Recenzurë e librit:”Shqipëria etnike është një realitet dhe jo ëndër romantike”e autorit Mr.sc.Nue Oroshit

Mr.sc.Rezehana Hysa

   Këto ditë doli në dritë botimi më i ri i Mr.sc.Nue Oroshit me titull Shqipëria etnike është një realitet dhe jo ëndër romantike”me banim në Kiel  të Gjermanisë dhe i shtypur nga shtëpia botuese “Lumbardhi”-Prizren.Studimi i lartëpërmendur ka recenzent  Dr.sc.Ermelinda Kashah,dhe Mr.sc.Rezehana Hysa,redaktor përgjegjës, Dr.sc.Besim Morina,lektore Mr.sc.Kristina Oroshi dhe dizajn dhe grafikë MA,Adil Beqaj.

Studimi me titull:”Shqipëria etnike është një realitet dhe jo ëndër romantike”është vepër shumë e spikatur për kohën sepse në të pasqyrohet realiteti historik,politik dhe shoqëror i shqiptarëve  në trojet e tyre arbërore në periudha të ndryshme kohore, ku  autori  Mr.Nue Oroshi më së miri i  ka  jetësuara  në  tri pjesë të rëndësishme  të këtij botimi.

 Pjesën e parë të librit:”Ese politike”,autori Nue Oroshi,e fillon me bisedën imagjinare të tij me heroin tonë kombëtar Gjergj Katriot-Skënderbeu,në të cilën ai i tregon Skënderbeut se si është katandisur atdheu duke përfshirë këtu  tradhëtinë e politikanëve tanë dhe lidhjen e tyre të gabuar me Rusinë dhe Azinë ,ku si rezultat i së cilës një pjesë e konsiderueshme e  trojeve etnike shqiptare ende qëndrojnë në shtetet fqinje me të si në Sërbi,Mal të Zi,Maqedoni,Greqi.Po në këtë bisedë të ashtuquajtur imagjinare autori jep mendime ,se cila është rruga e duhur që duhet të ndjekin politikanët aktual për kthimin e trojeve të tyre etnike në shtetin Amë( ashtu siç bëri që  moti Skënderbeu)si dhe strategjitë që duhet ti përdorin ata për  inkuadrimin e shqiptarëve  në familjen e madhe europiane.Po në këtë pjesë autori jep detaje për qëndresën heroike, historikisht, të djemve dhe vajzave shqiptare  karshi pushtuesve të huaj. Autori Nue Oroshi duke qenë në cilësinë e deputetit të parë  shqiptar në Gjermani në Asamblenë Komunale të Kiel-it(qytet me 250.000 banorë) në periudhën 2013-2018 si   pjesë e CDU-së e kryesuar nga zonja e hekurt e Europës Angela Merkel për rreth  14 vite  dhe njohës i mirë i politikës dhe diplomacisë europiane dhe jo vetëm, i kritikon politikanët shqiptarë për politikbërjen e gabuar të tyre që sa herë çështja shqiptare futet në rrugë të mbarë dhe në  drejtimin e duhur,ata orientohen  drejt drejtimit pansllavist-aziatik ashtu siç shprehet ai,ku si rezultat i orientimit të gabuar një pjesë e konsiderueshme e  tokave shqiptare arbërore ende janë jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë londineze.Andaj ai bën apel për largimin e kësaj klase politike shqiptare prej skenës politike dhe zëvendësimin  e tyre me politikan atdhetar të sprovuar të çështjes kombëtare shqiptare që do  ta çojnë Atdheun drejt rrugës së duhur.Ai po ashtu  në këtë pjesë shpreh  indinjatën e thellë  për largimin e rinisë shqiptare si pjesa më vitale e shoqërisë dhe  e kombit shqiptar në përgjithësi   nga trojet e tyre shekullore drejt rrugëve të Europës dhe Amerikës të  zhgjënjyer  nga politikanët  të korruptuar, të pa përgaditur dhe pa sens  në politikbërjen e tyre.

   Në pjesën e dytë “Përplasje me politikën”,ai e fillon me utopizmin e disa komunistëve  dhe ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit që shpalljen e Pavarësisë së Kosovës  e shihnin si utopi dhe të pamundur.I  njëjti  skepticizëm por tani më nga neokomunistët dhe fëmjët e  ish baskëpunëtorëve të  shërbimit sekret, që sot ushtrojnë detyra të ndryshme në Shqipëri e Kosovë, madje disa prej tyre janë të inkuadruar edhe në politikë,  bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të fortë shqiptar poashtu e shohin si utopi dhe të pamundur .Autori po në këtë pjesë flet edhe për trinominë bastarde të politikanëve shqiptar me mendësi komuniste dhe orientim lindor që shumë herë për të fituar  poena politike e përdorin vend e pa vend gjakun e dëshmorëve,ndërsa për synimet e tyre financiare bëhen vazal të politikave ruse dhe vehabiste që synojnë ftohjen e Shqipërisë dhe  Kosovës nga Europa dhe  Amerika .Sipas autorit ka ardhur koha që dy kuvendet ligjëvënëse ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës të dalin me një Rezolutë të re duke e shfuqizuar me automatizëm Rezolutën 1244 dhe kështu me një mbledhje të përbashkët parlamentare dhe në mënyrë solemne  të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë,por për këtë gjë duhet vullneti i dy qeverive shqiptare.Ai njëkohësisht i bën apel politikës shqiptare në përgjithësi dhe asaj kosovare në veçanti që të hartojnë një platformë të përbashkët (mazhoranc dhe opozitë) sa i përket bisedimeve me Sërbinë për të qenë kompakt ndaj synimeve të tyre.Sipas tij tri janë viruset historike që e kanosin shqiptarizmin e ata janë :Sërbia ,Rusia dhe Turqia.Ai madje i referohet diplomacisë ndërkombëtare ku vë në pah se Sërbia e mbështetur nga Rusia ka përdorur dhe po përdor forma dhe metoda nga më të ndryshmet duke përfshirë këtu edhe ndasitë fetare dhe politike  për ta destabilizuar faktorin politik shqiptar  dhe për ta  arritur qëllimin antikombëtar shqiptar.

  Duke pasur politikan jo të mirëfilltë,të korruptuar që pasurohen për një kohë të shkurtër dhe se politikën e shohin si art për ti realizuar qëllimet e veta financiare,të pa aftë për të qeverisur vendin sepse nuk posedojnë aftësi dhe beligraund të mirëfilltë politik dhe ekonomik dhe madje nuk kanë koncept dhe as projekt të duhur për ta menaxhuar shtetin dhe për ta ecur përpara çështjen shqiptare, për faktin se shumica e politikanëve ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë e ka zbehur deri diku projektin madhor për Shqipëri Etnike,e cila është dëshirë e çdo shqiptari.Si rezultat i kësaj paaftësie të politikanëve shqiptarë në një farë mënyre i ka hapur rrugë lobimit të  lobit sërb kundër shqiptarëve në kancelaritë diplomatike të Europës dhe Amerikës që fatkeqësisht  synojnë ta  zbehin projektin madhor për Shqipëri Etnike.Andaj ai u bën thirje lobit shqiptar të Amerikës që të mobilizohen dhe të angazhohen fuqishëm tek Administrata amerike e në veçanti tek kryetari i SHBA-ve Donald Tramp që ta përkrah më tepër çështjen shqiptare në përgjithësi dhe atë kosovare në veçanti me qëllim që projekti madhor për Shqipëri Etnike të bëhet realitet sa më parë që të jetë e mundur.Po në këtë pjesë ai shpreh shqetësimin e tij për neglizhencën e autoriteteve kosovare të cilët lejojnë vizitën e zyrtarëve sërb në viset me shumicë sërbe në  Kosovë dhe deklarimin e tyre se Kosova është Sërbi.Ndërkaq  për ndarjen e Mitrovicës në dy pjesë dhe  zgjidhjen e kësaj çështjeje përmend propozimin e mikut të shqiptarëve ish presidentin kroat Stjepan Mesiq, i cili thotë:” që shqiptarët duhet të veprojnë me veriun e Kosovës ashtu siç kishin vepruar kroatët më parë me Kninin”.

Për ti realizuar synimet e tyre kombëtare ai propozon themelimin e  një “Beslidhjeje  shqiptare” sikur  ajo “kastriotike” që duhet ndjekur shqiptarët për realizimin e synimeve të tyre kombëtare.Madje kjo beslidhje duhet  të lidhet me botën perëndimore në përgjithësi, e në veçanti me politikën gjermane sepse nëse nuk bëhet një gjë e tillë atëherë viset shqiptare shumë shpejt do të mbetet pa përkrahjen ndërkombëtare.

Në pjesën e tretë të librit”Kujtesë për historinë”autori Nue Oroshi bën një pasqyrë bukur të mirë dhe  me fakte konkrete, elaboron dhe ndriçon fatin e shumë figurave tona historike, të cilët kanë qenë martirë të sistemit komunist në Shqipëri,Kosovë  dhe trojet shqiptare si dhe bën  një pasqyrë bukur të mirë të heronjve  më të spikatur të Luftës dhe Ushtrisë çlimtare të Kosovës- UçK-së,si Adem e Hamz Jashari dhe rezistencën e familjes Jashari në vitin 1999, e cila u sakrifkua për tokën Arbërore duke u bërë shembull frymëzimi dhe trimërie për shumë gjenerata në të ardhmen se si duhet mbrojtur atdheu.Poashtu ai tregon edhe për qëndresën e komandatit të UçK-së  Sali Çekaj,për të cilin  nuk çonte peshë orjentimi ideologjik por vetëm ai kombëtar.Ai gjithashtu jep detaje për  veprën kuptimplote  të Anton çetës, i cili në prag te qëndresës së madhe shqiptare në vitet 1998-99 bëri pajtimin kombëtar të shqiptarëve  në të gjitha trevat shqiptare dhe njëkohësisht autori shpreh indinjatën e thellë  për mos vënien të bustit të tij  para Institutit Albanologjik në Prishtinë dhe mos vënien e emrit të Institutit po me të njëjtin emër. Po në këtë kapitull jep detaje edhe për vrasjen në pa besi të kolonelit Ahmet Krasniqi,nga dora gjakatare e Udbës jugosllave.Ndërkaq ai  tregon edhe për rënien heroike të Kolë Mirditës, i cili ra heroikisht në moshën 22 vjeçare për lirinë e Kosovës si dhe rezistencën e disa  figurave të tjera  të persekutuar prej sistemit komunist si Ibrahim Metaj  Emin Fazlija etj.

Masakra  e Tivarit  si platformë e përbashkët e komunistëve pansllavist serbo-malazezo-shqiptarë që konsiderohet se  është njëra ndër masakrat më të mëdha nga forcat serbo-malazeze për zhdukjen dhe vrasjen e shqiptarëve atdhetarë në mënyrë që Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare të rikthehen sërish nën pushtimin e sërbosllavisë me emrin artificial Jugosllavi,  është një tjetër segment që ndalet autori në kuadër të këtij studimi.

Andaj duke u nisur nga këto fakte studimi :”Shqipëria etnike është një realitet dhe jo ëndër romantike” është vepër mjaft kuptimplote që politikanët shqiptarë në shumë raste duhet  ta shfrytëzojnë si udhërëfyes për ti arritur synimet kombëtare ndërsa  rinia shqiptare të njihet me realitetin historik dhe shoqëror të të parëve të tyre dhe politbërjen e politikanëve shqiptarë që po i udhëheqin trojet arbërore.

                                                                                                       Mr.sc.Rezehana Hysa

                                                                                                            maj,2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *