Meave de Burgh: Shifrantja e sherbimit te fshehte Anglez qe simpatizonte shqiptaret

Meave de Burgh: Shifrantja e sherbimit te fshehte Anglez qe simpatizonte  shqiptaret

Nga Ndrek Gjini

Meave de Burgh jeton vitet e saj te pleqerise ne Wexford te Irelandes. Ajo eshte ndofta e vetmja grua, ende gjalle, qe ka punuar si agjente ne sherbimin e fshehte Anglez,  gjate kohes qe ky sherbim sterviste te rinj nacionaliste shqiptare ne mergim, me qellimin per ti derguar me mision ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist.

Ne rrefimin e saj per kanalin me prestigjoz publik te Irelandes, RTE1, Meave de Burgh tregon rreth jetes se saj ne  Malte, ku kishte punuar si shifrante ne sherbimin e fshehte Anglez, nderkohe qe burri i saj Kolonel Charles Davison dhe koleget e tij, stervisinin te rinj nga mergata shqiptare per ti derguar me mision ne Shqiperi. Ne kete interviste ajo flet me mjaft respekt e simpati per keta te rinj, flet per ndjenjat e   larta nacionaliste te tyre, per inteligjencen dhe perkushtimin ne permushjen e dytrave te ngarkuara  etj. Por syte e saj mbushen me lot kur ajo sjell ne memorjen e saj nje nate tragjike ku humben jeten gati 300 prej tyre, ne nje aksion qe deshtoi, per shkak te rrjedhjes se informacionit permes dubel agjenitit Kim Philby.

Meave u intervistua nga ky televizion per llogari te nje emisioni mjaft  te shikuar ne Irelande, te titulluar “Who Do You Think You Are?”, emision qe ka per qellim te shpalose para publikut irlandez rrenjet genealogjike te njerzve te shquar. Ajo u inervistua si gjyshja e Rosana Davison, e cila pasi ka fituar Miss Bota disa vite me pare tani eshte top modedja me e bukur irlandeze.

Meave, eshte e ema e kengetarit mjaft te mirenjohur te viteve 80-90 te Chris de Burgh. Ajo jeton vitet e pleqerise se saj ne kete qytet te bukur turistik ne lindje te Irelandes. Intervista e saj u konsiderua si nje zbulim interesant persa i perket jetes se saj ne kete mision te sherbimit sekret Anglez si dhe simpatise se larte qe ajo shprehu per keto te rinj shqiptare.

Shtypi irlandez i kushtoi vemendje per disa dite radhazi deklaratave te saj rreth perpjekjeve te sherbimeve Angleze dhe Amerikane per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi si dhe  tragjedite njerzore qe ka shkaktuar roli i dubel agjentit Kim Philby.

Nje dite pasi  u dha ky program ne RTE1,i  cili permbante dhe intervisten e saj, si gjyshe e Rosana Davison, profesori im i genealogjise, me takon dhe me dhuron nje DVD. Ai e kishte regjistruar kete emision. Me pas ai foli para ne studenteve gati dhjete minuta rreth historise se kesaj agjentje, dhe simpatise se saj per Shqiperine dhe shqiptaret. U ndjeva mire, por disi konfuz. Kur shkova ne shtepi e vura ate DVD dhe e pashe serish ate emision. Te nesermen e futa ne nje zarf dhe ia dergova Ambasades Shqiptare ne Londer. Nuk mora pergjigje. U shkrova edhe disa miqve te mij ne disa TV te Tiranes, serish nuk mora pergjigje.

Gjithesesi para disa javesh u interesova prape per fatin e Meave de Burgh. Mesova se ajo eshte ende gjalle. Sa mire do ishte qe nje telvizion shqiptar ti marre asaj nje interviste.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Meave de Burgh dhe mbesa e saj Rosana Davison

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *