Patriotizmi pragmatik shqiptar!

Esse nga Elinda Marku

 

Patriotizmi shqiptar nuk është i maturuar.

Patriotizmi shërben si katalizator për të ecur përpara dhe njihet për pragmatizmin e tij.

Pragmatizëm që merr vlera sipas ngjyrimeve të krahëve politik.  Këto janë karakteristika tipike të vendit tonë, të mbartura deri përtej kontinentit. Karakteristika të cilat janë gjithëashtu të mbërthyera edhe brenda tranzicionit.

Cdo  shtet, popull, cdo  qytetërim ka nevojë për stimuj, ka  nevojë për motive, bashkim për t’u zhvilluar.

E kush më mirë se organizatat patriotike-kulturore si, “Vatra” e motit do të sherbenin për këtë qëllim lavdiplotë? Fryma e patriotizmit, ajo  e vërteta nuk duhet mpleksur me interesat. Qëndrimet janë predispozita të mësuara për të reaguar në mënyrë të favorshme ose jo, ndaj një objekti të veçantë dhe kanë tre elementë të rëndësishëm konjektive: të menduarit, afektiven dhe veprimin. Harmonizimi i  këtyre tre elementëve  sjell një qëndrim koherent, por kur këto qëndrime  ndryshojnë në variablin “politik” , atëherë humbet koncepti i tërë. Shpesh,patriotizmi është përdorur për të tërhequr vëmendje, popullaritet dhe  kredibilitet.

Ajnshtajni thote diku: “Mos u përpiq të bëhesh një njëri i  suksesshëm,por përpiqu më tepër të bëhesh një njëri me vlera!”Shumë vlera humbasin kur politizohen. Nuk  mbetet gjë tjetër veçse, të bërtas mendimin tim…..

-Keqardhje!!!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *