12 percaktimet e Nolit per shqiptaret

ZGJIDH E MERR

 

1.A të duhen luftëtarë

Dhe arratinë armiku ta marrë

A do botës ti vesh zjarrë?

Merr nja dhjetë Kosovarë.

 

2. A do të urtë njerëzit të rrinë

Në komandë të kesh ushtrinë

Në udut të vesh njerëzinë

Merr të gjithë Labërinë.

 

3. A do trima e sejmenë

Kapardisur kudo venë

Gjumë pa i zënë mos flenë

Për tre Mirditor bëj benë.

 

4. Do për punë një Korçar

I ke bujq dhe ustallarë

Me gra bashkë të hapin varre

Krahë e kokë s’kanë të sharë.

 

5. A të duhen gënjeshtarë

Matrapaz e kokë tharë

Rrërën ta shesin për farë

Merr Krutanë i je i larë.

 

6. Po qefllinj a të duhen

Që me zonjat dinë të kruhen

Zonja që pjellin çdo vit

Elbasani veç i rrit.

 

7. Me dy këmbë do hajvanë

Budallenj me din pa anë

Ku ti futesh të venë

Dil shëtit gjithë Myzeqenë.

 

8. A do të ruash florinë

Katandinë dhe shtëpinë

Me dy qofte mbushur tepsinë

Na e merr Gjirokastrinë.

 

9. Do të kesh e të bësh qejf

Sofrën shtruar si për mbret

Pastërtore e për yzmet

Të tillë gjen veç në Përmet.

 

10. A do ministra Kolonjarë

Se mbahen burra me mend

Duan kudo të jenë të parë

Në mexhelis e në Kuvend.

 

11. Hall i madh me Skrapallinë

Ka rrezik të hash dhe dru

Dy ministra le të rrinë

Se na duhen dhe pa tru.

 

12. O i gjorë mos harro Vlorën

Se ky faj lahet me gjak

Veç nishanet dhe shiritat

Kësaj pune i venë kapak.

 

Fan Stilian NOLI Berlin 1926. 

2 thoughts on “12 percaktimet e Nolit per shqiptaret

  1. ne vend te asaj qe duhet te kish thane Noli per Shkodranet, po sjell nje poezi te Martin Camajt, per Shkoder-Lashten, per Shkoder-Locen
    ATY SI TASH PARA SE ME ARDHË FISET

    Aty, si tash para se me ardhë fiset, ishe…
    me tambël në plasaritjen e currave
    e me themele në ujin e njelmë

    Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
    E të thirrën qytet me kunora,
    e të hodhën përkrye gur
    e hekurat para.

    U zgjove e përgjakun sa herë
    e u këqyre në pasqyrën tande
    Me emën grueje u lave ndër ujna
    t’lumejve dhe ndeje me petka t’reja n’shkamb,
    e ndritun, ballë diellit mbi fusha.
    MARTIN CAMAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *