MINISTRAT E DIASPORËS DHE DIASPORA
Sadri MEHAJ – New York -“Mirëse na erdhët ministra”! Ditëve të fundit, në komunitetin tonë shqiptar në Amerikë kanë ardhur për të na vizituar zyrtarët e dy shteteve tona, gjegjësisht, nga Tirana -ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe nga Prishtina – ministri i Diasporës e Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.