Të shkruash…
Te shkruash poezi
don me thane
te mund ta lexosh qiellin
edhe i mbyllur n’qeli!
…
Kot e denoni poetin,
ai nuk i shkruan vargjet,
meqe asht gjalle,
por meqe vuan
sidomos ai lind
sa here e vrasin.
…
Vetem poeti i ka te tria;
edhe vendlindjen
edhe poezine
dhe dhimbjen per te dyja.
…
Poet nuk asht ai njeriu qe shkruan vjersha,
poeti asht ai njeriu qe i shikon ndjenja
Poeti asht ai njeriu qe lexon shenja’
Mos i ngaterrojme vjershashkrusit me poetet
Sidomos vetlevduesit me modestet!!
Te vdesesh per kureshjte
Qe te pranojme vdekjen tone trimnisht,
nuk duhet ndonje trimni e rralle.
Na duhet besimi ne Zotin qe na fali
dhe kureshtja te provojme
si jetohet ne vdekje?!
Te ikurit nuk ikin pa vendlindjen
Shqiptaret ku ta dish
sa qindra vjet ikin botes
mbeshtjellur me fije te shpirtit
nje cope vendlindje
te dhimbshme.
… Nje fije shprese te vaket
hedhin syve.
….
sado larg, atje ne ikje
gjuhen si gjakun
ua trashegojne t’bijve!
Emrat nuk jane njerez
Do t’i lidh vargjet
qe thur perdite
e do t’i baj litar,
ne te cilin do te vare veten
urrejtja…
… …
Te gjithe atyne poeteve,
qe per hater te vetes
u dedikojne poezi bomba
shkrojtesve me emer,
ne te gjalle
do t’ua shqyej fleten e librit
ku servilizmin fshehur nen stil
kane shfaqe.
….
Ua them hapur atyre qe perpiqen
me e rrit emrin tuj (zvoglu shpirtin)
-sado emra te medhenj te beheni
keni per t’u mbajt mend
vetem si njerez te vegjel…
Nji gjarper i vjeter
Njai gjarper i vjeter
ne vend qe me nderru jete
nderron lekure
me shpresen se
me ba me i dale mjekrra
ka me u duk burre.
Njai gjarper i vjeter
ia merr mendja se ka me mujt
me e lidh boten me gjuhe
nuk i mjafton helmi i fjales
thatsina e shpirtit.
Gjarpri gjunje e gjume s’ka
gjarper Fiku, gjarper fikur
bishtin e vet ka me thumbu nje dite
krejt padashje, krejt i bindur.
Nje kushrini te larget
….
Sa ishim te dy me te njejten “parti”
ti m’i beje lajka seciles poezi
Tash t’asht prish mendja mbas partise se frutave
je ba trim e me shan vazhdimisht skutave.
Brejtesit e padukshem te maleve
Vendet e medhaja i brejne njerezit e vegjel
titujrremet, injorantet e diplomuem
Tradhetaret qe fshihen tek patriotizmi
qenie mjerane qe kerkojne shpetim tek libri
qe ia shkruajne vedit,
duke korit vendin
Vendin qe bajne se e dashkan mbi gjithecka
mbasi e lane e iken
mbasi jane ngope e jane vjele
mbasi jane ble , mbasi jane shite
Rrahin perdhunshem gjoksin e profesorit
gjoksin e oratorit
ne çdo miting tuj bertite!
Vetem poeti i ka te tria;
edhe vendlindjen
edhe poezine
dhe dhimbjen per te dyja.
…Elinda Marku,tani emër i një poetje të dëshmuar më së miri ka dëshmuar dhembjet dhe cilësitë e poetit,vendlindjen,poezinë dhe dhimbjen për të dyja……