn saktësisht një periudhë të caktuar të një komuniteti, në të cilin kanë jetuar.

E, kur “harron veten”, s’ke se si të mos harrosh të tjerët!

Revista Kuvendi u publikua e printuar rregullisht per 12 vjet pa ndërprerje. Në gushtin e vitit 2012 u ndalua sa për të marrë frymë për një nisje të re, por nuk u deklarua e mbyllur asnjëherë, pasi këtë vjeshtë do të rinis prapë me një drejtim tjetër publikimi i saj, për here në vazhdim të atij Kuvendi, me të cilin për më shumë se një dekadë u përcollen aktivitete, jo veç të komunitetit shqiptar në Amerikë, por edhe disa here ngjarjet dhe historinë, kulturen dhe arritjet e shqiptarëve kudo që ishin dhe janë.

Para se të merrte përsipër raportin e mediave, duhet t’i ishte drejtuar , së paku librit arshivë: “Shqiptarët në Detroit”, ose botimeve të tjera të Shoqërisë Botuese “ Kuvendi”, të cilat edhe jashtë deshirës së tij ekzistojnë. “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, – thotë populli.

Ky shënim është vetëm një kujtesë miqësore, jo vetëm për rastin konkret, por të gjitha mediat dhe gazetarët që punojnë për to, të mos harrojnë në punën e tyre të thonë vetëm të vërtetën, ashtu siç ndodh. Në një kronikë gazetari s’ka pse të bëj komente nga vetja.

Me këtë rast,  i urojmë pronarit të ri të Televizionit të Komunitetit Shqiptar të Detroitit ( ACTV ), Ndue Ftoni suksese dhe kurajo në pasqyrimin e saktë dhe në kohë të jetës së këtij komuniteti vital.

4 thoughts on “Gazetarit nuk i lejohet te shtrembërojë realitetin

  1. Gazetaret servile, inatcore, harraqe e medioker nuk mund ta cojne askund nje media pervecse ne gremine. Duke ia dale qe t’i mbijetoje gremines, e VERTETA!!!!

  2. Per te shkruar te verterten dhe historine me rend alfabetik dha pa anashkaluar eshte e vertete dhe vlen jo vetem per Zef Pergegen por per te gjithe ato “media” te shkruara apo vizive qe e seleksionojne historine. Sa per “tullat” e quajtura “Shqiptaret ne Detroit” jane “vollumet” me servile qe kam pare ku gjithseicili mund ta blente “patritizmin” apo “atdhedashurine” me dollare ne vartesi te rrjeshtave, faqeve e fotove te publikuara” Ne qoftese ti si autor ma mbush mendjen se “Shqiptaret ne Detroit” nuk e ke shkru i bazuar ne emra dhe jo ne fakte (pa permend paret) atehere po ta pranoj cfare ke shkru ma siper.

  3. Pershendetje Paul,
    Me vjen mire je bere kaq aktiv kohet e fundit , sidomos ne gazetari dhe analize, por pranoje ndonje keshille.
    Do te lutesha sinqerisht te dilje prej Kallepit te “Jetes se re” se eshte bere e vjeter. Historite e gjalla nuk jane tulla, as vollum. Para se te shkruash per te tjeret, shihe veten se mos je ti ndonje tull e kuqe dhe e kalbur, ose gjeje ato tulla qe nuk vlejne tek ” Shqiptaret ne Detroit”! Ti nuk mund te tallesh me njerez qe e kane bere historine e ketij komuniteti, pa i komentuar ngjyrimet ideore, pasi ajo eshte e drejte e secilit. Hapi syte dhe lexoje mire qe ne kopertine: Une nuk jam autor i librit, jam vetem pergadites i tij.
    Qe te botohej nje veper e tille kerkonte edhe ndihmen e komunitetit e jo shkrime te botuara. Pyeti aktivistet e njohur: Kanto Dushaj, Mark Prela Gjokaj, Lek Lulguri, Gjoke Martini, Ekrem Bardha, Genc e Mergim Korca, Luigj Gjokaj, Toni Juncaj, Gjergj Ivezaj, Qendrat fetare ( te gjitha ), shoqatat pa perjashtim, mediat e atyre viteve etj etj sa kane paguar per dhjetra faqet e shkruara per ta, pastaj perrallis. Publicistika nuk eshte arti i karikatures se dikurshme.
    Ti nuk je aty, edhe pse ndoshta do te pelqente te ishe nje tulle e ati libri. Pyete veten cili ishte aktiviteti juaj per te qene aty?
    Pershendetje: Pjeter Jaku

  4. Pjeter ke infrormacion te cunguar per mua!… Ben mire ti pyesish “informatoret” qe te te bejne “update” se ke mbetur tek Windows MMX… Por mos pyet ato injorantet…sepse ke per te vazhduar te mbesesh tek “Jeta e Re”…

    Une jo vetem qe kam botuar tek “Jeta e Re”, qe ju (ne shumes) i mshani shume, por edhe tek “Zeri i Popullit”, “Hosteni”, “Drita”, “Nentori”, “Sporti Popullor”, “Bashkimi”. Ne ndeshjen e fameshme me Kombetaren Austriake te te rinjve ne Shkoder dhe per ndeshjen me “Austria” e Vjenes kam pasur eskluzivitetin e fotove tek “Sporti Popullor”.
    Jam krenar per ato qe kam publikuar dhe nuk i heq asnji presje. Nuk jam nga ato qe ti njeh shume mire, qe perpiqen te rehabilitojne te kaluaren e tyre me shume pikepyetje e te verteta qe nuk i pelqejne aspak.
    Po ti ku ke publiku?…mos me thuaj se nuk ka nevoje.

    Dy Ekpozitave Personale te Karikatures ne Shkoder mbajne emrin tim, te paren e kam hapur kur akoma isha me pantallona te shkurta. Jam autor i te pares (absolutisht te pares) Ekpozite te Fotografise Humoristike me Karaktere figurat me te njohura te Kultures dhe Artit Shqiptar qe fillojne nga Dritero Agolli e deri tek emrat me te njohur te Homorit te shkruar dhe Interpretuar. Komunistat ma refuzuan hapjen e saj ne Shkoder 5 minuta para inagurimit, “mbasi percudnoja autoritetet”, por u hap ne Tirane e Durres me sukses te jashtezakonshem. Kam bere Skenografine e disa shfaqjeve te rendeshme e te pa rendesishme teatrale ne Shkoder.
    Po ti sa Ekpozita ke hape?…,mos me thuaj se nuk ka nevoje.

    Jam pranuar per veprimtasrine time si Artist Kandidat i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve qe ne vitin 1982 dhe ne vitin 1985 kam kene antar me te drejta te plota.
    Po ti cfare ke qene?…mos me thuaj se nuk ka nevoje.

    Jam fitues i Cmimeve Lokale dhe Kombetare ne evenimentet me te rendesishme te Kultures Kombetare te atyre viteve (deri edhe Cmime te dyte Kombetare midis Kollosave te asaj fushe arti.
    Po ti cfare cmimesh ke?…mos me thuaj se nuk ka nevoje.

    Kam marre pjese dhe jam vlersuar ne Konkurset e Fushes se Karikatures ne Macedoni, Bullgari, Turqi, e deri ne Kanadane e larget. Punimet e mija jane pjese e koleksionit te Kombeve te Bashkuara per Mjedisin qe u zhvillua ne Athine. Jam pjesmarres ne Evenimentin me te madh Kulturor qe i parapriu hapjes se Shqiperise me Perendimin, ne Gjermanine Perendimore.
    Po ti deri ku ke shku ne ate kohe?..mos me thuaj se nuk ka nevoje.

    Jam fitues i Konkursit Kombetar te Shpallur nga Ambasada Amerikane Tirane dhe Banka Amerikane per Logon e “American Chamber of Commerce” ne Tirane qe sot e ka Embleme dhe qe eshte shfaqur per me shume se nji vit ne Tabelen Gjigante elektronike siper Pallatit te Kultures Tirane.
    Po ti?… nejse…

    Nuk po permendi “Urdherin Naim Frasheri te Klasit I”, se po qohet ne kambe Zefi e thote e kam edhe une, dhe po qohen gjithashtu ne kambe “te tjeret” e thojne e ka prej “nesh”. Sa Ironike!!!…

    Ne 2001, diten qe kam marre Vizen ne Ambasade per Llotarine Amerikane, Shefit te Konsullates i kam paraqite nji faqe te Gazetes “Jeta e Re”,(qe e ruaj edhe sot, po deshe ta nisi per botim) bile ajo ka ndiku qe te mos e diskutojne vizen. Nga i fundit me rend alfabetik me jane dhene Vizat te parit.

    P.S. Me bere nder se me detyrove te kujtoj te kaluaren qe e kisha harru, por kjo ndodh kur jeton ne nje komunitet sofrash e njerzish qe maten me hijen e mengjezit e qe i bien gjoksit me teper se Leberit. Gjithashtu “harrova” te permend “Cmimet” e Nates se Letersise,…sepse thashe qe po ngrihen ca “talente televiziv” e thojne “edhe neve na e kane dhene Kuvendi…. Nuk e di se cfare kane bere me shume shumica e subjekteve te “tulles” se quajtur “Shqiptaret ne Detroit”???. Ta garantoj qe nuk kam qef qe te jem as ne “Volumin e Trete e te Katert”… por te lutem “me ngacmo” prap se me duhet pak stimul per me e plotesu “Curiculum Vitea-n” time.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *