Si mund të ndikojë televizioni në ushqyerjen e fëmijës tuaj?

Shumica e fëmijëvee kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre përpara televizorit. Ata, zakonisht, shohin reklama që promovojnë ushqime ose pije të ndryshme dhe kjo mund të ndikojë tek preferencat e tyre.

AJSHE LEKA

Disa nga ushqimet e reklamuara nuk mund të jenë pjesë e ditës së të ushqyerit të shëndetshëm për trurin dhe trupin e tyre. Shumë prej ushqimeve, siç janë ushqimet e shpejta (fastfood),patatinat dhe pijet e gazuara, duke e pasur parasysh se përmbajnë yndyra të larta, kanë shtesa të sheqernave,natrium dhe kalori, kurse shpesh u mungojnë vitaminat, mineralet dhe fibrat dietale.

Si mund të përballohen tundimet televizive dhe të nxitettë ushqyerit e shëndetshëm?

1.Shmangeni shikimin e televizorit gjatë kohës së ngrënies. Si familje, mund të dakordohenitë mos shikoni TV (ose të përdorni pajisje të tjera elektronike) gjatë kohës së ngrënies.

  1. Hani së bashku rregullisht, sepse kështu keni mundësi për të promovuar ushqim të shëndetshëm dhe lidhje familjare.

3.Shikoni programe të fëmijëve pa reklama. Merrni në konsideratë blerjen ose huazimin e DVD-ve për fëmijë, ose regjistrimin e programeve, në mënyrë që të ecni përpara përmes reklamave.

4.Kaloni kohë së bashku duke mësuar rreth ushqimeve. Provoni të vizitoni apo punoninë një kopsht, të vizitoni tregun e një fermeri ose të shihni pjesën e prodhuar në dyqan ushqimor.

5.Fëmijët më të rritur mund të mësohen se si të kontrollojnë etiketën e të dhënave të një prodhimi dhe të ndihmojnë në blerjen e ushqimeve të shëndetshme.

  1. Përfshini fëmijët në kuzhinë. Fëmijët e vegjël kanë gatishmëri për të mësuar dhe një dëshirë të sinqertë për të ndihmuar. Kjo është një mënyrë e mirë për të rritur sigurinë e ushqyerjespërmes larjes së duarve para përgatitjes ose përdorimit të ushqimit si dhe caktimit të detyrave të thjeshta, si vendosja e tryezës ose heqja e gjetheve të maruleve për një sallatë.

7.Vendosni kufij sa i përket kohës së qëndrimit para ekranit, sepse fëmijët e të gjitha moshave kanë prirje të shpenzojnë më shumë orë para televizorit dhe pajisjeve të tjera elektronike, nëse lihen pa kontroll, pavarësisht se disa prej këtyre programeve mund të jenë edukative. Dilemat dhe shqetësimetmbeten në faktin se sa mund të ndikojë kjo në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon jo më shumë se një orë në ditë qëndrim para ekranit për fëmijët 2-5 vjeç dhe përdorimin e një plani mediatik për fëmijët e moshës shkollore.

Fëmijët mësojnë shumë duke vëzhguar thjesht të tjerët. Një prind, duke zgjedhur ushqime dhe pije të shëndetshme, duke kufizuar përdorimin e pajisjeve elektronike, mund të bëhet një shembull i mirë për fëmijët e tij.

…………………………

(Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe ) 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *