NGA DR. ROVENA VATA
Jemi njohur tashmë me grupin Alar Band, pjesë e të cilit janë pesë djem simpatikë dhe që rrezatojnë veç mirësi. U bënë edhe më shumë të dashur nga i gjithë publiku shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Maratonën e Këngës 2016 këtë verë, ku nuk munguan në asnjë prej netëve të saj. Këngët e tyre “Për ty e jap free” dhe “Prit edhe pak” ishin ndër këngët më të pëlqyera nga publiku dhe kjo vihej re ne çdo dalje në skenë ku bashkë me Xhieldon këndonte edhe publiku. Këtë të diel grupi Alar Band prezantoi këngën e tyre më të re me titullin “Amla”. Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e Klea Hutës e cila njihet nga i gjithë publiku si një vajzë lozonjare, prezantuese e Gjeniut të Vogël dhe të Maratonës së Këngës së këtij viti.
Natyrshëm na lind pyetja pse ky bashkëpunim me Klea Hutën?
Bashkëpunimi ka qenë fryt i një pune të gjatë, mendimi ishte i përbashkët, që me Klean të bënim diçka të veçantë dhe në stilin e muzikës, për më shumë në skenë duhej një vajzë e Amel, siç është KLEA.
Shumë njerëz mund të këndojnë bukur… Por vetëm sinqeriteti i kthen fjalët e thjeshta në emocione dhe shumë mirë ketë mund ta bëj vetëm KLEA.
Ishit ju që e zgjodhët Klean apo Klea ju zgjodhi ju, apo ishte thjesht një rastësi?
Mund të themi që u bëmë në një mendje dhe zgjodhëm njëri-tjetrin, ku përshtatëm stilin e rrymës, që ndjekim dhe risisë, për ta sjellë ketë vit bashkë me imazhin e një femre si Klea Huta në bashkëpunim.
Pse pikërisht Klea dhe jo një artiste tjetër?
Secili artist ka të veçantat e veta, ndërsa Klea mund të themi, që i përmbledh të gjitha vetitë e mira. Klea për në është jo vetem bashkëpunuese në këngë, por bashkë na lidh dhe një miqësi, ku filloi në Universitetin e Arteve.
Si lindi ideja për ketë këngë ? Dhe pse Amla?
Fjalët e amla, të cilat janë gjithmonë të njëjta, marrin shijen e buzëve prej nga dalin. Besoj ne më Klean, ja kemi arritur qëllimit ta paraqesin shijen e kësaj kënge.
Amla është një fjalë, ku i përmbeldh të gjitha: hijeshinë, ëmbëlsinë dhe dashurinë, ku ne e trasmetojmë nëpërmjet muzikës .
Shpesh herë artistët mundohen që nëpërmjet muzikës të paraqesin ndjenja dhe emocione, që nuk mund t’i thonë me fjalë. Mos është ky rasti i këngës “Amla”?
Mesazhi i Amla është edhe më shumë se emocion, ndjenjë e dashuri, pasi në këtë fjalë ska asgjë të keqe, veçse mirësinë e të qenurit mirë e me plot Amëlsi.
Kujt i adresohet kënga Amla?
Amla i adresohet çdo moshe të dashuruarish, atyre që sapo nisin ndjenjat e para e të atyre, që u janë rrudhur lëkura, por që kanë ende buzëqeshjen e AMEL.
Pse zgjodhët këtë këngë për të marrë pjesë në Këngën Magjike 2016 dhe jo ndonjë tjetër?
Nuk arrijmë të përshkruajme sesi sa herë që të përqafojmë këngën magjike, ndjehemi në shtëpi, ku kjo shtëpi na mbush me miq e me familjarë dhe Amla mund të na përfaqësojë më së miri.
Pse vendoset të merrni pjesë në këtë event?
Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dashurinë tonë të thellë, për skenën e këngës MAGJIKE, të gjithë e dimë sa e madhe është si kompeticion ,dhe realisht ne përpiqemi të jemi të fortë si kënga MAGJIKE.
Dihet se gjithmonë festivalet e mëdha shoqërohen me polemika, sidomos në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së çmimeve, një ndër këto është edhe Kënga Magjike. Kënga Magjike është unike pasi në vetvete ka një drejtim të përsosur e çdo vit ka risitë e saja .
Çfarë keni ndjerë kur keni parë vlerësimin e këngës tuaj nga ana e kolegëve në Këngën Magjike të vjetshme? Mendoni se ka qenë një vlerësim i drejtë apo meritonit më shumë?
Rëndësi ka të jesh i drejtë me veten….se njerëzit të vlerësojnë në mënyra të ndryshme. Ne mundohemi të rritemi me kohen, pasi gjatë gjithë kohës, që kemi në këngë, kemi pasur ngritjet e uljet tona.
Besoj sa kemi filluar të jemi pjesë e këngës Magjike çdo vit kemi mësuar e kemi arritur objektivat tona. Herën e parë ishim në gjysmë finale, herën e dytë në finale. Me një çmim tani shpresojmë, që të jemi më të Amel me Klean, për ndonjë çmim edhe më të mirë.
Çfarë vlerësoni më shumë gjatë pjesëmarrjes tuaj në kompeticione të tilla, siç është Kënga Magjike, prezantimin e një këngë të re apo marrjen e ndonjë çmimi cilido qoftë ai?
Vlerësojmë gjithçka, këngët që pranohen, koleget e skenës, jashtë skene, koleget kengëtarë, PREZANTUESIN Ardit Gjebrea risitë dhe çmimet që ndahen. Normal ne luftojmë për vendin më të mirë pastaj çmimi është simbolikë, që të rrit performancën.
Nëse do tu jepej mundësia të zgjidhni një çmim për këngën “AMLA”, cili do të ishte ai?
Çmimin më të AMEL që mund të këtë Kenga Magjike. Dihet se gjithmonë kur ngjitesh në skenë ka rëndësi jo vetëm kënga, por edhe paraqitja skenike.
Pse zgjodhët të paraqiteshit me këtë veshje dhe jo me një tjetër më serioze?
Veshjet tona jane te modeluara nga Stilisti Joni Peci ,besoj se ai di me mire se se cdokush te modeloj e te pershtas kengen me veshjet.
Pse publiku duhet t’iu votojë ju dhe këngën tuaj e jo një artist tjetër?
Nëse ne jemi sot këtu jemi vetëm falë publikut! Sepse është i vetmi që kurrë nuk bën kompromise! Ashtu siç asgjë nuk ndodh rastësisht, ashtu siç ne dhe më së shumti producenti jonë Elgit Doda mundohemi gjithmonë t’i japim publikut atë që ata duan, si shpërblim kemi marrë simpatinë dhe vlerësimin e tyre maksimal! Sepse në fund të fundit ne këndojmë për ata! Kënga është ndjenje, ndjeshmeri, ka shpirt dhe për këdo është ndryshe! Mjaft që ta pëlqejnë ata asgjë më shumë! ?
Nëse do t’iu vinte një propozim për bashkëpunim nga cili artist do ta pranonit ofertën, përveç Kleas?
Realisht Klea dhe shumë artistë të tjerë janë miq me ne. Në të ardhmen ne do kemi sërish bashkëpunime si me Klean dhe me artistë të tjerë… Për momentin jemi fokusuar të dalim sa me më sukses në këngën AMLA.
Sipas mendimit tuaj çfarë keni ju si artistë, që nuk e kanë të tjerët?
Të gjithë jemi të ndryshëm! Dhe ne kjo na karakterizon! Fakti i të qenurit ndryshe! Por të vërtetë! Pas këngës Amla, cili është premtimi i radhës? Diçka më të bukur normale, ku do preken tema mbi rininë ku besojmë ritem.