Qindramijëra njerëz, presin Papa Benedikti XVI në Kubë

Qindramijëra njerëz, presin Papa Benedikti XVI në Kubë

 

Pak minuta përpara se të fillonte mesha ka ndodhur një incident, ku një i ri është përpjekur të afrohej sa më shumë Papës duke thirrur me zë të lartë “Poshtë komunizmi”

 

HAVANA CUBE : Papa Benedikti XVI ka nisur në Kubë, në një vizitë 3-ditore, e para e kreut të kishës katolike në vendin spanjishtfolës në 14 vjet. Ati i Shenjtë u prit nga presidenti i Kubës, Raul Kastro si dhe entuziazmi i miliona kubanezëve.

Papa Benedikti XVI, gjatë kësaj vizite që nisi të hënën në Kuba në ditën e parë të vizitës së shumë-pritur, vizitën e tij, ndaj këtij ishulli komunist të Karaibeve, u bëri thirrje kubanëve “për të ndërtuar një shoqëri të përtërirë dhe të hapur”.

Papa Benedikti XVI, me një tonë karakteristik fetar, iu drejtua kubanezve se: “Unë apeloj tek ju për të reinvigorate besimin tuaj, që ju mund të jetoni me Krishtin dhe për Krishtin, dhe të “armatosur” me falje, me paqe dhe frymën e mirëkuptimit, që ju mund të përpiqeni për të ndërtuar një shoqëri të përtërirë dhe të hapur, një shoqëri më të mirë,” tha ai gjatë një fjalimi në një stendë të hapur, ku iu bë një pritje masive në qytetin Santiago de Cuba, të dytin për nga madhësia në Kubë, pas kryeqytetit Havanë.

Korespondeti ynë në New York, Beqir Sina, njofton se sipas shtypit amerikan rreth 100.000 njerëz, ishin mbledhur për të përshendetur Papa Benedikti XVI, dhe, shumë prej tyre valvitnin shami të bardha. Ata ishin mbledhur në sheshin Antonio Maceo në Santiago de Cuba, qyteti i dytë më i madh Kubës, me një popullsi 472,255 banorë, qytet ky që gjendet rreth 900 kilometra në jug-lindje të Havanës, pavarësisht temperaturat ishin të nxehta prej 30 gradë Celsius.

Shumë banorë kishin vendosur në dritaret e tyre flamujt e Vatikanit dhe flamujt kuban në shenjë për të mirëpritur Papën, dhe pelegrinët që udhëtuan nga krahinat qendrore të Camaguey dhe Ciego de Avila.

Papa Benedikti XVI hyri në sheshin mbushur përplot me njerëz me automjetin e tij i mbaluar me kabin xhami, i shoqëruar nga rojat e tij, ndërsa pelegrinët e shumët tundnin flamuj kubanë dhe të Vatikanit. Papa Benedikti XVI dhe zyrtarë të tjerë të kishës kaluan një shërbim fetar në një Kishë në qender të qytetit Santiago de Cuba. Fjalimi i Papës për këtë arsye në shesh filloi rreth një orë me vonesë,mbasi ai bekoi në një altar të zbukuruar me ngjyrat e flamurit kuban, blu e të kuqe, e të bardhë, një sherbesë – meshë.

Presidenti kuban Raul Kastro ishte i pranishëm në sherbesën fetare Meshën që u mbajt në Kishë. Autoritetet lokale dhe shteti për punonjësit e sektorit shtetror dhe ata të sektori publik, për nder të vizitës së Papa Benedikti XVI në Cubë, dhanë ; ditë pushimi në mënyrë që njerëzit edhe mund të shkojnë në meshën e madhe. Ndërsa anëtarët të Partisë Komuniste Kubane, u tha se u ndaluan për të marrë pjesë.

Raiza, një grua që kishte pritur qysh heret në mëngjes për të parë Papa Benedikti XVI në sheshin e qytetit, tha se ajo shpresonte se prania Benediktit do të mund të të ndihmojë “zgjidhjen e problemeve, sidomos bllokadën ndaj vendit të saj Cubës”.

Ndonëse, Qeveria kubane fajëson për embargon me dekada, “armiqësitë” e vjetëra me SHBA në ishull për shumicën e problemeve të saj, serioze ekonomike, dhe një regjim të vjetëruar komunistë. Njerëzit në Kuba presin që Papa Benedikti XVI gjatë kësaj vizite ka për të shprehur kundërshtimin ndaj embargos gjatë vizitës së tij, në përputhje me politikën tradicionale të Vatikanit

Por, shtypi këtu ceku faktin se vetëm pak minuta përpara se të fillonte mesha ka ndodhur një incident, ku një i ri është përpjekur të afrohej sa më shumë Papës duke thirrur me zë të lartë “Poshtë komunizmi”. Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë. Ndërsa në meshën e mbajtur nga Papa i shenjtë ishte dhe presidenti i vendit, Raul Kastro, gjë kjo që e shtyu dhe të riun të vepronte në këtë mënyrë.

Përgatitjet për meshën e madhe në qender të qytetit Santiago de Cuba, u ndërprenë pak kur një burrë me moshë mesatare, me sa duket një kundërshtar i regjimit komunist, u përpoq për të çarë rrugën drejt altarit ku qendronte Papa Benedikti XVI, i rrethuar nga truprojat e tij, dhe agjentët kubanes të sigurimit të shtetit. Ai pak para se të filloi mesha , u dëgjua duke bërtitur me të fortë “Poshtë komunizmi- Poshtë komunizmi !”.

Agjentët e sigurimit të shtetit, si treguan kamerat “fluturuan” në mes të turmës dhe e arrestuan atë, duke e shoqëruar dhe mbuluar me një xhaketë larg kamerave dhe syve të gazetarve. Asnjeri, deri tani nuk e mësoi se çfarë u bë me këtë njeri….!

Papa Benedikti XVI mbërriti në Kubë të hënën për një vizitë tre-ditore baritore, pjesë e një turneu Amerikës Latine e cila filloi me Meksikën. Presidenti komunist trashgimtari i Fidel Castros vëllai i tij Raul Kastro përshëndeti Gjermanisht- Papën në aeroportin e Santiago de Cuba.

Ndërkohë që Pap Benedikti XVI tha në fjalimin e tij, të parë në ishull, pasi zbrti në tokën Kubane se “Unë kam në zemrën time vetëm aspiratat dhe dëshirat legjitime për të gjitha kubanët, kudo që ata mund të jenë, vuajtjet e tyre dhe gëzimet e tyre, shqetësimet e tyre dhe dëshirat e tyre fisnike”,

Vizita Papës ka qenë subjekt i i shpresave dhe bisedave të kubanezve të cilët e kan shumëpritur vizitën e tij, veçanërisht në mesin e disidentëve kubanë brenda vendit dhe mërgimtarët kubanë jasht saj.

Organizatat e Të Drejtave Të Njeriut dhe grupet e opozitës kanë denoncuar fushatën e arrestimeve në javët e fundit, dhe dënuan Havanën se ajo ndaloi disidentët si brenda dhe jashtë Kubës të takojnë Papa Benedikti XVI, mbasi ata kishin thënë se ata dëshirojnë të shohin Papa Benedikti XVI, për të parë një qëndrim të qartë për të drejtat e njeriut.

Disa organizata disidente kishin kërkuar audienca drejpërsëdrejti me Papa Benedikti XVI , megjithse Vatikani tha se nuk kishin ” plane” për takime të tilla, por Havana ua ndaloi atyre takimet.

“Unë jam i bindur se Kuba, në këtë moment të një rëndësie të veçantë në historinë e saj, tashmë është në kërkim për të ardhmen”, tha Papa Benedikti XVI në një fjalim të tij.

Shtypi amerikan mendon se Castro është duke udhëhequr një proces të reformës graduale në Kubë, duke përfshirë futjen e mundësive për iniciativën private.

Marrëdhëniet në mes të Kishës Katolike Romake dhe Havanas në masë të madhe janë përmirësuar nën paraardhësit e Benedict, prej Papa Gjon Pali II, i cili vizitoi Kubën në vitin 1998 dhe bëri thirrje për liri më të madhe për të dy Kishat dhe për lirmin e disidentëve politikë.

Papa Gjon Pali i II, thonë Kubanët kishte “lënë një shenjë të pashlyeshme në shpirtin e të gjithë kubanëve,” të shohim se çfarë do të bëjë pasardhësi i tij, thonë ata shkruan shtypi Amerikan.

Vetëm pas vizitës historike të Papa Gjon Palit II, shteti kuban lejojë për herë të parë festimet publike fetare, të cilat kishin qenë e ndaluar që në fillim të viteve 1960, mbas kësaj vizite Krishtlindjet i rifestuan si festë fetare edhe në publik në Kubë.

Papa Benedikti XVI megjithatë theksoi në fjalimin e tij se , se tani ka “një frymë të re e bashkëpunimit dhe besimit” mes kishës dhe shtetit.

Në muajt e fundit, Kisha Katolike romake Kubane ka ndërmjetësuar lirimin e disa disidentëve të burgosur, shumica e të cilëve ishin të detyruar të arratiseshin në Spanjë në mërgim./BEQIR SINA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *