* Me pasionin e një studiuesi e shkencëtari të mirëfilltë, falë dhe bashkëpunimit të ngushtë me kreun aktual të Federatës Panshqiptare, “Vatra”, zotin Agim Karagjozi, autori e ka dhënë të plotë kontributin e diasporës shqiptare në SHBA gjatë dekadës së dytë të shekullit të kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje të rëndësishme të asaj periudhe.
Për këtë monografi “Kryetari i Përjetëshëm” , ish kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, zoti Agim Karagjozi, pasardhësi i kolosëve që udhëhoqën me plot lavdi këtë shqoatë, i ka thënë gazetës kombëtare Bota Sot, gazetarit tonë në New York, se ” Kjo periudhë që quhet edhe “periudha e Artë” e historisë se “VATRES”, përfshin vitet 1912-1920, dhe është një monografi që ska dyshim se do t’u bashkëngjitet kryeveprave të shkruara deri tani për Vatrën .
Duke e risjell në kuadrin e 100 Vjetorit të themelimit të VATRES, botimin e kësaj monografie më duhet të ri-kujtojë se ish Kryetarin i shoqatës Vatra, zotin Agim Karagjozi, një figurë e njohur dhe personalitet i komunitetit. Pasi ai shpreh kënaqësinë e bordit të PanFederatës Vatra për sponsorizimin e kësaj vepre, duke e vlerësuar si një studim monografik shkencor për periudhën më të rëndësishme të saj ai shprehej atëhere se: “Për ta pasqyruar në mënyrë sa më të plotë e reale mendimin politik të “VATRA”-s, veprimtarinë e saj të shumanshme politike e diplomatike dhe punën e madhe kulturore e propagandistike të atyre viteve, autori ka shfrytëzuar burime të shumta dhe një dokumentacion të pasur. Mjafton qoftë dhe një vështrim sipërfaqësor i kësaj monografie për të konstatuar se renditjen e materialeve autori e ka bërë në bazë të problematikës dhe kjo ndihmon lexuesin për shfrytëzimin me kriter të materialit shkencor-arkivor sipas interesave dhe pikësynimeve. Libri, padyshim përbën një sukses të prof. dr. Beqir Metës.” thotë “Kryetari i Përjetëshëm” , ish kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, zoti Agim Karagjozi,
Historia e “Vatrës” është drejtësisht histori e lëvizjes nacionale shqiptare në Amerikë
Vatra është organizata që mobilizoi forcat kombëtare në Amerikë dhe me anë të këtyre forcave shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. I ndjeri Faik Konica e ka përshkruar punën e “Vatrës” me këto fjalë në gazetën “Dielli” më datë 7 korrik 1922:
“Në ditët e errëta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit për copëtimit e vendit, “Vatra”, e këshilluar nga një pakicë patriotësh e shtyrë nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtarëve të saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tërë shqiptarëve, e mori përsipër të veprojë në vend të shtetit të vdekur. Nuk kërkoji nderet as të drejtën e shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e “Vatrës” u mbajtën delegatët, u dërguan misione, u subsidiuan agjenci, u kablluan mijëra protesta, me një fjalë u organizua mbrojtja e Shqipërisë, dhe u organizua aq e mirë sa Kryeministri i Greqisë z. Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga “Vatra”….
Vazhdon i nderuari Konica: Shuma e tërë e harxheve te bëra nga “Vatra” si zëvendëse e shtetit është: 197.072.89 dollarë amerikanë. Këto shpenzime, u bënë që në fillim dhe deri në vitin 1922 kur bëri llogarinë e sipërme Faik Konica.
Themelimi i “Vatrës”.
Mbledhja e parë për të bashkuar të gjitha organizatat e shqiptarëve të Amerikës në një federatë u bë më 24 dhjetor 1911, në Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqërisë “Besa-Besën”. Në këtë mbledhje morën pjesë Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri më 28 prill 1912, kur “Vatra” u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit të bashkimit më datën e sipërme, mban këto fjalë:
“E quajmë të formuar Federatën Panshqiptare “Vatra” të Amerikës, prej shoqërive “Besa-Besën”, “Flamuri i Krujës”, shoqërisë kombëtare dhe “Dallëndyshja””. Ne këtë mbledhje historike u emërua një pleqësi e përkohshme prej këtyre zotërinjve.
Sekretar AT Fan Noli, arkëtar Llambi Chikozi, menaxher i gazetës “Dielli” Kristo Kirka, organizatorët e degëve të federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi. Mbikëqyrës së gazetës “Dielli”: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Panshqiptare “VATRA” , u njoh prej shtetit të Masacusetit dhe mori charten më 13 qershor 1912. Në chartën figurojnë këta emra: Faik Konica, Llambi Chikozi, Fan S. Noli , Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kotta. Faik Konica 15 mars 1875-15 dhjetor 1942, Theofan (Fan) S. Noli janar 6, 1882 – mars 13, 1965.
ROLI I “VATRËS” NË LUFTËN BALLKANIKE DHE NË LUFTËN E PARË BOTËRORE.
Si e thamë më parë, “Vatra” u themelua më 12 prill 1912, në tetor të atij viti plasi Lufta Ballkanike dhe më 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë. Për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë “Vatra” dërgoj Faik Konicën në Evropë dhe kisha jonë kombëtare dërgoi At Fan Nolin.
Faik Konica mbeti në Evropë deri sa mori fund Lufta e Parë Botërore, At Fan Noli u kthye në Amerikë më 1915 dhe mori përsipër fatin e “VATRËS” në dorë. Gjatë Luftës së Parë Botërorë “VATRA” u forcua shumë. Gjatë kësaj kohe gazeta “Dielli” u bë e përditshme nën drejtimin e zotit Kosta Chekrezi.
Gjate kësaj kohe u organizua trupa vullnetarësh, u themelua banda “VATRA” në udhëheqjen e prof. Thoma Nasit, u emëruan gjithashtu delegatë në Londër me në krye të nderuarin Mehmet Konica. Në afërsi të fundit të Luftës së Parë Botërore në qershor të vitit 1917 , “VATRA” hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me këto fjalë të paharruara prej Hirësisë Tij Peshkop Nolit:
“Mbahu nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë në Amerikë”
Kur hyri Amerika në lufte në prill të 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalën se do të mbrojë pavarësinë e Shqipërisë, Wilsoni e mbajti fjalën deri në fund. Pa përkrahjen e Wilsonit sot nuk do të kishim Shqipëri.
Më 1920 me anë të “VATRËS” Qeveria shqiptare mori hua nga Vatranët, të cilën nuk e pagoi me nder ashtu siç u zotua.
Librat e fundit që u botuan me anë të “VATRËS” janë:
“Historia e Skënderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez” në gjuhën angleze. Këto dy libra monumentale të qëndisura bukur prej Imzot Nolit, u botuan me djersën e VATRANËVE. Gjysma e shpenzimeve të librit “KREMTORIA” që botoi Peshkopata u mblodhën nga VATRANËT. Më pas “VATRA” nëpërmjet kuvendeve të saj vendosi të përqendroi veprimet e saj në këto pika: “VATRA” duhet të mundet të mbledhë në gjirin e saj rininë; kryesisht “VATRA” duhet të mbetet si një organizatë letrare dhe mirëbërëse, “VATRA” duhet të krijoje një fond të veçantë për studentet ashtu sikundër ka bërë dhe më parë.
Editori i “Diellit”.
Komisioni i Vatrës për vitin 1954-1955, kryetari nderit peshkop F. S. Noli (ph. d) kryetar Gregory Speros, nënkryetar adem K Vishocica, arkëtar Llambi Misho, sekretar Shefqet Kamber (Benca), editori i “Diellit” G. M Panariti, pjesëtar të komisionit, Kemal Veisel, Nicholas Vesio, Pandeli Michael, Koli Janollari, Van Konari, pjesëtar rezerve: Seit Beqo Selenica, John Tassey Chris Theodore. anëtarët e këshillit: Ismail Emin, Ramadan Ali Arza, Petraq Andon, Sadik Kamber Pepellashi, Ismail Mevlani, Xhafer Pojani.
Nga Federata “Vatra” – Boston Mass. Dhjetor 1954.
Gazeta “Dielli” u themelua prej shoqërisë “Besa-Besën” më 15 shkurt 1909, si fletore e përjavshme. Më 11 mars 1913 pasi shoqëria “Besa-Besën” u tret (lexo: bashkua) me “Vatrën” dhe “Dielli” u bë prioritet i federatës, nisi të dalë dy herë në javë. Më 18 nëntor 1914 nisi të dalë tri herë në javë. Më 9 nëntor, 1915, nisi të dalë e përditshme.
Redaktorë të “Diellit” kanë qenë këta zotërinj: At Fan Noli që më 15 shkurt, 1909, deri më tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konica që më tetor 22 1909 deri më 18 mars 1910. Komisioni i shoqërisë “Vatra” e drejtoj “Diellin” pa redaktor që më 25 mars deri më 29 prill 1910. Faik Be Konica që më 6 maj deri më 1 korrik 1910. “Dielli” pushoj së botuari që më 1 korrik deri më tetor 1910. At Fan Noli që më 7 tetor 1910 deri më 7 korrik 1911. Z. Eft’him Nasi që më 13 korrik deri më shtator 14 1911. Z. Kristo Floqi që më 21 shtator 1911 deri më 18 korrik 1912. Z. Faik Be Konica që më 1 gusht 1912 deri më 8 korrik 1913, po në janar të këtij moti Faik Beu shkoi në Evropë dhe barra e redaksisë që atëherë i mbeti më tepër z. Eft’him Nasi. Z. Kristo Dako që më 11 korrik deri më 26 gusht 1913. Z. Paskal Aleksi që më 29 gusht 1913 deri më 13 shkurt 1914. Z. Denis Kamburi që më 17 shkurt deri më 14 korrik 1914. Z. Eft’him Nasi që më 10 korrik deri më 6 nëntor 1914. Z. Koste Çekrezi që më 10 nëntor 1914 deri më 20 dhjetor 1915. I Per. At Fan Noli që më 21 dhjetor deri më 6 korrik 1916. Z. Bahri Omori që më 7 korrik e deri më sot.
I pari menaxher i “Diellit” ishte z. George Konda Gjoleka që kur u themelua gazeta deri më 5 maj 1911. Z. Lambi Çikozi që më 12 maj 1911 deri më 25 prill 1912. Z. Kristo Kirka që më 9 maj 1912 deri më 20 maj 1913. Z. Lambi Çikozi që më 23 maj deri më 8 korrik 1913. Z. Kristo Dako që më 11 deri më 22 korrik, 1913. Z. Hamid Lumi që më 25 korrik deri më 26 gusht 1913. Z. Vangjel Gjika që më 29 gusht 1913 deri më 8 maj 1914. Z. Dennis Kamburi që më 12 maj deri më 3 korrik 1914. Z. Lni Kristo që më 7 korrik 1914 deri më 7 korrik 1915. Z. Muke Përmeti që më 9 korrik 1915 deri më 21 prill 1917. Z. Akif Përmeti që më 16 korrik 1917 deri më sot.
(Botuar pa ndryshime nga Kalendari i “VATRA”-s i vitit 1918 edituar për botim nga Fan S. Noli dhe botuar nga “VATRA” në shtypshkronjën e “Diellit” në 1918)
(Botuar pa ndryshime nga Kalendari i VATRA-s i vitit 1918 edituar per botim nga Fan S. Noli dhe botuar nga VATRA ne Shtypshkronjen e Dielli-t ne 1918


II prof. Koliqi presenta a S. S. Paolo VI il Presidente dell’Associazione albanese-americana «Vatra».(*Foto e marrë nga revista Shëjzat.)




A ka pasur Shoqata “Vatra” dege ne Philadelfia?
Ne se PO,kur eshte krijuar dhe kush kane qene pjesmarresit deri ne vitin 1915?
Jam shume e interesuar per te dhenat e mesiperme……
Do t’ju isha mirenjohese…
Ju faleminderit!
Jam i interesuar per degen 63 te shoqates “Vatra” dhe per anetaret e kryesis se saj,jam i intersuar ne vecanti per emrin “Xhemal Veli Tolari” Do ju isha shume mirnjohes nese do me ndihmonit…Ju faleminderit
jam nipi i brahim basho dhe jam i interesuar nese ka ndonje foto te krijimit te organizates vatra ne sallbric.faleminderit
Jam nipi i Barjam Veliko hamide hilaj nga tepelena. Dua te di a ka qene anetar i shoqerise vatra gjyshi im
I feel that is one of the so much important info for me. And i am satisfied studying your article. But wanna observation on some basic issues, The site style is ideal, the articles is in reality great : D. Just right activity, cheers