Letër falënderuese e Dr.Nusret Pllanës

Federatës Panshqiptare VATRA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Dr.Gjon Buçajt – Kryetar

 

I dashtuni Dr. Gjon!

Të dashur anëtarë të Federatës Panshqiptare VATRA!

 

Ju përshëndes përzemërsisht nga Kosova martire, duke ju njoftuar se, unë vëllai, shoku dhe miku Juaj Nusret Pllana, jam kthye shëndoshë e mirë në vendlindje, përkatësisht në Prishtinën tonë të dashur, më 29 shtator 2012, pas një rrugëtimi të gjatë në relacionin: New York – Cyrih, Cyrih – Prishtinë.

Kam obligim më tepër se moral, që përmes kësaj letre falënderuese të shprehi kënaqësinë time dhe përshtypjet e mia për qëndrimin tim në Amerikën mike, (me ftesën Tuaj) nga data 7 deri më 28 shtator 2012, me një mision që,  edhe për mua personalisht, jo vetëm si publicist, por edhe si ligjërues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit AAB,  por pa dyshim edhe për Juve të dashur vëllezër e motra të “VATRËS” ishte mision i >> shejntë>> me plotkuptimin e fjalës. Pse?

Sepse promovuam së bashku në Neë York, Washington e Detroit, një projekt “kombëtar”  i quajtur: “Gjenocidi serb atak mbi një popull me kulturë të lashtë”, ku përfshihshin librat: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, “Intervenimi i NATO-s në Kosovë” dhe filmin dokumentar “Pas 2000 vjetësh rrugëtim”, vepra këto që paraprakisht denoncuan gjenocidin serb 150 vjeçar mbi shqiptarët, në këto vende të botës: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Oslo, Stokholm, Jovik Katovicë, Kopenhagë, Vjenë, Paris, Lion, Budapest, Gjenevë, Cyrih, Lugano, Shtutgart, Dortmund, Nyrnberg, Hechingen, Singen,Ankara, Stamboll, Izmir e Bursa.

Suksesi i këtij projekti gjithandej Evropës dhe botës ishte evident dhe i veçantë edhe për një arsye tjetër, ngase organizohej në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përkatësisht të Festës sonë gjithëkombëtare, 28 Nëntorit 2012.

I nderuari Kryetar i Federatës Panshqiptare “VATRA”, i nderuari Dr.Gjon, Ju me bashkëpunëtorët tuaj të mrekullueshëm Vatran ishit promotori i gjithë asaj ngjarjeje të rëndësishme  kulturore e shkencore për kombin tonë, ngjarje kjo që ndodhi me kontributin Tuaj të madh moral e material, më 9 shtaor 2012,  në Neë York, më 17 shtator 2012, në Washington dhe, më 23 shtator 2012 në  Detroit.

Edhe një herë më tepër dëshmuat se, jeni pasardhësit e vërtetë të “Vatrës” që e trashëguat me aq besnikëri  nga Noli e Konica, e shumë e shumë atdhetarë të bashkëkombasve tanë, të cilët vdiqën me sy çelë, për ta pa Shqipërinë Nënë – Zonjë e rëndë e të pandarë. Juve të dashur bashkëatdhetarë të Diasporës Shqiptare të Amerikës, që dhatë gjthçka  për çlirimin  tonë nga robëria shekullore serbe,  e që na e sollët në Kosovë superfuqinë botërore NATO-n në krye me SHBA,  Kosova ju mbanë në zemër për jetë e mot, sepse keni bërë dhe po bëni në vazhdimësi për të dhe për gjithë shqiptarinë, pa i harruar asnjëherë trojet tona të coptuara  etnike nga armiqt tanë shekullor, pa e harruar në asnjë çast Çamërinë tonë të dashur – plagë e pashëruar e kombit tonë. Ju,  motrat dhe vëllezëritë tanë vatran, treguat për të satën herë se, jeni atdhetarë të pakompromis të çështjes kombëtare. Andaj, lum populli ynë që ju ka, jeni mburrja dhe krenaria jonë.  Ju me shembujt Tuaj, të atdhedashurisë së pashoq, reflektuat dashuri të madhe vëllazërore, për të gjithë vëlezërit dhe motrat  tona, anë e kënd trojeve tona etnike, pa dallim feje, partie a ideologjie. Ju na dhatë  dashuri dhe na i mbushët zemrat e na i bët mal, me nj organizim perfekt të promovimit të veprave të mia(tona) gjithë andej Amerikës sonë të dashur, që për ne shqiptarët pa dyshim se është atdheu ynë i dytë. Ju na i mbushët sallat e Neë Yorkut, Ëashingtonit e Detroitit me shumë miq e dashamirë të kombit tonë, amerikanë, hebrej e të tjerë. Pjesëmarrja e përfaqësuesve më të lartë të dy shteteve tona (Shqipërisë e Kosovës), në këto evenimente kulturore e shkencore, me figura të shquara të Lobit shqiptaro-amerikan, bashkëluftëtarë të mi, të Batalionit Atlantiku të UÇK-së, gazetarë, publicistëe shkrimtarë, pjesëmarrës të Televizioneve tona kombëtare gjithandej Amerikës, janë dëshmi e madhe se nuk ishte aspak e rastit që pastaj këto vepra, me kontributin Tuaj të jashtëzakonshëm e në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, me Shoqatën Shqiptaro – Amerikane të Çikagos, me gazetarët tanë Sulejman Gashi e Halil Mula, në bashkëpunim me ambasadat tona, e sidomos me kontributin e veçantë të Kongresistit shqiptaro-amerikan, vëllait tonë – arbëreshit patriot J. Dioguardi me bashkëshorten e tij Sherley(të cilët me dekada po “luftojnë” për Bashkimin e Trojeve tona Etnike), arritëm ta promovojmë librin “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” edhe në Ndërtesën e Kongresit Amerikan në Ëashington, ta deponojmë atë edhe në Bibliotekën Botërorë të Kongresit Amerikan, por edhe në selinë e OKB-së, duke ia dhuruar personalisht edhe Sekretarit Gjeneral Ban Ki Moon.

Ky sukses yni i përbashkët është indikatori më i qartë se, fryma ekipore na sjell rezultate shumë më të mira, e na bën të ndihemi krenar që jemi shqiptarë.  Ky fakt tregon edhe një herë më shumë se, “VATRA” vërtetë është Vatër e gjithë shiqptarëve, sepse aty e gjejnë ngrohtësië shpirtëore, përkrahjen morale e materiale, të gjithë shqiptarët atdhedashës që e duan Atdheun e tyre(Shqipërinë Nënë) pa hile, e që përpiqen ta bëjnë një shërbim në dobi të çështjes kombëtare.

Jam i lumtur tej mase me pritjen Tuaj madhështore, por edhe me faktin që përmes veprave të mia dokumentare – publicistike(që u promovuan në qendrat kryesore evropiane e botërore, e që e denoncuan fuqishëm gjenocidin serb mbi shqiptarët) arrita t’ua sjell një të vërtetë faktografike, një realitet edhe pse tepër të hidhur por shumë krenar për ne( krenar për ne, sepse luftën e fituam me gjakun e derdhur lum të bijëve dhe bijave tona më të mira anë e kënd trojeve tona etnike), ndërkaq këtë realitet me një disiplinë dhe përkushtim të rrallë profesional e shkencor, arritët ta shpërndani fuqishëm në instancat më të larta shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku dominon drejtësia ndërkombëtare, aty ku dominon Demokracia botërore.

Jehonës së promovimeve të veprave tona dokumentare i dhanë fuqi mediatike “Zëri i Amerikës” – VOA( Elez Biberaj, Ilir Ikonomi e Arben Xhixho), gazetadielli.com, gazeta Iliria, Revista Kuvendi.org, TV ALB, TV ARB, Kisha Shqiptare “Shën Pali” nga Detroiti, etj., të cilat pa asnjë hezitim këtë informacion ua  shpërndan të gjitha mediave, anë e kënd rruzullit tokësor, të shkruara dhe elektronike, duke ia bërë me dije botës përparimtare demokratike se, “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, se Serbia fashiste duhet patjetër të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për gjenocidin mbi shqiptarët, e jo edhe më tutje ajo të “trajtohet” si e “përkdhelura e Ballkanit”, se ajo(Serbia), me gjithë këtë “bagazh” të krimeve, dëbimeve, djegieve, dhumimeve, mizorive e vrasjes së mbi gjysëm milioni shqiptarëve për gati dy shekuj me radhë, me një lidership të “trashëguar” nga Kasapi i Ballkanit – Kryekrimineli Milosheviq nuk meriton të bëhet anëtare e Bashkësisë Evropiane, sespe ai do të ishte lajmi më “ogurzezë”, për Evropën dhe botën përparimtare. Parapraksiht, ajo duhet të përgjigjet për “Holokaustin mbi shqiptarët”.

Edhe pse jam i vetëdijshëm që mund të “koritem” nëse nuk më bijnë ndërmend emrat e të gjithë atyre bashkëkombasëve dhe miqëve tanë të Diasporës nga Amerika, të cilët më përkrahën aq shumë, megjithatë, nuk do të mund të përmbahem pa i përmendur disa prej tyre, të cilët ma kanë shtuar krenarinë që jam shqiptar, e më kanë dhënë forcë të pashterrshme morale, që të mos ndalem së punuari, që zëri i të vërtetës të mbërrij deri në Australinë e largët, e ata janë: Dr.Gjon Buçaj, Agim Rexha, Prof.Dalip Greca, Zef Perndocaj, Marjan Cubi,  Simon Qafa, Dr.Hasan Ademaj, Kongresistët Frank R.Ëolf e J.Dioguardi me bashkëshorten Sherley, Ted Goldstein, zv.Ambasadorin Petrika Jorgji, Drilon Gashi, Merita Bajraktari – McCormack – Kryetare e “Vatrës” në Ëashington, Eduard Buçaj, Alfons Grishaj – Kryetar i “Vatrës” që shkëlqeu në Detroit me bashkëorganizatorët  e tij: Kujtim Qafa, Pjetër Jaku, Mondi Rakaj, Petriti e Paulini,  zv.ambasadori Petrika Jorgji, udhëheqësit e SHSHA të Çikagos, Prof.dr. Astrit Mehmeti, Prof.Skender Karaçica, Mahmut Skenderi e Driton Leku, Dom Fran Kola – Prift i Kishës Shqiptare “Shën Pali” në Detroit, Dom Ndue Gjergji, Dom Nosh Gjoli, Luigj Gjokaj, pastaj, Fadil, Xhafer, Afrim e Fidan Idrizi, Shaqir Gashi, Arben Krasniqi, Drilon Gashi, Vehbi Bajrami, Gani Shehu e të gjithë bashkëluftëtarët e tij dhe të mitë, të Batalionit Atlantiku të UÇK-së, të cilët ishin  prezent me rastin e promovimit në Neë York, Ambasadorët Gilbert Galanxhi e Bekim Sejdiu, Imer Berisha, Zv.ambasadorin Jetish Jashari, Atasheun Xhavit Gashi, Idriz Lamaj, Sinan Kamberaj, Mithat Gashi, Ilir Hysa,  Mr.Fejzulla Abdullai, Gjergj Ivezaj, Bedri Toçani, Nevruz Nazarko, Adem e Gerti Belliu, të cilët edhe një herë publikisht i falënderoj për kontributin e madh moral e material, që ma kanë ofruar gjatë qëndrimit tim në Amerikën mike, nga 7 deri më 29 shtator 2012, që unë të ndihem bash sikur në shtëpinë time, se vetëm me ta, ka  mundur të arrihet një sukses kaq i shënuar i promovimit të projektit “kombëtar” “Gjenocidi serb atak mbi një popull me kulturë të lashtë”, në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Datë: 3 TETOR 2012                                              Me respekt,

Prof.dr. Nusret  PLLANA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *