Gezim Basha
-mbi romanin e Pjeter Jakut, “Polici me Kuran”-
Ka qene fillimi i shtatorit 2010 kur ne kafene e nje prej librarive ” Barnes and Noble” ne Rochester te Michiganit, shkrimtari Pjeter Jaku me tregoi per projektin qe kish ne duar; nje roman ne qender te te cilit sillen personazhe te traumatizuar nga 2 Prilli, dita kur terrori shteteror diten me dreke, ne mes te Shkodres egzekutoi kater djem te rinj, njeri prej te cileve, Arben Broci, nder themeluesit kryesore te opozites se pare antikomuniste ne Shqiperi.
Pas shpines sime gjendeshin raftet me libra te seksionit “ Fiction and Literature” ku mund te gjeje librat e Sollzhenicinit, Kunderes e Peter Nadasit nga lindja komuniste, librat e romancierve ameriko-latine Markez, Sabato, Cortasar, Vargas Llioses e te tjere qe, aq cuditshem kane sublimuar experiancat e tyre personale dhe ato te popujve te tyre. Emra te tjere, kohe te tjera…
Ndersa Pjetri fliste, une mendoja per nje nder mungesat me te medha te letersise shqiptare, deshtimin gati spektakolar per te fiksionalizuar tragjedite tona te perditshme. Ky deshtim me eshte dukur i lidhur me nje fenomen me te hershem; mungsen e letersise se protestes dhe prirjen gati konstante per konformim me pusht(etin). Veço epiken afreskale te At Gjergj Fishtes, “Lahuta e Malcis”, e cila me nje brilance gati divine e tendos kanavacen prej bashkohesise ne histori e mitologji, per te sjelle ne tere permasat e saj tragjedine moderne te kombit; veço Migjenin, i cili me mushkrite sa deti klithi kunder realitetit obskurantist te viteve ’30, letersia jone perhere ka deshtuar te na çoje estetikisht ne ate Shqiperine e vertete, ku individi ropatet dore per dore me vuajtjen dhe renimin.
Per te mos tingelluar nihilist, apo tejet skeptik, duhet te them se ne gjysmen e dyte te shekullit 20-te nder shqiptaret u konsolidua romani solid realist por, per hir te se vertetes, duhet thene se ai tip romani i takon shekullit 19-te. Lulezimi i ketij romani (brenda kufizimeve te socrealizmit), me shume se emancipim estetik, eshte shprehje e prapambetjes sone kulturore, tregues se ne Shqiperine komuniste ende vazhdonte shekulli i 19-te. Ne ende jetonim (dhe jetojme) ne bimsin e historise, perhere nje hap mbrapa te tjereve.
Nuk kaloi shume kohe dhe ne e-mailin tim Pjeter Jaku shkarkoi dorshkrimin e tij te titulluar “Polici me Kuran”. E lexova me vemendje dhe, pernjeheresh krijova bindjen se “Polici me Kuran” eshte, para se gjithash, nje roman paradoksesh, nje tip romani qe te provokon nje shumesi leximesh. Gje jo shume e shpeshte ne letrat tona.
Subjekti ka ne qender nje polic te quajtur Muhedin Velaj, te cilin rasti e sjell te gjendet papritur me uniforme ne transhene e pushtetit me arme drejtuar nga populli protestues. Edhe pse autori i ka ngjarjet “perftim te fantazise”, nuk eshte e veshtire te kuptohet se ngacmimi vjen prej ngjarjes se 2 Prillit ne Shkoder. I gjendur aty ne syrin e ciklonit, Muhedin Velaj, alias polici Din pergjate romanit, kalon ne nje traume shpirterore qe do te vazhdoje gjate, qe do ta beje te flake uniformen dhe te behet nje nga te papunet e shumte te Shqiperise. Flakja e uniformes (fenomen atipik per nje shoqeri qe ka kultin e spaletes dhe kobures), eshte rezultat imediat i brerjes se ndergjegjes, se mos nje prej te renve mund te jete vrare prej armes se tij. Kjo brerje e ndergjegjes hap njeheresh edhe rrugen e revelimit te tij shpirteror; shndrimin e tij ne nje njeri religjioz, nje mysliman praktikant, qe ne vend te armes se pushtetit tashme mban Kuranin. Jeta e policit Din vazhdon pasketaj neper hullite e nje shoqerie kaotike, intrigash, mos dhe keqkuptimesh, shtypjes por, edhe ndriçimit shpirteror, veshtiresish ekonomike, instabiliteti politik dhe intrigash, qe prore e rrethojne individin shqiptar ne kohen e tranzicionit tone pafund. Si nje linje tjeter e romanit eshte Nene Dija, e ema e Arbrit, aktivistit te shquar te opozites se pare antikomuniste, jeta e re e te cilit u pre nga plumbat e terrorit shteteror. Nene Dija ndryshe nga polici Din vuan traumen shpirterore te te viktimizuarit. Nje qendrim konvecional do ta shihte kete karakter te romanit ne konflikt me policin Din, i cili u gjend ne anen e atyre qe i vrane te birin. Me mençuri autori e kaperxen kete skeme, si per te na thene se njerzit qe kane aq fuqi te brendshme, sa te perjetojne vrasje ndergjegjeje nuk mund te jene vrases. Po ashtu, ai e ngre Nene Dijen ne lartesine e kthjellet te individit qe e ve gishtin aty ku duhet; fraza e saj “tim bir e vrau shteti” eshte valvula difuzive e tere tensionit te romanit e, njeheresh, e triumfit te saj shpirteror. Nje fraze e tille eshte shuplake demoralizuese per gjuetaret e shumte te sensacionit dhe manipulimit politik ne medja, duke i dhene romanit nje dimension moral pa qene aspak moralizues.
Kur them qe romani i Pjeter Jakut eshte roman i ndertuar mbi paradokse se pari kam parasysh personazhin e tij qendror; policin kuazi ateist qe transformon veten nga vegel dhune pushteterore ne nje qenie religjioze, ku dhuna eshte e huaj. Se dyti, kemi nje karakter qe shndrohet ne mysliman praktikant, por qe sillet si nje i krishtere i mire. Dihet qe Islami, ashtu si Krishterimi fokusohet te perkushtimi ndaj zotit, por per dallim prej tij, i jep me shume vemendje nderit te individit, nderkohe qe krishterimi sillet midis nocioneve te mekatit personal dhe shpetimit (shelbimit). Revelimi shpirteror i Policit Din eshte i orientuar drejt shpetimit te tij shpirteror. Nje qasje e tille, e menduar apo thjesht intuitive prej autorit, e ben ate nje karakter letrar te sofistikuar dhe krejt te veçante ne letersine shqipe. Se treti kemi nje karakter qe kerkon te beje paqe me veten, me ndergjegjen e tij, nderkohe qe shoqeria dhe shteti kaplohet ne intervale te ndryshme nga impulse dhune te çartur, te cilat vazhdimisht i kerkojne haraç individit.
Keto paradokse te japin dore per disa lexime te mundshme te romanit, veçanrisht nje lexim psikoanalitik dhe historik.
Se pari, nje lexim psikoanalitik qe do te perqendrohej kryesisht ne orvatjet e policit Din, i cili perpiqet te beje paqe me veten, duke zhbiruar thellesine dhe kapacitetin shpirteror te tij. Ai sillet ne roman si ne nje zhgjender, duke mbajtur ne dore librin e shenjte te myslimaneve, Kuranin, i bindur se ka gjetur çelsin per te hapur dyert e purifikimit shpirteror. Ne nje lexim te tille mer rendesi te dores se pare mardhenia e tij me Imamin dhe qemtimi i kujdesshem i verseve Kuranike qe shfaqen si nje road map drejt asaj qe ai synon.
Se dyti, nje lexim historik qe do te perqendrohej ne aftesine narative te autorit per te na çuar ne kohen dhe ambientin ku zhvillohet subjekti. Nje lexim i tille ndoshta do te ishte edhe me i pershtatshmi, ngaqe veç te tjerash autori ka sjelle me sukses nje atmosfere, qe duket se perkon me se miri me eksperiencat e çdo individi qe ka perjetuar njefarsoj tranzicionin shqiptar. Me tej, ne roman del karakteri nativ i Islamit shqiptar, qe ka dallime themelore nga pseudoislamizmi militant qe praktikohet gjetke. Polici Din frekuenton nje xhami per nevoje shpirterore dhe jo per ndonje vokacion tjeter. Pjeter Jaku ne qasjen e tij shfaqet si nje vezhgues i holle, qe i njeh me se miri natyrat e konfeksioneve fetare ne Shqiperi, duke e kaluar kujdeshem dhe suksesshem fijen e perit qe ndan pershkrimin objektiv nga keqkuptimi.
Toni prej publicisti investigues i Jakut e ben romanin mjaft te lexueshem me nje suspense intriguese per te mbritur perfundimin, qe ne fakt, eshte cak i triumfit moral te asaj qe eshte thellesisht njerezore. Karakteret e romanit jane personazhe qe kane paguar tager te rende ne jete duke qene ne kete sens humbes, por humbes qe meritojne ate frazen e njohur latine Gloria Victis, qe shqip do te thote “Lavdi kesi Humbesve”.